Fytyra me pikla nuk ka qenë kurrë aq e dëshirueshme sa është sot. Në të kaluarën, piklat e vogla kafe ishin një asociacion me lëkurën të mbrojtur në mënyrë të pamjaftueshme nga dielli, kështu që gratë i mbulonin ato me pudër. Sot, ato janë një nocion i bukurisë natyrore.
Njerëzit me njolla në të vërtetë kanë melaninë më aktive në qelizat e tyre të lëkurës, falë prindërve të tyre. Piklat trashëgohen gjenetikisht, por nuk ndodhin që nga lindja. Nuk ka asnjë foshnjë me pikla.
Ato zakonisht bëhen të dukshme në vitin e 2-të dhe debutimin e tyre e përjetojnë në vitin e 7-8-të të jetës. Për shkak se ato shfaqen dhe shumohen nën ndikimin e diellit, ato më parë perceptoheshin si dëmtime nga dielli. Por, pikla gjithashtu kanë edhe personat më të përgjegjshëm në lidhje me diellin.
Fytyra me pikla është në të vërtetë një lloj lëkure që kërkon kujdes të veçantë, por shumë të thjeshtë.
Faktori SPF
Piklat janë të parezistueshme, por jo edhe njollat e diellit! Piklat e shëndetshme ndryshojnë nga njollat e diellit në atë se ato errësohen në verë dhe zbehen në dimër. Njollat e diellit janë më të mëdha (nëse njollat janë një pikë e vizatuar me laps, njollat e diellit janë një gomë fshirëse), ato kanë kufij të përcaktuar qartë dhe një ngjyrë të errët që nuk ndryshon. Por nëse piklat shumohen dhe errësohen shumë, kjo është një shenjë që ju e keni tepruar me qëndrimin në diell. Mbani në mend se njerëzit me çehre të bardhë dhe pikla kanë një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës sesa njerëzit me të njëjtën çehre, por pa pikla. Fytyra me pikla ka nevojë për UVA / UVB SPF 30 gjatë gjithë vitit. Faktori mund të jetë më i lartë në verë dhe rinovohet çdo 90 minuta, në plazh madje edhe më shpesh.
Ftohja e fytyrës
Për të ruajtur pamjen e shëndetshme dhe të përcaktuar të piklave, është e nevojshme të parandaloni krijimin e të rejave. Piklat nuk shkaktohen vetëm nga dielli, por edhe nga nxehtësia. Kur lëkura ekspozohet ndaj nxehtësisë nga dielli, sauna, solariumi, melanina aktivizohet duke rezultuar në pikla më të errëta dhe më të shumta. Nxehtësia është një fajtor shumë më i madh për çngjyrimin e lëkurës. Në mënyrë që të mos nxehni shumë fytyrën, dhe kështu të zgjoni pigmentin në qeliza, herë pas here shpëlajeni fytyrën, ftohni atë me një kub akulli, vendosni një maskë ose spërkatës ftohës.
Vitamina C
Nëse duhet të investoni në një përbërës, le të jetë vitamina C. Një serum i formuluar mirë me vitaminë C do t’ju ndihmojë të shtypni melaninën në qeliza dhe kështu të ruani një numër të qëndrueshëm të piklave. Antioksidantët janë kyç për lëkurën me pikla dhe duhet të aplikohen çdo ditë, kurse gjatë muajve të verës dy herë në ditë. Kërkoni përbërës si acidi L-askorbik dhe askarbata etraheksilldecil, të dyja këto janë forma efektive të vitaminës C, të cilat kombinuar me SPF, ofrojnë mbrojtje të dyfishtë nga dielli.
Pilingu i butë
Për të kontrolluar çngjyrimin e lëkurës, është e nevojshme të bëni deskuamacion të rregullt të fytyrës. Qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës ruajnë pjesën më të madhe të pigmentit të tepërt që gjendet në qelizat. Por kini kujdes, pilingu agresiv me bazë acidi, përdorimi i mjeteve të tilla si furça ose ruli me kunja për fytyrë dhe mbi të gjitha pilingu kimik i salloneve, e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit. Kërkoni një deskuamacion (qërim) të butë të bazuar në tërshërë, oriz, misër.