GJËRA TË VOGLA PËR FAMILJE TË LUMTURA

GJËRA TË VOGLA PËR FAMILJE TË LUMTURA

Si ta ndryshojmë qëndrimin ndaj jetës. Si të dalim nga makineritë e sotme në të cilat lumturia jonë duket se është vjedhur nga shqetësimet, kufizimet, kompromiset, kontratat, detyrat profesionale, morale dhe financiare. Si dhe në ç’mënyrë historia jonë e jetës duhet të përfundojë me atë të përrallave në të cilat gjithkush përfundimisht jetonte  i lumtur. A me të vërtet për lumturin duhen gjëra të vogla dhe cilat janë sekretet e mardhënjeve të mira familjare.

Më shumë ose më pak përgjigje për këto pyetje nuk janë askush tjetër përveç fëmijëve. Në shumë hulumtime që përfshijnë mijëra familje, fëmijët u pyetën: Nëse ju mund të realizoni vetëm një dëshirë për prindërit tuaj, çfarë do të ishte ajo? Atë që fëmijët deshën më shumë ishte që prindërit e tyre të jenë të lumtur, të vinë në shtëpi më pak të lodhur dhe të kalojn më shumë kohë bashkë.

Gjërat e vogla

Që një familje të jenë e lumtur, varet nga të gjithë antarët e saj, por më shumë nga prindërit, sidomos kur fëmijët janë të vegjël. Mirëqenia në shtëpi ndikon mënyrën se si prindërit do të sillen me njëri tjetrin (me respekt, mirëkuptim dhe pa grindje), si do të rrisin fëmijët dhe si dhe sa kalojnë kohën e lirë me ta.

Lumturia nuk është diçka jashtë nesh, lumturia është e drejta jonë. “Sekretet e vogla”të familjeve të lumtura le të bëhen edhe tuajat.

Më shpesh ushqime të përbashkëta

Të ngrënurit bashkë nuk duhet të jetë ngjarje formale dhe serioze. Përkundrazi, duhet të jetë argëtuese dhe e ndryshme nga rutina ditore, që fëmijët ta mbajn mend kur të rriten. Për shembull, zëvendësoni kafjallin e zakonshëm me darkë, ose gjatë vikendeve mëgjeset kaloni në krevat me filmin e preferuar vizatimor. Përfshini fëmijët aq më shumë sa është e mundur në punët e shtëpisë, për shembull gjatë përgatitjes së ushqimit. Familjet të cilat hanë bashkë në të njejtën tryezë kanë afërsi më të madhe mes vete. Koha e vakteve është koha e afërsis mes tyre dhe nuk dhet të anashkalohet së paku pesë herë në javë.

Kaloni kohë duke u argëtuar

Përcaktoni ndonjë lojë familjare dhe luani bashkë, së paku disa herë në javë. Për foshnjët më të vegjël mund të jetë leximi i tregimeve, kurse për ata më të rritur ndonjë sport në mjedis të hapur.

Reduktoni aktivitetet jashtëshkollore

Një numër vazhdimisht e më i madh i fëmijëve kanë 3-4 aktivitete pas shkollës, mësojnë ndonjë gjuhë, ushtrojnë me sporte të ndryshme… Kështu, edhe ajo pak kohë që ngel për socializim pas një dite pune, faktikisht humbet. Provoni ta largoni së paku një aktivitet, dhe këtë kohë shfrytëzojeni për shoqërim familjar, si shkuarja në pishinë bashkë, ngisni biçikletë, ose shëtitje në park.

Më së miri është nëse fëmijët mund dhe duan të përfshihen në planifikimin e ditës së tyre, javës, muajt, dhe ardhmërisë së tyre. Përcakimi i përbashkët i qëllimeve javore dhe pastaj vlerësimi i të arriturave, te fëmijët zhvillon kontroll më të mirë kognetiv mbi jetën e tyre (vetëkontroll më të madhe, aftësi për t’i ndarë gjërat e mira dhe të këqija të zgjedhjeve të tyre të cilat i bëjnë…)

Fisni për historinë familjare

Me rëndësi është që pasardhësit të dinë për anëtarët më të vjetër të familjes dhe për historinë familjare. Bashkëndarja e tregimeve nga e kaluara, e ndodhive, aventurave, vizitën e gjyses dhe gjyshit, u jep fëmijëve ndjenjën e përkatësis në diçka që është më e madhe se vetë ata. Ju jep kontroll më të madhe mbi jetën e vetë, e rrit vetëbesimin dhe besimin se famija e tij funksionon.

