Nuk është rastësisht fruti i preferuar i të gjithë treguesve të përrallave, sepse magjia e vërtetë fshihet brenda tij. Nuk ka dyshim se kungulli është një tundim i ëmbël për shumicën e njerëzve. Përveçse aromatik dhe i shijshëm, mbreti i vjeshtës është gjithashtu një thesar vitaminash, mineralesh, mikroelementesh, pektine, celuloze…
Me praninë e rregullt të kungullit në menunë tonë, ne i sigurojmë trupit mbrojtje nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Është një diuretik ideal, ul nivelin e kolesterolit në gjak, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe është i përshtatshëm për diabetikët.
