Kërpudha e ahut ose Goca e detit (Pleurotus ostreatus)

Kërpudha e ahut ose Goca e detit (Pleurotus ostreatus)

Falë shijes dhe strukturës së saj mahnitëse, kjo kërpudhë përshtatet pothuajse me të gjitha supat dhe salcat e kombinuara me mish ose perime, apo thjesht e përgatitur në një tigan me gjalpë. Kërpudhat e ahut ose gocat e detit përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese dhe kanë aftësinë për të rregulluar kolesterolin në gjak. Një studim i kryer me minj laboratorik tregoi se gocat e detit ulin kolesterolin në gjak për 37%, ndërsa nivelet e triglicerideve për 45%. Këto kërpudha kanë gjithashtu efekt të fuqishëm anti-inflamator, prandaj rekomandohen si një masë e shkëlqyer parandaluese për të gjithë personat që janë të prirur ndaj inflamacioneve kronike si artriti, diabeti, kanceri, demenca, sëmundjet kardiovaskulare e të tjera.
Përbërja natyrale e gocës së detit përfshin shumë ujë, fibra vegjetale, proteina dhe shumë pak kalori, prandaj është e shkëlqyer për njerëzit që duan të ulin peshën e trupit. Proteinat e kësaj kërpudhe ngadalësojnë sekretimin e grelinit, hormonit të urisë. Fibrat bimore të gocës së detit ruajnë shëndetin dhe elasticitetin e zorrëve të holla dhe zorrës së trashë, dhe shërbejnë si ushqim për mikroflorën e dobishme, ndërkohë që zgjasin njëkohësisht edhe ndjenjën e ngopjes sapo lidhen me ujin. Kërpudha e ahut është një ushqim i shkëlqyer për trurin, sepse përmban vitaminë B3 dhe B2, të cilat ulin rrezikun e çrregullimeve kognitive (njohëse) te të rriturit dhe ruajnë shëndetin e sistemit nervor.