Kotëletë viçi me perime

Kotëletë viçi me perime

Përbërësit e nevojshëm
500 g kotëletë viçi të prera në shirita të hollë
kripë dhe piper
¼ filxhan salcë soje
¼ lugë kafeje spec djegës
2 lugë kafeje sheqer
2 lugë supe lëng të freskët limoni jeshil të shtrydhur
2 lugë supe vaj ulliri
2 thelpinj hudhër të grirë hollë
5-6 qepë të reja, të grira imët
300 g kërpudha të freskëta të grira
200 g bishtajë jeshile
150 g misër të zier
1 spec i grirë hollë
Përgatitja:
Aromatizoni mishin me kripë dhe piper. Në një tas të thellë, përgatitni një marinadë me salcë soje, djegës, sheqer dhe lëng limoni – lini mishin për 10 minuta. Në një tigan të thellë, skuqni mishin në vaj ulliri të nxehur për 3 deri në 5 minuta. Hiqeni mishin dhe trasheni lëngun në tigan. Shtoni hudhrën dhe qepën në tigan dhe gatuajini për 1 minutë, pastaj shtoni kërpudhat dhe skuqni për 2-3 minuta të tjera. Shtoni perimet – bishtajat, misrin dhe specat dhe gatuajini deri sa të zbuten. Kthejeni mishin dhe gatuajeni edhe për 2-3 minuta.