Kur bota zhgënjehet, ju … BËHUNI NGUSHËLLI

Kur bota zhgënjehet, ju … BËHUNI NGUSHËLLI

Mos ngurroni të thoni: Jeta ndryshoi pas Covid 19! Nëse do të kishi dylbi për të parë shtëpitë e njerëzve, pa dyshim do ta shihni se secili lufton betejën e tyre. Dikush po mundohet të punojë nga shtëpia ndërsa fëmijët janë duke bërtitur, njërin e kanë pushtuar lotët sepse nuk i kanë parë të dashurit tij, tjetri po përpiqet ta bëjë fëmijën e tij të ulet e të mësojë … Nuk është e lehtë për askënd dhe nuk është e çuditshme nëse ndiheni keq, dhe në momentin tjetër të njeheni i vërshuar me ndjenjë faji, sepse të tjerët janë shumë më keq. Ju keni ende jetën në duart tuaja! Ju nuk jeni vetëm në këtë! Ka dritë në fund të tunelit! Prandaj …

Falni veten për mendime të këqija

Ju nuk jeni një person i keq nëse mendoni se e keni më të vështirë. “Të gjitha emocionet dhe reagimet janë normale, përfshirë ato që duken egoiste, dhe për sa i përket këtyre emocioneve dhe reagimeve, njerëzit pothuajse nuk dallojnë” tha Elena Uels, një psikologe klinike në Los Angeles. Përshtatja ndaj ndryshimit shkakton ndjenjat e ankthit dhe zemërimit, prandaj mos harroni se nuk jeni vetëm në këtë dhe do të ndiheni më mirë. Mos i bëni shërbim shëndetit mental duke kritikuar veten tuaj për dobësitë. “Ekziston një lidhje e fortë midis kritikës dhe depresionit, por gjithashtu midis dhembshurisë dhe gjendjes së mirë shpirtërore,” thotë Uellsi. Nëse gjykoni veten, do të ndjeheni më keq dhe nuk keni nevojë për atë tani. Mundohuni të kapni veten kur sulmoheni nga mendimet e këqija dhe dokumentoni ato. “Shkruajeni mendimin fillestar dhe pastaj zëvendësojeni me një mendim logjik,” këshillon Elena Uels. Për shembull: “Jam mërzitur që shoku im humbi punën në Londër;Isha vërtet i lumtur që do ta shihja qytetin edhe unë. ”Në mënyrë shumë të qartë identifikoni pse një ndryshim në planet dhe kushtet ju bëri që të ndjeheni të zhgënjyer sepse kjo do t’ju ndihmojë të shihni fotografinë e plotë.

Nëse dikush i afërm ju merr në telefon për t’u ankuar, me siguri do t’a bombardonit me këshilla dhe fjalë ngushlluese. Tani bëni të njëjtën gjë për veten tuaj. “Ne të gjithë tregojmë një shkallë më të madhe dhembshurie dhe mirëkuptimi për të tjerët, dhe jemi shumë të rreptë me veten,” pajtohet edhe Uels.

Pse ndihem kështu?

Ndonjëherë përgjigja është shumë e thjeshtë: Sepse ju është dashur të anuloni një udhëtim që mezi keni organizuar. A ka kuptim të mërzitesh kur nuk mund të ndryshosh asgjë? Shembull për një motivi më pak të qartë për emocione? Ju jeni i pikëlluar që keni humbur orët e stërvitjes, a sapo kishi fituar rutinën. Stërvitja është e mundshme edhe në shtëpi, mbase ju mungon socializimi? Ju mungon shumë miqësia e re, jo vetëm stërvitja? Në situata të tilla, teknologjia mund të jetë e mirë për ju, kështu që praktikoni video thirrje me të dashurit tuaj.

Përqendrohuni te të tjerët

Si miqtë që presin një foshnjë, ata që kanë humbur punën e tyre ose gjyshërit. “Përqendrimi te njerëzit e tjerë është i shkëlqyeshëm për riorientimin e mendimeve,” thotë Uels. “Kjo praktikë do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak në ankth dhe depresion.”Ne do të shtonim: Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë diçka të mirë për dikë, madje edhe me fjalë. Një studim i botuar në Journal of Clinical Psychologyku u vëzhguan 47 njerëz që luftonin me ankthin klinik dhe / ose depresionin tregoi se këta pacientë kishin më pak simptoma të lidhura me gjendjen e tyre në kohën kur po ndihmonin dikë. Duke ndjekur rekomandimet, ju veproni për të mirën e përgjithshme, por nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju ushqyer, atëherë bëni një hap më tej. Mbështetni njerëzit që i doni ose aplikoni për një punë bëmirëse. Të jeni të sigurt se së bashku me krizën globale,do të ik edhe depresioni juaj.

Shprehni mirënjohje

Tani është koha për këtë lloj detyre mendore, sepse mirënjohja është e lidhur ngushtë me emocionet pozitive. Çdo ditë, rendisni gjërat që ju bëjnë mirënjohës si fakti që keni një punë të qëndrueshme, ndërsa të tjerët jo, madje deri në detajet më të vogla, siç janë gudulisja e fëmijëve. Ju nuk keni nevojë t’i shkruani këto gjëra , thuani ato me zë të lartë ose në vetvete. Më mirë akoma, përfshini tërë familjen dhe shndërroni stërvitjen në lojë.

Shpresoj për një të nesërme më të mirë

Ju shpesh mendoni për përvojat dhe momentet që keni humbur, dhe kjo është e vështirë të gëlltitet. Por jeta do të kthehet në normale dhe ju duhet të kujtoni atë fakt rregullisht. Përkundër seriozitetit të situatës, është e rëndësishme t’i lejoni vetes momente gëzimi. Ju keni çdo të drejtë të qeshni, të gëzoheni në jetë, në fakt bëni atë sa më shpesh që të jetë e mundur. Por nëse ndjeheni për të qarë – bëjeni pa ngurim! Respektoni mënyrën tuaj të trajtimit të situatës. Ndërkohë, kujdesuni për veten tuaj që të bëheni më pak të prekshëm nga çdo gjë që mund të vijë.