KONSUMI I USHQIMIT “TË FRESKËT” NË DIMËR

KONSUMI I USHQIMIT “TË FRESKËT” NË DIMËR

Ushqimi i freskët, pa dyshim është më i shëndetshëm, por pyetja është se sa gjatë mund t’i mbajmë të freskët e aktualizojnë edhe nënpyetjen për ruatjen e tij për përdorim të më vonshëm. Me konertim rritet edhe afati i përdorimit, mirëbahen dhe përmirësojne përbërësit e tyre organoleptike, përmirësohen dhe mirëmbahen përbërësit ushqyes, rritet siguria dhe me këtë edhe arsyetimi ekonomik. Vite me radhë njerëzit kanë zbuluar mënyra të ndryshme për ruatjen e ushqimit për një kohë më të gjatë që edhe sot përdoren dhe përmirësiohen.

Teknologjitë moderne dhe kapacitete bashkëkohore industale mundësojnë llojllojshmërinë dhe disponueshmëria e ushqimit gjatë tërë vitit. Gjithsesi, është e pamundur të mos ketë familje që nuk i përmbahet traditës besnike, sidomos në këtë periudhë të vitit, që nuk është e zënë me përgatitjen dhe magazinimin e ushqimit për muajt e dimrit. Si formatë konzervimit, më shpesh përdoren thartimi dhe fermetimit, tharrja, tymosja, sterilizimi, pasterizimi dhe ngrirja.

Thartimi dhe fermentimi
Thartimi është metodë biologjike dhe mbështet mbi aciditetin qumështor si rezultat i fermentimit. Kjo metodë përdoret për deponimin ose magazinimin e perimeve. A nga aspekti ushqyes, me këtë metodë mundësohet ruatja e komponeteve aktive ushqyese të ushqimit. Thartimi i lakrës mund të jetë një ndër praktikat më të njohura të këtij lloj të konzervimit, por metoda mund të përdoret edhe për perimet e mbetura.
Ekzistojnë dy mënyra të thartimit:e para është thartimi me uthëll, ku shumë pak bakterie mund të mbijetojnë, kurse tjeta metodë është me ujë të kripur. Kripa ka për detyrë ta pengoj veprimtarinë e bakterieve, deri sa të krijohet aciditet të mjaftueshëm qumështor që do ta konzervojnë perimin gjatë disa muajve.
Tharrja
Edhe një metodë e njohur dhe e zbatueshme. Me këtë proces largohet uji nga produktet, që është mbrojtje efektive nga mikroorganizmat. Më shpesh përdoret për konzervim të disa llojeve të pemëve (molla, kumbulla, kajsia, etj.). Cila dhe çfarë procedure do të përdoret, varet nga lloji i produktit.


Tymosja
Metodë më shpesh e rezervuar për ruatjen e mishit. Sërish, kjo metodë kërkon edhe disa përgatitje dhe pajisje të caktuara, dhe vazhdimisht e më rrallë përdoret edhe në kushte shtëpiake. Ushqimi i konzervuar në këtë proces, jo vetëm që ruhet për periudhë më të gjatë, por është edhe e preferuar për shkaktë erës dhe shijes specifike.
 

Sterilizimi dhe pasterzimi
Sterilizimi është proces teknologjik ku me nxehtësi shkatrohen tërë enzimet dhe mikroorganizmat. Perimet, zakonishtm sterilizohen në temperaturë prej 100 C. Në kushte shtëpiake, asnjëherë nuk mund të arrihet sterilizim absolut, por edhe sterilizimi i pjesërishëm është i dobishëm dhe efikas, sepse nuk e dëmton cilësinë e produktit. Sterilizimi arrihte me zierje.Në këtë mënyrë përgatiten kompostet.
Pasterizimi është sterilizim i pjesërishëm, kur nxehja bëhet në temperaturë 65-90 C. Është shumë e përshtatshme për konzervimin e lëngjeve të perimeve.

Ngrirja
Kjo është ndoshta metoda më shpesh e përdorur për të gjitha llojet e ushqimit dhe për këtë arsye do ti kushtojmë më shumë vëmendje. Me përgatitjen dhe paketim të duhur të perimeve, të cilat ruhen në frigurifer në temperaturë të duhur, ruhet një përqindje e lartë e vlerave biolgjike. Perimet e tilla e ruajnë dukjen e rëndësishme, ngjyrën, aromën dhe shijen, kurse në raport me mënyrë trajtuese termike për konzervim, në masë të madhe i ruajnë vitaminet dhe komponentet tjera ushqyese.

