Fëmijëria me Kovid-19 – Udhëzuesi për prindërit për përshtatje

Fëmijëria me Kovid-19 – Udhëzuesi për prindërit për përshtatje
Kovid-19 është akoma këtu! Përshtatja ndaj ndryshimeve zhvillimore në jetën e përditshme vazhdon si për ju ashtu edhe për familjen tuaj. Si prindër, ju duhet të hapni rrugën që fëmijët tuaj të përshtaten me “normalen” e re dhe do të keni sukses nëse jepni një shembull të mirë për ta. Fëmijët kërkojnë udhëzime nga të rriturit për të ditur si të reagojnë ndaj situatave stresuese. Ky është shansi juaj për t’i mësuar ato në një model që do të zgjidhë problemet e jetës dhe do t’u mësojë atyre empatinë. Shfrytëzojeni!

Qëndroni të qetë, dëgjoni ata (fëmijët) dhe ngushëlloni ata

Bëhu shembull.Fëmijët ndjekin reagimet tuaja dhe mësojnë prej tyre.

Kini kujdes si flisni për virusin.Nga diskutimet tuaja mbi temën, varet se  sa frikë do të grumbullojnë fëmijët. Kujtoni rregullisht se do të qëndroni të shëndoshë si familje, pasi do të jeni përgjegjës dhe do t’i respektoni masat.

Shpjegoni rëndësinë e distancës shoqërore.Është një sfidë e vërtetë për të bindur fëmijët e vegjël që të veshin një maskë dhe ta veshin atë për një kohë të gjatë, kështu që planifikoni shëtitjet tuaja paraprakisht, duke shmangur vendet e ngarkuara dhe afatet kohore. Për fëmijët më të rritur, tregojuni atyre kurbën e rritjes për të kuptuar seriozitetin e situatës dhe hudhjuani përgjegjësinë, që të respektojnë vendimin nëse dalin pa maskë.

Demonstroni frymëmarrje të thellë.Është thelbësore për qetësimin e sistemit nervor, andaj ushtroni së bashku.

Përqendrohuni në aspektet pozitive.Ashtu si shoqërimet në natyrë dhe projektet e ndryshme artistike. Ndani orët e ditës, jepuni atyre lirinë të shoqërohen me përgjegjësi, por shumicën e minutave rezervoni për tubime intime, familjare.

Shprehuni dashuri në çdo rast të lirë.

Kontrolloni ndjekjen e mediave
TV, internet, media sociale – duhet të jenë rreptësisht nën kontrollin tuaj. Përcjellja e informacionit më të fundit mund të shtojë frikën tuaj, kështu që sigurohuni nëse fëmija juaj luan me të vërtetë në dysheme ndërsa shikoni lajmet. Shpjegojuni fëmijëve të rritur se gjithçka që qarkullon në internet nuk do të thotë se është e vërtetë. Mësoni se si të njohin lajmet e rreme. Ju duhet të jeni burimi i tyre i parë dhe i vetëm i besueshëm i informacionit.

Rezervoni kohë për bisedë
(përshtatur sipas moshës)
Mosha parashkollore– informacion i shkurtër, i thjeshtë për virusin dhe bindja se të rriturit janë këtu për t’u kujdesur për gjithçka. Ofroni disa shembuj të thjeshtë mbrojtjes: “Lajmë duart, nuk prekin asgjë nga toka, veshin rroba të pastra vetëm për në shtëpi”.
Shkolla fillore – pritni shumë pyetje nga kjo grupmoshë, por përdorni të vërtetën dhe sa më pak detale të jetë e mundur. Ata ndoshta do të kenë nevojë për ndihmë në ndarjen e së vërtetës nga thashethemet dhe fantazitë. Diskutoni me ta masat e marra nga autoritetet.
Adoleshentët – diskutoni me ta dhe referoni ata në burime të besueshme. Përfshini ata në procesin e vendimmarrjes në lidhje me detyrat e shtëpisë dhe aktivitetet në natyrë.
Për të gjithë fëmijët, inkurajoni ata të verbalizojnë mendimet dhe emocionet e tyre. Jini dëgjues të durueshëm dhe të vëmendshëm!

Shëndeti mendor
Kërkoni ndihmë profesionale nëse vëreni një ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e fëmijës tuaj ose disa nga simptomat më poshtë nëse zgjasin më shumë se 2 javë.
Mosha parashkollore– thith gishtin e madh, urinim në shtrat, gjumë i shqetësuar, mungesë oreksi, frikë nga errësira, ngjitje ndaj prindërve, sjellje regresive dhe tërheqje në vetvete.
Shkolla fillore– agresion, nervozizëm, makth, shmangie e detyrimeve, përqendrim i dobët, distancim shoqëror.
Adoleshentët– problemet me gjumin dhe oreksin, konflikte, agjitacioni, sjellja delikate, përqendrimi i dobët, ankesat fizike.