Hedhja e ushqimit është mëkat! Ndalo që sot!

Hedhja e ushqimit është mëkat! Ndalo që sot!

Dhe ndërsa një pjesë e botës po përballet me uri – 1 në 9 njerëz vdesin nga uria; pjesa tjetër e botës po shpërdoron ushqimin – 1/3 e ushqimit të prodhuar globalisht përfundon në kosh.

Sa herë që zbrazni frigoriferin nga një grumbull mbetjesh të harruara, mbani mend se uria vret më shumë njerëz në vit sesa malaria, tuberkulozi dhe SIDA së bashku.

Uria është një dukuri e përditshme për 155 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç!

Maqedonia renditet e 8-ta në botë për nga sasia e ushqimeve të hedhura sipas numrit të banorëve. Rreth 30% e ushqimit në Maqedoni nuk konsumohet kurrë.

Analizat tregojnë se brezat e vjetër janë më të ndërgjegjshëm për këtë çështje, ndryshe nga të rinjtë që kanë një qëndrim totalisht shpërdorues ndaj ushqimit.

Të rriturit janë të kursyer me ne, derisa të vijnë festat, e bashkë me ta edhe tavolinat e pasura që shërbejnë për të treguar fuqi dhe luks. Ky nuk është rasti në vendet shumë të zhvilluara, sepse ushqimi është i disponueshëm për të gjithë.

Ka shumë motive për të hedhur ushqimin, por është më thelbësore të diskutojmë se si ta ndalojmë këtë zakon të keq?
Provoni një vakt me ushqime të mbetura

Vakti javor me ushqime të mbetura përgatitet me ushqimet që duhen ngrënë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të paktën një herë në javë, kontrolloni sendet tuaja ushqimore përpara afatit dhe me to planifikoni një vakt. Mund t’ju duhet të hani tre pjata krejtësisht të ndryshme për drekë, por kjo është më mirë sesa të hidhni ushqim.

Planifikoni vaktet tuaja

Mendoni se çfarë do të hani gjatë javës dhe bëni një listë të sendeve ushqimore që ju nevojiten, ndoshta disa prej tyre tashmë i keni në kuzhinë. Respektoni listën, sepse në tregjet e mëdha gjithçka duket joshëse. Për të mos i hedhur ushqimet, tregjet përgjysmojnë çmimet e produkteve që janë pranë skadimit. Që të mos keni nevojë ta hidhni atë ushqim, mendoni nëse vërtet mund të hani 6 qese drithërash në një muaj ?!

Përdorni ngrirësin(frigoriferin) më shpesh

Nuk ka ushqim që nuk mund të ngrihet, qoftë fruta, perime, ushqime të gatshme apo edhe bukë. Hani ushqime të padëshiruara ose ushqime të freskëta që janë grumbulluar dhe nuk do të hahen, thjesht ngrijeni.

Ruani rendin në frigorifer

Ndodh shpesh që për shkak të kaosit në frigorifer të blihet për herë të dytë i njëjti produkt ose diçka të prishet. Renditja e rafteve do t’jua bëjë më të lehtë blerjet, por edhe planifikimin e vakteve me stoqe më të vjetra që duhet t’u jepni përparësi.

Përdorni ushqimet e mbetura me mençuri

Dhuroni ushqim sa herë që mundeni për të ndihmuar bashkëqytetarët e uritur ose kafshët e rrugës. Përdorni fruta që janë para prishjes për një reçel ose komposto, supë ose qull. Edhe lëvozhgat mund të përdoren për të përgatitur lëng mishi ose pleh kopshti.

Ruani ushqimin siç duhet

Në një vend të thatë dhe të freskët, në frigorifer, të mbyllur mirë … respektoni rregullat dhe ushqimi do të jetë gjithmonë i freskët. Data e skadencës nuk do të thotë gjithmonë se ushqimi nuk është i ngrënshëm. Nëse ruhet siç duhet, ndoshta është i sigurt për stomakun. Ndryshimi i shijes dhe ngjyrës thotë shumë më tepër se data e caktuar.

Kontrolloni racionet

Gatuani aq shumë që mund të hani. Kushtojini vëmendje se cili vakt shkon më mirë dhe më i dobët në shtëpi, në mënyrë që të përshtatni racionet dhe të mos keni ushqim për të hedhur. Vakti mund të qëndrojë në frigorifer deri në 3 ditë, kështu që nëse jo të nesërmen, përsëriteni të pasnesërmen.