KAPSLLËKU FUNKSIONAL TE FËMIJËT

KAPSLLËKU FUNKSIONAL TE FËMIJËT
Kapsllëkuështë vështirësi e shpeshtë gjatë periudhës së fëmijërisë dhe shpeshherë mendohet se është alternativë normale e defekimit, e cila do të zgjidhet me rritjen e moshës. Mundësia për intervenim të hershëm shpeshherë nuk shfrytëzohet, kurse kjo mund të rezultojë në komplikime, siç janë fizura anale, mbajtjta e feceve dhe inkontinenca fekale/enkopreza. Parandalimi i kapsllëkut përqendrohet te ndryshimi në kohë i mënyrës së të ushqyerit dhe stërvitja për defekimgjatë procesit të ngrënies. Trajtimi i kapsllëkut varet edhe nga mosha e fëmijës si dhe nga kohëzgjatja e simtomave. Ky procres mund të përfshij edukimin, ndryshmin e mënyrës së të ushqyerit dhe farmakoterapinë, vetëm ose të kombinuar.

Çka është kapsllëku?
Konstipacioni ose kapsllëku përgjithsisht definohet si çrregullim i cili karakterizohet me vështirësi të vazhdueshme ose thjeshtë me fece jo të plotë dhe/ose lëvizje të rralla të zorrës së trashë (një herë në 3-4 ditë ose më rrallë). Ajo është simptom, nuk është sëmundje.
Karakterizohet me (kriteret Rome III)
-vështirësi të thkeksuar gjatë defekimit;
-ndjenja e shkarkimit jo të plotë;
-fece të fortë;
-më pak se 3 lëvizje të zorrës së trashë, në javë.

Kapsllëku (konstipacioni) është problem i shpeshtë në periudhën e fëmijërisë dhe shpesh konsiderohet si variant normal i defekimitcila do të zgjidhet kur fëmija të bëhen më i mëshuar.
Kapsllëku kronikkur simptomet zgjasin më pak se 12 javë(rrjedhimishtgjatë 1 viti dhe paraqiten > 25% e feceve

Kapsllëku te 95% e rasteve i detyrohet funksionalitetit të kapsllëkut, kurse vetëm më pak se 5% i detyrohet dëmtimit organik.
Në patogjenezën e sëmundjes kemi dy patofiziologji të ndryshme të cilat shpesh përputhen:
-Dëmtimi i lëvizjes së zorrës së trashë;
-Dëmtimi në tretjen e ushqimit.
Zorra e trashë ka funksion:
-absorbimi i lëngut;
-fermentimi bakterial;
-formacioni i feceve;
-eliminimi i feceve.

Qasja diagnostike
Në qasjen diagnostike, qëllimi kryesor është:
• Përjashtimi i sëmundjes organike ose i kapsllëkut të shkaktuar nga barnat;
• Diferencimi i tipit të kapsllëkut funksional (shkarkimi normal ose i ngadaltë ose fece jo konsistente);
• Trajtimi efikas ose i sigurt i problemit (lehtësimi i defekimitose eliminimi i simptomeve përkatëse).
Kapsllëkut (konsitpacioni), gjegjësish inkontinenca fekale, vetëm te 5% e rasteve është për shkak të natyrës organike, siç janë keqfunksionet anorektale dhe ato spinale. Ajo madje te 95% e rasteve është për shkakt të natyrës funksionale, gjegjësisht, prania e saj nuk ka sëmundje konkrete si bazë. Arsye kryesore për paraqitjen e konstipacionit funksional te fëmijët është të ushqyerit i keq, stërvitja jo e duhur për defekim, pastaj edhe lidhshmëria psikologjike sa i përket sjelljes së keqe të fëmijës, mospërshtatja te fëmijët, frika nga defikimi, etj.

Ky lloj i kapsllëkut më shpesh haset pas moshës 2 vjeçare, nuk ekziston distension (zgjerim) abdominal, fëmijët përparojnë mirë me peshën trupore, nuk ka kequshqyerje, tonusi anal është normal, kemi fece në hapësirën rektale, dhe, nëse zbatohet edhe irigografi ose biopsi anale, ata janë me sasira të rregullta.
Në qasjen diagnostike te kapsllëku funksional, gjithmonë duhet të përjashtojmë çdo dyshim për bazën organike të problemit. Pastaj, duhet të bëjmë dallimin nëse bëhet fjalë për shkarkim normal ose të ngadalshëm. Ajo që është edhe më e rëndësishme për pacientët, duhet të jepet trajtim efikas dhe i sigurt që të zgjidhet problemi i kapsllëkut, gjegjësisht, të lehtësohet defekimi dhe të eliminohen simptomet të cilët lidhen me të.

Trajtimi

Sa i përket terapisë dhe masave të cilat mund të ndërmerren për të trajtuar kapsllëkun, gjithmonë fillohet me intervenime jo farmaceutike.Ky është trajtim ku këshillohet konsumi i lëngjeve, konsumi i qumështit deri në 500 ml/24 orë, intervenime nutriente(lëngje dhe pemë– kumbulla, dardha, pjeshka, kivi, portokall, vishnje, fik, duke evituar ushqimin adsorbues), si dhe konsumi i suplementeve me fibra. Megjithatë, të gjithë “udhëheqësit” botëror për këtë gjendje, konkludojnë se intervenimi jo farmaceutik shpeshherë nuk është i mjaftushëm. Si linjë e parë e preparateve të cilat rekomandohen për trajtimin e kapsllëkut janë laksativët osmotik (PEG, Laktulose) CBT, BF, laksativët PPT. Si zgjedhje e parë e mjeteve laksative për fëmijë, që rekomandohet nga ESPGHAN, është PolyethyleneGlycol (PEG) oseMacrogol 3350. Ky ka aftësi dhe mekanizëm unik të veprimit që dallohen nga laksativët tjerë osmotik. Ka më pak ndikime anësore, paraqet substancë inerte– zero efekt mbi mikroflorën, nuk krijon gazra. Efekti i saj osmotik është më i dobët, andaj ka më pak rrezik nga dehidratimi dhe nga humbja e elektroliteve (që janë shumë të rëndësishëm te fëmijët e vegjël).

Tejkalimi afatgjatë i problemit

Pasi të zgjidhet problemi i kapsllëkut, gjegjësisht, kur fëmiju do të ketë konzistencë normale të feceve, atëherë kalojmë në stërvitjen për defekim. Ky konsiderohet si segment shumë i rëndësishëm i trajtimit të këtij çrregullimi te fëmijët, sepse me stërvitje të duhur nuk do të vjen deri te riparaqitja.Stërvitja bëhet edhe në kushte shtëpiake ku fëmijën e lëmë të ulur në tualet5-10 minuta pas ngrënies/vaktit. Është e nevojshme të mbahet një ditar për defekimin e fëmijës dhe ky ditar i jepet mjekut. Kjo stërvitje bëhet për një periudhë prej 2-3 muaj, që fëmijës t’i jepet kohë e mjaftueshme që të fiton shprehi për defekim, por në të njejtën kohë të mos i bëhet presion psikologjik.

Ass. dr. Natasha ÇushkovaNikoçevska, pediatër, IPSH„Zhan Mitrev“