Kajsia

Kajsia

E shijshme, pikante dhe me aroma dhe shije karakteristike.

E pashmangshme edhe për për ata që zgjedhin shumë ushqimin. Me pak kalori, ujë dhe shumë materie të dobishme. Është e pasur me beta-karoten, fibra bimore, vitamine B-kompleks, yndyra eterike, vitamin C dhe me biokomponente tjera të rëndësishme. Ndikon pozitivisht te i tërë organizmi, por luan rol të rëndësishëm edhe te prevenimi, si dhe mjekimi i shumë dëmtimeve shëndetsore. Është e dobishme te sëmundjes e zemrës dhe enëve të gjakut, anemia, problemet me lëkurën, me eshtrat dhe nyjet. Është e mirë për rritjen e imunitetit, për lodhjen kronike dhe për depresionin. Të dobishme për ushqimin dhe shëndetin janë edhe farat e kajsisë.