KARAFILE- AROMË, ERËZË DHE BAR (ILAÇ)

KARAFILE- AROMË, ERËZË DHE BAR (ILAÇ)

Karafilja është lule e thatë aromatik e cila me aromën dhe përbërjen e saj të veçantë përdoret si erëzë dhe bar (medikament) më shumë se 2000 vite.
Në kuzhinë më së shpeshti përdoren si lule të plota ose të grira të thata, kurse ekstrakti yndyror përdoret si bar radicional.

Përbërja

Era karakteristike dhe shija e karafilit është rezultat i yndyrës terrike eugenol. Përveç eugenolit, në përbërjen e karafilit gjendet edhe një sasi e konsiderueshme e tanineve, rrëshira dhe flavonoide. Për shkak të klësaj përbërje, karafilja ka ndikime antindezëse, analegjetike, antioksiduese, antikoagulante dhe anastezike lokale.

Për tretje të mirë dhe për mirëmbatje të vijës trupore

Çaji i karafilit e stimulon tretjen e ushqimit dhe qarkullimin, i redukton vështirësitë abdomenale dhe bymimin dhe e përshpejton metabolizmin. Në kombinim me xhenxhefilin dhe kanellë ndihmon edhe në mirëmbatjen e peshës trupore,dhe ndikon si imunobalancues i mirë.

  • përzijejm nga 30 g karafile të bluar, xhenxhefil dhe kanellë;
  • 30 minuta para ushqimit konsumoni nga një lugë kafje nga kjo përzierje dhe përzijeni me 100-200 ml ujë;
  • këtë pije përdoreni 30 ditë.

Afrodizijak natyror

Për shkak të ndikimit të begatshëm mbi qarkullimin e gjakut, çaji i karafilit përdoret edhe si afrodizijak natyror.

Reduktimi i kolesterolit dhe i yndyrës në gjak
Pija e përgatitur nga karfioli tregon rezultate të mira kur kemi vlera të larta të komponentave yndyrore në gjak. 5 g karafile të plota vendosen në shishe prej 2 l ujë që të qëndrojnë në frigurifer 2-3 ditë me tundje të shishes kohë pas kohe. Çdo mëngjes konsumohen nga 1000 ml lëng. I njejti proces përsëritet me konsumin edhe të 2 litrave plotësuese, ku domosdoshmërisht kemi pauzë prej së paku një muaj.

Ndihma e parë për dhimbjen e dhëmbëve dhe erës së keqe nga goja

Gjatë dhimbjes së dhëmbit, me përdorim lokal të karafiles së bluar ose me ekstrat yndyror arrihet ndikimi analgjetik dhe antispetik. Vajin mundeni edhe vetë ta përgatisni në këtë natyrë:

  • në kavanoz vendosen 1/4 filxhana të plotë të karafileve dhe përzihen me 1 filxhan vaj ulliri;
  • filxhanin e mbuluar e lëmë që të qëndroj 24 orë në temperaturë dhomë pastaj kullohet;
  •  vaji i fituar ruhet në kavanoz të mbyllur në frigurifer.

Gargara me disa pika nga ky vaj të shtuar në ujë përdoret për freskimin e erës së gojës, por në të njejtën kohë e pengon zhvillimin e bakterieve në zgavrën e gojës.

Kuzhinë

Për shkak të aromës së saj të fuqishme, karafilja e bluar ose të plota, zakonisht shtohen në kompost, salcat, pluhurat për pjekje, pite me molla, sallata të pemëve, verë të zijer dhe në pije tjera. Si shtesë në pjekje, përveç për qëllime dekorative, karafilja luan rol dhe për lehëtimin e tretjes.

ÇAJ NGA KARAFILE

2 deri 3 karafile të plota përzihen në 250 ml ujë të zijer. Gota mbulohet dhe e lëmë të qëndroj 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet dy deri tre herë në ditë.