Elena Miteva – Ajo nuk është vetëm prezantuese me një fytyrë të bukur, por një grua me qëndrim!

Elena Miteva  – Ajo nuk është vetëm prezantuese me një fytyrë të bukur, por një grua me qëndrim!

Ata që e njohin atë edhe jashtë ekraneve të vogla, do të konfirmojnë që Elena është po aq karizmatike, pozitive dhe modeste edhe në jetën private. E hapur për bisedë me këdo për çfarëdo teme … Po, eteri ka humbur shumë dhe Elena tashmë ju mungon shikuesve që preferojnë ta fillojnë ditën me të. Ajo nuk zbuloi se ku do të vazhdojë karrierën e saj, por na lejoi të shikojmë në jetën e saj të përditshme, ndau me ne këshilla shumë të këndshme për trajtimin e krizës Covid-19, dhe foli me admirim për rolin e saj si nënë. 

Është e pashmangshme të ju pyes, si ia dilni t’i menaxhoni detyrimet tuaja (në punë dhe në shtëpi) përveç mysafirit të padëshiruar të quajtur Covid-19? Cila ishte sfida juaj më e madhe në periudhën e kaluar?
Unë isha sinqerisht shumë e frikësuar nga e gjithë situata me Covid-19 dhe ende jam, por disi po mësojmë ngadalë të jetojmë me këtë virus. Askush nuk e priste një rezultat të tillë dhe një situatë të tillë që do të ndryshonte plotësisht jetën tonë. Duke pasur parasysh që kam një fëmijë 7 vjeçar, por kam edhe prindër të rritur, kujdesi është edhe më i madh dhe kërkon shumë përpjekje. Në fillim, unë punoja kryesisht nga shtëpia, por kur u mësuam me “normalen e re” u ktheva në punë, natyrisht duke respektuar të gjitha rregullat dhe rregulloret. Por ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bërë të ndjeheni të sigurt dhe të qetë. Përkundrazi, tërë kohën je e stresuar, i laj duart për 16 sekonda dhe sillem me kujdes. Nuk është e thjeshtë të menaxhosh jetën në shtëpi dhe në punë. Por, a kemi një zgjedhje tjetër? Tani për tani, duhet të jetë kështu, dhe të shpresojmë se kjo çudi që na ndodhi do të kalojë sa më shpejt.

A ka ndonjë mësim apo ndryshim pozitiv që keni fituar për shkak të situatës së panatyrshme në të cilën u gjendët së bashku me pjesën tjetër të botës?
Absolutisht! Ju e kuptoni që nuk jeni e gjithëfuqishme, se topi duhet të ulet dhe duhet të merrni frymë thellë. Fëmija, familja, paqja dhe qetësia kanë qenë gjithmonë përparësia ime, por tani është e pashmangshme të shumohen edhe më tej. Edhe pse nuk është gjithmonë aq e lehtë duke pasur parasysh numrin e të infektuarve, të vdekurve dhe presionin e përgjithshëm që ne të gjithë përjetojmë dita ditës. Kohezioni, dashuria, mbështetja, stabiliteti mendor dhe qetësia mendore janë qëllimet e mia për këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë, sado e vështirë të duket se mund të arrihen.

“Nuk jam ziliqare dhe nuk kërkoj shumë. Ji vetvetja, por lërmi të bëhem vetvetja. Këtu qëndron kreativiteti dhe veçantia ime”.

Ju shpesh dini se si të shprehni revoltën në mediat sociale gjatë ngjarjeve aktuale si kjo me virusin, dhe ato kanë të bëjnë me padrejtësitë dhe pasaktësitë. Për shkak të kësaj a ju lindin ide të braktisni vendin ose të qëndroni dhe të luftoni për një të nesërme më të mirë? Çfarë të ardhme dëshironi dhe krijoni për veten dhe fëmijën tuaj?
Unë jam një rebele për nga natyra. Luftëtare për drejtësi dhe të vërtetën. Dua që të gjithë të jemi njerëz më të vetëdijshëm dhe më të përgjegjshëm, veçanërisht në një situatë kaq të paparashikueshme. Nuk mund ta kuptoj sesi duhet të organizohen dasma, festime, pagëzime kur e dimë se çfarë do të thotë kjo për sa i përket infeksionit me Covid. E di se sa shumë na mungojnë miqësitë dhe ahengjet dhe kafet me miqtë dhe koncertet dhe ahengjet, por tani nuk është koha. Le të presim të gjithë dhe të dalim fitimtar në luftën kundër këtij armiku të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm. E them edhe këtë si një apel për të gjithë. Rregullat janë shumë të thjeshta: mbajeni distancën, vishni një maskë dhe lani duart. Nuk është aq e vështirë, ne mbrojmë veten dhe të gjithë rreth nesh. Sa për largimin nga ky vend, jo se nuk e kam menduar, por e dua Maqedoninë me gjithë zemër dhe dua të kontribuoj për një të ardhme më të mirë në këtë copë tokë. Pra, po, unë jam këtu tani, dhe në të ardhmen Zoti e di.

