Jeta me diabet

Jeta me diabet

Këshilla, informacione dhe udhëzime se si të menaxhoni këtë gjendje.

Diabeti mellitus – është një gjendje kronike e cila karakterizohet me një nivel të lartë të glukozës në gjak. Sipas mekanizmit patogjenetik dallohen më shumë lloje, edhe atë:
Diabeti mellitus i tipit 1 (ku ka mungesë të insulinës), diabeti mellitus i tipit 2 (ku ka rezistencë ndaj insulinës), diabeti gestacional (që shfaqet gjatë shtatzënisë).

Humbje e pashpjegueshme e peshës trupore, rritje e etjes dhe urisë, rritje e shpeshtësisë së urinimit (poliuria, polidipsia, polifagia – 3P), shikim i mjegullt, molisje – a kam “diabet”? Përveç simptomave karakteristike që mund të shfaqen papritur ose gradualisht me kalimin e kohës, testet që përdoren për të diagnostikuar këtë gjendje janë, glukoza në gjak esëll në mëngjes, testi oral i tolerancës ndaj glukozës dhe HbA1C (hemoglobina e glukozuar).

Mos harroni – ju nuk jeni vetëm!

Vlerësohet se rreth 246 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo gjendje. Ajo që është karakteristike është se problemet shëndetësore dhe komplikimet si dëmtimi i zemrës (sëmundjet kardiovaskulare), veshkat (nefropatia diabetike), sytë (retinopatia diabetike) dhe këmbët (këmba diabetike) përmes dëmtimit të mikroqarkullimit dhe neuropatisë shfaqen me kalimin e kohës nëse nivelet e glukozës në gjak nuk kontrollohen në mënyrë adekuate. Por, e gjithë kjo mund të menaxhohet me sukses me çka mund të parandalohen komplikimet që mund të shfaqen.

Është një sfidë të jetohet me këtë gjendje të përjetshme, së bashku me mjekun tuaj mund të përpiloni një plan për menaxhimin e suksesshëm të sëmundjes përmes ndryshimeve në stilin e jetesës, inkuadrimin e barnave antidiabetike orale ose zëvendësimit të insulinës. Por, mbani mend, eksperti i vetes tuaj, jeni ju vetë!

Duhet të dini vlerat e nivelit të glukozës në gjak, HbA1C, presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit të cilat duhet t’i ruani. Një mënyrë e mirë është mbajtja e një ditari dhe regjistrimi i vlerave të matura të glicemisë. Shkruani çdo gjendje që vëreni se ka ndikim në nivelin tuaj të glukozës, si aktiviteti fizik, stresi, ngrënia e ushqimeve specifike gjatë festave, etj. Mos harroni se nuk ka “numra të mirë apo të këqij” vetëm një pasqyrë në lidhje me atë se sa mirë po kontrollohet gjendja juaj dhe çfarë ndryshimesh duhet të ndërmerrni.

Hani mirë dhe shëndetshëm. Të kesh këtë gjendje nuk do të thotë që duhet të eliminoni plotësisht karbohidratet nga ushqimi juaj. Çelësi është shpërndarja e saktë e pjatave, që do të thotë ½ perime, ¼ proteina dhe ¼ karbohidrate. Vaktet duhet të bazohen në ushqime të pasura me fibra bimore (bukë integrale, fruta, perime, drithëra, bishtajore); të shmangen yndyrat e ngopura (ushqime të skuqura, produkte të konservuara, mish të yndyrshëm, patate të skuqura); të shmangen artikuj të tillë si karamele, pije të gazuara, çokollata, ëmbëlsira, biskota); alkooli duhet të shmanget ose të kufizohet në 1-2 njësi në ditë (1 gotë birrë – 285 ml, 1 gotë verë 120 ml, 1 gotë alkool të fortë 30 ml); të reduktohet konsumimi i kripës, etj.

Behu aktiv.

Një nga mënyrat kryesore për një kontroll të mirë të nivelit të glukozës në gjak, është aktiviteti fizik. Filloni gradualisht, ecje, vozitje të biçikletës, not apo çdo aktivitet tjetër fizik sipas mundësive të personit, 3 herë në javë për të paktën 30 minuta.

Numri i personave të diagnostikuar me diabet mellitus dhe komplikimet e tij po rritet ndjeshëm në mbarë botën, duke shkaktuar një epidemi mbarëbotërore që prek të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri tek të rriturit. Patofiziologjikisht, disa nga ndërlikimet e kësaj sëmundjeje lidhen me ndryshimet mikrovaskulare. Të tilla janë retinopatia diabetike dhe neuropatia diabetike.

Neuropatia diabetike është ndërlikimi më i zakonshëm i diabetit. Karakterizohet me dhimbje dhe ndjesi djegieje në këmbë dhe duar. Ende konsiderohet të jetë relativisht refraktare ndaj shumicës së trajtimeve dhe medikamenteve të disponueshme. Ekziston një konsensus i përgjithshëm se kontrolli i rreptë i glicemisë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të neuropatisë periferike, gjë që sugjeron se parandalimi i neuropatisë diabetike mbetet strategjia më e mirë. Megjithatë, qëllimi i ardhshëm në trajtimin e neuropatisë diabetike duhet të jetë jo vetëm parandalimi ose vonimi i simptomave të dhimbshme neuropatike, por edhe zbutja e plotë e dhimbjes dhe mundësisht nxitja e rigjenerimit të fibrave nervore të degjeneruara pas fillimit të patologjisë. Ndër substancat e reja që janë shumë efektive kundër dhimbjeve neuropatike, kanabinoidet janë analgjezikë premtues.

Kanabidioli (CBD) është një nga fitokanabinoidet kryesore që fitohet nga bima Cannabis sativa L. Është vërtetuar se kanabisi ka efekte të dobishme ndaj hiperglicemisë nëpërmjet vetive të tij anti-inflamatore dhe antioksiduese. Sistemi endokannabinoid modulon marrjen e ushqimit dhe homeostazën energjetike përmes aktivizimit të receptorëve kanabinoid. Modulimi i këtyre receptorëve me CBD ka potencialin që të reduktojë peshën trupore dhe A1C te njerëzit me diabet.

CBD ofron përfitime jetike mjekësore dhe terapeutike pa shkaktuar efekte psikoaktive (ndryshe nga THC), nuk është toksik, është suplement i fuqishëm dhe kur përdoret në mënyrën e duhur, mund të jetë një suplement i shkëlqyeshëm përveç terapisë standarde për një shumëllojshmëri të gjerë të problemeve shëndetësore akute dhe kronike në të cilat bën pjesë edhe diabeti mellitus.