Ky mësim mbi grimin nuk është i destinuar për gjeneratat e reja, sepse ata zotërojnë teknikat e reja të grimit me të cilat ndryshojnë plotësisht formën e fytyrës, shtojnë mollëza plus dhe zvogëlojnë vizualisht hundën.
Kjo teknikë është e destinuar për femrat që përdorin grimin tradicionalisht me pak korrektor, pudër, një shtresë maskarë dhe skuqje (blush). Produktet tuaja janë mjaft të mjaftueshme, vetëm e keni gabim që nuk e hijezoni pudrën që mund të keni aplikuar me gishta. A e dini se ju nevojitet vetëm një furçë për t’i dhënë një dimension të ri pamjes suaj?
Pudra e barazon ngjyrën, por hijezimi i pudrës thekson tiparet e fytyrës, i jep thellësi dhe ngrohtësi ngjyrës dhe rikthen mollëzat.
TEKNIKA
Ku duhet të hijezoj? Qëndroni drejt para një pasqyre dhe drejtojini buzët sikur duhet të puthni dikë. Filloni nga fundi i veshëve dhe hijezojuni deri te cepat e buzëve, duke lëvizur furçën përpara dhe mbrapa. Lyejeni direkt faqet, kaloni me furçë pjesët temporale, urën e hundës dhe anët e ballit. Lexo me kujdes! Për një efekt solariumi, aplikoni pak bronzues mat nga mesi i mollëzave deri te ura e hundës, pasi ajo zonë është e para që ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Përdoreni atë që ka mbetur në furçë në klavikulë dhe qafë në mënyrë që lëkura e kësaj pjese të mos ndahet nga lëkura e fytyrës.
Si të zgjedh një nuancë? Përcaktoni ngjyrën natyrale të lëkurës, më pas zgjidhni një pudër për një nuancë më të errët, në verë mund të jetë më e errët. Provoni gjithmonë nuancat e dritës së ditës për të qenë të sakta.
Përfundoni me pak buzëkuq Përdoreni atë në mollëzat për t’i ndriçuar dhe për të bërë kontrast. Të jemi të qartë, hijezimi kryhet mbi gropësirat e faqeve për t’i theksuar ato. Skuqja (blush) është më shumë çështje zgjedhjeje, nëse e përdorni apo jo, por sigurisht që aplikohet më lart në fytyrë.
Çfarë lejohet dhe çfarë jo?
-
Hijezoni me tekstura mat, jo pluhur, sepse do të jetë e vështirë të arrihet njëtrajtshmëri.
-
Shkundni furçën për të hequr tepricat përpara se të aplikoni pudrën.
-
Përdorni shumë pak korrektor në pikën më të lartë të mollëza – iluzionin e dritës dhe freskisë.
-
Mos i hijezoni vetëm faqet, nuk do të dukeni natyrale.
-
Mos përdorni një furçë të madhe dhe të fortë, do të jeni më pak të saktë.
-
Mos përdorni tonalitete gri, ato heqin shkëlqimin e lëkurës.
-
Dhe, mbani mend, është e nevojshme të përzieni (lëvizje rrethore me furçën), sepse gjithçka duhet të shkrihet në një.