Madje edhe teknologjia bashkëkohore mund t’ju ndihmon që të afroheni si familje. Porositë e dërguara si “Si je?” ose “Të dua” do të kenë shumë rëndësi për fëmijët tuaj.

Familja para miqëve

Kur fëmijët janë më të rritur dhe shkojnë në shkollë, pas ditës së punës uluni dhe pyesni se si kanë kaluar në shkollë, dhe bashkëndani me ata ndonjë ngjarje interesant nga dita juaj. Vendosni familjen në vend të parë. Qëndroni pozitiv dhe të buzëqeshur, sepse me mos interesin tuaj për ata dhe me humorin e keq, i bëni fëmijët që të dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me shokët e tyre dhe jashtë shtëpisë. Shokët ose miqtë janë të rëndësishëm, por familja duhet të jetë në vend të parë.

Krijoni ritale

Krijoni ritale, aktivitet të cilin do ta përsërisni dhe për të cilin patjetër të shoqëroheni. Mund të jetë për festa të caktuara ose fundjavë, mbrëmje filmike një herë në javë, bërja e petullave, lozja me letra, domino, monopol.

Martesa në vend të parë

Familje e lumtur është ajo familje ku anëtarët e saj janë të lumtur, gjë që është shumë e rëndësishme për prindërit, dmth., bashkëshortët, që janë krijues të ndodhive në familje. Shmangni zënka sidomos para fëmijëve.Të qenurit i dashuruar kalon, por dashuria ngel, dhe kjo duhet të ushqehet dhe të mirëmbahet marrëdhënia e balancuar mes bashkëshortëve.

Bëhuni shembull i dashurisë. Lidhja juaj dhe martesa duhet të jenë në vend të parë. Ndryshe, e tërë dashuaria dhe vëmendja kalon te fëmijët, që mund të jetë ngarkesë e madhe për ata. Në fund të fundit, do të vjen koha kur fëmijët do ta lëshojnë shtëpinë.

Komunikoni madje edhe për gjërat më të vogla

Fëmijët në përgjithsi lindin të lumtur, kurse mësojnë për pikëllimin. I përsërisin veprimet dhe emicionet tuaja, kështu mësojnë. Kjo nuk don të thotë se vazhdimisht ne duhet të jemi të buzëqeshur dhe ose të shtyremi sikur dikush tjetër. Por nëse gëzoheni që i shihni fëmijët e tuaj, edhe ata do të gëzohen që do t’ju shohin juve.

Një nga arsyet për lumturi janë financat dhe sjellja e përbashkët e vendimeve për investimet në shtëpi. Nëse buxheti është pak “pisk”, gjetja e zgjidhjes duhet të bëhet bashkarisht. Dhe ashtu si rekomandohet secili nga bashkëpuntorët të ruaj identitetin e tij në martesë, kështu që rekomandohet që secili të ndaj anësh një shumë të caktuar të parave që të mund të lejojnë ndonjë kapriço të vet.

Komunikimi mes tërë anëtarëve të familjes është shumë i rëndësishëm. Zakonisht nëna është ajo e cila komunikon me të gjithë dhe e cila i bartë informata. Por në një familje të lumtur tërë anëtarët e familjes komunikojnë mes veti, haptazi flitet për gjithçka.

Që të jemi të lumtur tani, ndoshta duhet që madje shumë pak t’ju kthehemi shprehive të së kaluarës, kur njerëzit vërtetë komunikonin (pa telefona dhe tableta), kur njerëzit luanin jashtë, kur të shikuarit e vilmave vizatimor ishte diçka e veçantë dhe bëhej në fundjavë ose pak para gjumit, kur shkuarja në shoping donte të thotë shoqërim (socializim) dhe jo “terapi”.