Si nënë e re, besoj, ju jeni shpesh me mendje të ndarë midis mënyrës tradicionale të edukimit në të cilën edhe vetë jeni edukuar dhe i cili që padyshim që është dëshmuar të jetë i shkëlqyeshëm, edhe rrethanave të reja që nga fillimi nënkuptojnë një fëmijë me përparim revolucionar mendor. Si e gjendeni në një atmosferë të tillë si prind? Cilat parime zbatoni kur rritni fëmijën tuaj? A jeni krenar për atë që keni arritur deri tani?
Kur shoh djalin tim Dion-in, kuptoj se jeta ime ka kuptim. Kur kam nevojë për një mrekulli, i shikoj në sytë e tij dhe e kuptoj që tashmë e kam bërë. Ai fëmijë është i veçantë. Në çdo kuptim të fjalës. Unë gëzohem për çdo sukses të tij, në çdo buzëqeshje të tij. Unë jam sinqerisht një nënë që respekton dhe zbaton edukimin tradicional pjesërisht, por edhe sfidat e reja me të cilat përballemi. Falë pajisjeve elektronike, por edhe aftësive natyrore për gjuhët, Dioni tashmë flet tre gjuhë në mënyrë të përkryer. Pra, nuk është dygjuhësor, por tri-gjuhësor. Ne zgjedhim muzikën dhe këngët dhe këndojmë së bashku dhe ai është jashtëzakonisht i talentuar. Unë besoj se atë tejzë e ka trashëguar nga unë. Kështu që, me një fjalë, tani për tani jam e kënaqur me mënyrën se si e rris djalin tim, dhe si ai reagon dhe sillet. Mbaroi klasën e parë, për fat të keq në një mënyrë shumë të ndryshme nga ajo që jemi mësuar, dhe nëse dua diçka është të gjendet një mënyrë që fëmijët të vazhdojnë shkollimin dhe mësimin e tyre, ndërsa janë të pranishëm në tavolinat e shkollës. Por është vetëm ide e imja, dhe unë besoj e çdo prindi, një dëshirë e gjorë.

 Ju bëtë një pushim të gjatë nga TV, dhe kthimi juaj solli freski dhe gjithashtu ngritët standardet se si duhet të duket një shfaqje, qoftë ajo në mëngjes apo jo. A mund të presim diçka të re në sipërfaqe apo po e drejtoni karrierën tuaj në një drejtim të ri?
“Paradite në Telma (Утринска на Телма) ” ishte një projekt i paparë i suksesshëm me një ekip të madh të entuziastëve që bënë një bum në ekrane. Më vjen keq për vendimin për ta ndërprerë atë, por ne vazhdojmë më tutje. Kam dalë nga ujërat e televizionit 4 muaj më parë dhe jam duke bërë diçka krejtësisht tjetër, që duhet ta pranoj është një sfidë e paparë. Do të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë në një rast të ardhshëm.

“Megjithëse jam e vetëdijshme për të gjitha mangësitë e moshës time, unë ende dëshiroj të plakem me dinjitet dhe natyrshëm. Me fytyrën dhe trupin time dhe me tërë jetën time. Dhe pikëllimi dhe lumturia, dhimbja dhe gëzimi … dhe le të jenë atje”.

Përveç karizmës natyrore dhe zërit të këndshëm, padyshim që jeni e bukur dhe në formë të lartë, dhe veçanërisht për ju që jeni jashtëzakonisht e natyrshme. Si kujdeseni për trupin dhe pamjen tuaj? A do të pranoni gjilpërë për saje të bukurisë nëse ndjeni nevojën? A është e mundur të të shoh ndonjëherë me buzë të mbushura?
Faleminderit për fjalët e mira, ato me të vërtetë kanë rëndësi për mua. Para gjendjes së korona virusit, unë ushtroja dhe u përpoqa të harxhoja energji diku të paktën 2-3 herë në javë. Fatkeqësisht, nuk e bëj këtë tani, por përdor çdo moment të lirë për shëtitje, ecje dhe çiklizëm. Sa i përket shpuarjes me gjilpërë dhe operacionit plastik, unë thjesht nuk e respektoj atë, dhe për këtë arsye nuk e praktikoj atë. Megjithëse jam e vetëdijshme për të gjitha mangësitë e moshës time, unë ende dëshiroj të plakem me dinjitet dhe natyrshëm. Me fytyrën dhe trupin time dhe me tërë jetën time. Dhe pikëllimi dhe lumturia, dhimbja dhe gëzimi … dhe le të jenë atje. Unë i respektoj masazhet, maska për fytyrën, kujdesin e lëkurës ditën dhe natën, por jo gjilpërat.

