Inovacione mjeksore – Gjel që rigjeneron smaltin e dhëmbëve

Inovacione mjeksore – Gjel që rigjeneron smaltin e dhëmbëve

Shkencëtarët kinezë shpresojnë që me gjelin i sapokrijuar do të jenë në gjendje të rigjenerojnë smaltin e dhëmbëve pa përdorur plomba(vula) që përmbajnë materiale krejtësisht të ndryshme, dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të fillojnë testimet edhe te njerëzit në vitet e ardhshme.

Njerëzit kanë dy grupe dhëmbësh gjatë gjithë jetës së tyre, dhëmbët e foshnjërisë dhe dhëmbët e përhershëm “të rritur”. Dhëmbët janë kockat më të forta në trup, por prishja e dhëmbëve dhe acidet që i konsumojmë përmes ushqimit dhe pijeve çojnë në humbjen e smaltit të dhëmbit, i cili në fakt është një substancë e mineralizuar që mbron sipërfaqen e tyre.

Kur e krijojnë smaltin, qelizat që e prodhojnë të ashtuquajturin smalt (enamel) vdesin menjëherë, dhe pastaj,  gjatë gjithë jetës, për shkak të gjithçkaje që hamë, ai gërryhet, prishet ose shkërmoqet dhe nuk mund të rigjenerohet kurrë.

Sidoqoftë, shkencëtarët kinez kanë krijuar një tretës të lëngshëm që mund të rikthej sipërfaqen e fortë të jashtme të smaltit të dëmtuar të dhëmbit me një material që imiton procesin e mineralizimit natyral të shtresës së jashtme mbrojtëse të dhëmbëve. Ky gjel i ri në të vërtetë bën që smalti të “riparohet” vetvetiu, domethënë të rigjenerohet, kështu që metoda e riciklont procesin e bio-mineralizimit, ku qelizat e njohura si ameloblastet lëshojnë proteina që përfundimisht bëhen smalt. Sidoqoftë, ameloblastet janë të pranishme vetëm gjatë zhvillimit të dhëmbëve, kështu që dhëmbët tanë të pjekur nuk kanë aftësi natyrale të vetë-riparohen pasi të formohen.

Përkatësisht, studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Zhejexhiang në Kinë kanë kombinuar të dy mineralet që përbëjnë smaltin, kalciumin dhe fosfatin, dhe kanë zhvilluar një tretës alkoolik nga komponimi organik trimetilamin. Teknika e re kërkon një lloj të ri të joneve- grimca të fosfat kalciumi (CPIC), me madhësi me dimaterë prej vetëm 1.5 nanometra. Grimcat e vogla u stabilizuan më vonë në tretësirën me etanol me kimikatin e quajtura trietillamin, e cila i ndalon që të mos grumbullohen së bashku.

Kur studiuesit aplikuan materiale xhelatin te dhëmbët njerëzor të dhuruar nga pacientët, në një mjedis të simuluar të ngjashëm me gojën e njeriut, grimcat ultra të vogla u bashkuan me sukses në strukturën  e ngjashme me smaltin natyror, duke ripërtrirë veshjen e dhëmbit me një shtresë të ndryshme dhe njëlloj të fortë mbrojtëse, i cili zhvillohet në një trashësi deri në 2.8 mikrometra brenda 48 orëve. Natyra komplekse, kristalore e smaltit ka qenë shkaku i përpjekjeve të shumta të dështuara, kështu që kjo teknikë paraqitet si një revolucion i veçantë në stomatologji.

Në nivel global, komuniteti dentar është shumë i ngazëllyer nga ky studim. Produktet aktuale të rekomanduara nga dentistët riparojnë smaltin, por nuk janë në gjendje të rikthejnë strukturën komplekse kristalore për të rikrijuar shtresën e bardhë shkëlqyese të dhëmbit.

Studiuesit shpjeguan se materiali i tyre i bërë shkencërisht që përbëhet nga jonet e grimcave të fosfat kalciumit mund të përdoret si një shtresë bazë për të stimuluar rritjen epitaksiale të smaltit kristalor, i cili imiton biomineralizimin e mbështjellësit kristalo-amorfe që do të shkaktojë zhvillimin e indit të fortë natyral.

Gjithashtu, sipas shkencëtarit Zhaoming Liu, bashkëautor i studimit, smalti i rigjeneruar i ri ka të njëjtën strukturë dhe veti të ngjashme mekanike si ai natyror. Sidoqoftë, pasi studimi u kry vetëm te dhëmbët e nxjerrë, grupi i studiuesve planifikon të provojë metodën e tyre tek minjtë, dhe shumë shpejt më pas edhe te njerëzit. Shkencëtarët kinezë shpresojnë që do të jenë në gjendje të rigjenerojnë smaltin e dhëmbëve pa përdorur plomba që përmbajnë materiale krejtësisht të ndryshme, dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të fillojnë testimet edhe te njerëzit në vitet e ardhshme.

Rëndësia e teknikës së re është që ajo potencialisht mund të  rregullojë prishjen e dhëmbëve dhe parandalimin e prishjes së dhëmbëve përgjithmonë!

Ekspertët besojnë se mund të kalojnë disa vite para se ky material të përdoret klinikisht nga dentistët vendas, me kusht që testet e ardhshme të tregojnë se është i sigurt dhe efektiv. Prandaj, Çen Haifeng, profesori bashkëpuntor i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin e Pekinit, këshillon që derisa të testohet materiali i ri, ne ende duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me shëndetin e dhëmbëve tonë. Ai shton se nuk duhet të presim kurrë që dëmi të bëhet sepse parandalimi është qasja më e mirë. Një shkencëtar nga Pekini rekomandon: “Dhëmbët tanë janë një mrekulli e natyrës. Zëvendësimi artificial nuk do ta mund t’i zëvendësojë ata. “