IRONMAN nga pikëpamja e femrës

IRONMAN  nga pikëpamja e femrës
Idea që në faqet tona të njihemi me personalitete të reja, entuziastë, avanturist dhe sportist, të arriturate të cilëve ndonjëherë kufizohen me “ beso ose jo“, këtë radhë na shpeu te një zonjë e re, e kthjellët, por sërish “një zonjë e çeliktë“ – Ivana Gerçakova. Një nga vajzat e rralla nga shteti ynë me më shumë epitete sportive pas të cilëve qëndrojnë rezultate dhe të arritura serioze.Maratone, ultramaratone, alpiniste, biçikliste.. E gjithë kjo kurorzohet me mbretin e disiplinës së ultrarëndëIRONMAN.

1.Kur për së pari herë lindi dashuria ndaj sportit dhe çka paraqiste arritja e parë më serioze prej shumë tjerave që do t’i shtohen listës suaj?

Dashuria ndaj sportit lindi madje qysh në ditët e shkollës së mesmeFillova të merrem më seriozisht me hendboll dhe nga këtu filloi gjithçkaNga këtu lindi ajo disiplinë, ai motivim, ajo dëshirë që të rrëshqas më thellë më sportE arritura ime e parë më serioze ishte gjysmë maratoni im i parë, plani para garës ishte: të vrapoj deri në 15 km dhe mjaftonPor, në bisedë e sipër me motrën gjatë tërë garës, madje as nuk e vërejta se kisha mbaruar. Isha shumë e lumtur, dhe të gjithëve që i takoja nëpër rrugë ju tregoja se kisha vrapuar 21 kmMenjëherë nesër kërkoja një garë të re.

2.Pas vetes keni më shumë maratone, ultragara malore, triatlone. Te shumica prej tyre jeni gjetur edhe në podium.Cila prej tyre ju ka lënë mbresë më të madhe, edhe më shumë ju ka motivuar ose ka qenë më i vështirë për ju?

Ka shumë gara në të cilat kam marrë pjesë dhe secilën prej tyre e kam me vlerë dhe në të njëjtën kohë e vështirë në mënyrë të veçantëSi garë më me vlerë do ta ndaj garën time të parë Ironman në Pullëgjysmë distancë (1,9 km notim, 90 km biçiklizëm dhe 21 km vrapim) dhe më e vështira, sepse gjysmë muaj para garës, u rëzova nga biçikleta dhe e lëndova këmbënVajta me këmbë të tillë dhe kjo ishte një betejë prej 8 orë me vetveten, me trupin dhe me mendjen.Në momente të tilla përfytyroj fotografi nga stërvitjet e mia dhe nëpër gjithçka që kam kaluar për të gatitur për ATË DITË, ai mendim sërish më kthen në lojë.

3.Si duket kulmi i arritjeve tuaja janë pjesëmarrjet në garat ultra të rënda të titulluara si IRONMAN. A ka mundësi që lexuesve tanë t’ju sqarojmë se çka, në esencë, paraqet ky garim?

Për ata që nuk e dinë, gara Ironman për së pari herë e mbajtur në 1978 në SHBA. Në 1981 gara transferohet në Kona, Havaje, kur dhe sot çdo vit mbahet Kampioni BotëroreAjo është garë prej3,8 km notim, 180 km ngarje biçiklete dhe 42,2 km vrapim. 2001 hynë në zbatim edhe half distanca (gjysmë distanca) e cila përbëhet nga 1,9 km notim, 90 km biçiklizëm dhe21,1 km vrapim.

4.ЗPër njeriun e thjeshtë pothuaj nuk është e mundur që të hyj në një disiplinë të këtillë siç është ultratriatloni. Çka nevojitet që të notohen3,8 km, të përshkohen 180 km me biçikletë dhe, në fund, të vrapohen plot 42,195 km dhe atë me rezultat prej 13orë dhe 20 minuta(rezultati zyrtar prej IRONMAN – 140.6në Itali, EmilijaRomanja, 2018)?

Të gjithë ne jemi njerëz të zakonshëm dhe asgjë nuk është e pamundshme, gjegjësisht, kjo është edhe motoja e garave Ironman – „Anything is possible“. Nëse diçka dëshiron dhe punon pa pushuar për ta realizuar, vetë do të vij, madje edhe ti vetë do të habitesh se si të gjithën e ke lidhur brenda një dite. Duket çmenduriShumë shpesh dëgjoj se për gjithçka që bën, duhet të kesh talentDefinitivisht nuk pajtohemNevojitet disiplinë, punë e palodhshme, përkushtim, dhe, në fund, do ta shtoja që shumë, shumë duhet ta doni atë që e bëniNë “finishnë çdo garë të Ironman, të thonë se je NJERIU I HEKURT“. Njeriu i hekurt je 364 ditë në vitë, kurse atë ditë je njeri i zakonshëm në atë që e bën.

5.Cili është motivi mëi madh për një betejë të këtillë sfilitëse?

Kur ekspozohesh ndaj një momenti të tillë sfilitës, nga ju dalin të gjthë ato punët e “këqija”, për të cilat nuk je as i vetëdishëm që i ke, sepse gjithmonë ke qenë në zonën tënde të preferuar.Për mua, nuk ka motiv më të madhe se sa me vetëdije të sfidosh momente të tilla dhe të punosh që t’i përmirësosh punët në më mirë.

6.Sepse bëhet fjalë për përzierje nga tre disiplina të ndryshme, si arrini t’i kombinoni stërvitjet, duke pasur parasyshë se jeni e re ,jeni e punësuar dhe kënaqeni dhe me aspktet tjera të jetës?

Ekzuistojnë shumë mohime, por nëse bëhet një koncept i mirë në kohë, arrihet gjithçka.

7.A keni ndonë regjim të veçantë dietal dhe sa është ushqim faktor për aktivitete të këtilla?

Fakrtori kyç në sport te unë është edhe ushqimitMe kombinimin e mirë të ushqimit kryehen edhe garat më të vështiraKujdesem të konsumoj sasira të mjaftueshme të ushqimit cilësor, që kryesisht mbështete te perimet, pemët dhe shumë, shumë lëngje.

8.A ka pjesëmarrës tjerë nga Maqedonia me ultratrialonet e tilla?Para se gjithash, mendojmë për vajzat, ose Ivana është e vetme tani për tani?

Vajza e parë e cila i ka mbaruar garatIronman dhe full distancat është Leana ThaqiKush nuk e njeh, ajo është vajza e cila e para filloi këtë “çmenduri” IRONAjo është vajza e cila kontriboi shumë në trialonin në Maqedoni, infektoi dhe motivoi shumë vajza të hudhen në aventura të tilla të çelikut, përfshirë edhe muaPër mua, paraqet një koncept për triatlonin.

9.Cila është sfida tjetër e radhës te Ivana?

Sfida tjetër e radhës e Ivanës është të pushoj. 😊 Shaka, gjithmonë del diçka interesant, që të nxit të tejkalosh vetveten dhe shumë e mundshme për ta provuar. Shpresoj edhe këtë vit do të jetë ashtu.

10.Çka do t’ju rekomandoje të rrinjëve?

Nuk do t’ju rekomandoj asgjë të rinjëve, do t’ju rekomandoj prindësve të tyre. Lërni të bëjnë sport, ti mbështesin dhe t’ju besojnë, sepse kjo do të jetë diçka më e mirë e mundshme që mund t’ju ndodh.