Sa arrini të kosumoni ushqim të shëndetshëm? A keni dietën tuaj? Gatuani?
Asnjëherë nuk i kam kushtuar vëmendje të veçantë ushqimit, por më pëlqejnë shumë perimet, për fat të keq jo aq shumë frutat. Unë nuk kam rituale të veçanta, por dua që frigoriferi im të jetë i plotë dhe për momentin të motivohem se çfarë të ha. Nga ana tjetër, një nga gjërat e mira të karantinës është se më mësoi të eksperimentoj më shumë me ushqimin dhe të gatuaj më shumë se zakonisht. Dion është gjithmonë këtu për të më ndihmuar me ushqimin dhe gatimin.

“Kur shoh djalin tim Dion-in, kuptoj se jeta ime ka kuptim. Kur kam nevojë për një mrekulli, i shikoj në sytë e tij dhe e kuptoj që tashmë e kam bërë”.

A konsumoni preparate dhe shtesa natyrale?
Mundohem të forcoj imunitetin tim dhe të djalit tim kryesisht në mënyrë natyrore, por nuk kam ngelur pa vitaminë C (1.000 mg), magnez dhe kompleks B. Acerola për djalin tim, dhe tani, këtë periudhë disa minerale dhe vitamina për të forcuar imunitetin.

Si qëndroni me sport?
Unë nuk bëj sport për momentin, por jam shumë e lëvizshme. Ngas biçikletë sa herë që mundem, ngjitem në Vodno, eci. Unë shkoj në shtëpinë e verës në Pehçevë, dhe vetëm atje ka kënaqësi të vërtetë. Në mes të një pylli me pisha me të gjitha begatitë e natyrës. Unë shpesh e quaj – parajsa ime.

Në TV ju lini mbresën se jeni një person pozitiv që qesh lehtë. A është kështu në jetën reale? Çfarë mund t’ju bëjë të qeshni më lehtë?
Pozitiviteti është diçka që të gjithë mbartin në shpirtin e tyre. Ju nuk mund të pretendoni lumturi dhe gëzim. Unë jam një person i tillë. Dua të gëzohem në suksesin tim, por edhe në suksesin e të tjerëve. Nuk jam ziliqare dhe nuk kërkoj shumë. Ji vetvetja, por lërmi të bëhem vetvetja. Këtu qëndron kreativiteti  dhe veçantia ime. Unë qesh me djalin tim, qesh në mëngjeset e bukura të nisur me muzikë dhe një filxhan kafe. Unë i qesh dhe i gëzohem një pune të bërë mirë. Unë i qesh dhe i gëzohem më shumë: “Mami, të dua më shumë në botë”.

“Dua që të gjithë të jemi njerëz më të vetëdijshëm dhe më të përgjegjshëm, veçanërisht në një situatë kaq të paparashikueshme. Rregullat janë shumë të thjeshta: mbajeni distancën, vishni një maskë dhe lani duart. Nuk është aq e vështirë, ne mbrojmë veten dhe të gjithë rreth nesh”.

Cila është formula juaj për shëndet të mirë dhe shpirt të hareshëm që do të ndani me lexuesit?
Sado e pamundur që mund të duket në këtë moment, përpiquni të ushqeni shpirtin tuaj. Duke biseduar me të dashurit tuaj, me muzikë me zë të lartë, me biseda të gjata telefonike me miqtë tuaj. Gjeni një mënyrë të ndihmoheni në një situatë kaq të vështirë dhe të paparashikueshme për të gjithë. Të gjithë kemi nevojë për mbështetje. Duke vepruar kështu, hani të shëndetshëm dhe nëse është e mundur lëvizni ose bëni sport.

A e lini ndonjëherë telefonin tuaj të heshtur? Si e përjashtoni veten nga gjithçka?
Gjëja fillestare që bëj është të mos përfshihem në rrjetet sociale, sepse ato konsumojnë shumë energji. Ka aq shumë negativitet dhe urrejtje sa është me të vërtetë e tmerrshme. Dhe atëherë sigurisht nëse ka mundësi madje e harroj plotësisht telefonin dhe nuk jam e qasshme.

“Sado e pamundur që mund të duket në këtë moment, përpiquni të ushqeni shpirtin tuaj. Duke biseduar me të dashurit tuaj, me muzikë me zë të lartë, me biseda të gjata telefonike me miqtë tuaj”.