A mund të ngrijmë çdo produkt?
Disa pemë dhe perime nuk duhet të ngirhen (marula, trnagulli, domatet, shalqini, portokalli, etj.)përveç se nëse nuk përdoren për gatim ose lëng.

Çka është me rëndësi?
Për ngrirje është me rëndësi të mblidhen produktet me cilësi të lartë deri sa janë të freskëta dhe si të tilla të përgatiten dhe të ruhen në frigurifer. Nga mostrat jo cilësore, bajate, ose të vishkura nuk mund të pritet përmirësim i cilësis me ngrirje. Ata produkte edhe para se t’i nënshtrohen kësaj metode, kanë humbur mjaftë përbërës mbrojtës.

Perimet e ngrira
Gjërat e përrgatitura para ngrirjes së perimeve, siç janë pastrimi, larja, zbardhja, tharrja dhe paketimi, duhet të bëhen shpejtë, që mos ta humbin përbërjen e tyre.

Perimet të cilat nuk kërkojnë trajtim plotësuese para ngrirjes janë qepa dhe speci. Ky prim pritet, paketohet mirë me qese dhe ruhet në frigurifer. Kjo është shumë e rëndësishme për qepën e cila është më mirë të paketohet në dy qese, që të pengohet përhapja e errës te ushqimi tjetër në frigurifer.

Përgatitja për ngrirje zakonisht shkon sipas kësaj procedure:
Zbardhja: kjo është vendosje perimeve të pastruara në ujin që zijen, dhe atë mesatarisht 2-4 minuta (bishtaja, bizelja dhe misri 3 minuta, patëllxhani modal 4 minuta, panxhari gjethe, lulelakëra, lakëra e brukselit dhe spinaqi 2 minuta, kungulli 2 minuta, domatet 1-2 minuta).
Pas nxjerrjes nga uji që vëlon, perimet vendosen në ujë të ftohtë një kohë të shkurtë që të ftohen. Kjo më së miri arrihet nëse perimet e përgatitura vendosen me grila në ujë që zijen, pastaj nëse nxirren dhe kthehen dhe vendosen shkurtimit në ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë shkurtohet procesi i punë lidhur me vëlim, kullimin dhe ftohjen e perimeve.

Pas kullimit nga uji i ftohtë, perimet renditen në një pëlhurë të pastër të thatë që ta thith lagështinë e mbetur, pastaj paketohet në qese najloni. Gjatë paketimit të keni kujdes që i tërë ajëri të del nga qesja.

Zbardhja ka për qëllim që të shkatroj disa materie të cilat edhe në temepraturë të ulët ndikojnë ushqimin

Pjesa më e madhe e perimeve duhet të ruhentë ngrira deir në 6 muaj. Më shumë se gjashtë muaj në frigurifer mund të ruhet bishtaja, brokoli, bizelja dhe pasatinake, por më së shumti deri në 12 muaj. Ushqimi një herë i ngrirë dhe i shkrirë nuk duhet të ngrihet edhe një herë.

Ngrirja e pemëve

Pemët më së miri ruhen të ngrira me një afat kohore prej 48 orë pas mbledhjes. Deri atëherë nuk do humbin vlerat ushqyese dhje mund t’i konsumoni gjatë muajve dimëror. Ashtu si perimet, edhe pemët duhet të lahen mirë, të thahen dhe të paketohen në qese ose në kuti plastike. Produktet ose frytat më të mëdha mund të priten në pjesë, kurse frutat e vegjël, si pemët malore dhe ato me kokërra,mund t’i vendosni të tëra ose të plota.

Deri në 12 muaj mund të ruhen;molla, luleshtrydhja, fiku, kumbullat dhe rrushi. Deri në 10 muaj; pemët malore, kungulli.

Pemët që përmbajnë shumë ujë nuk duhet të ngrihen, si ;shalqini, pjepëri, limoni, portokalli, mandarinat, etj.

KËSHILLË
Për shkak manipulimit më të mirë dhe shmangies së derdhjes nëpër frigurifer, do të jetë mirë që te secila pjesa e përgatitur të bashkangjitet një etiketë ku do të ceket se cili lloj i perimet është paketuar, me datë dhe sasi. Në këtë mënyrë do të keni evidencë për kohën e kaluar në formë të ngrirë.