MAJDANOZI

MAJDANOZI
Majdanozi është bimë mesdhetare dyvjeçare e cila për shkak të gjetheve të gjelbërta të mbyllura shpesh luan një rol kyç gjatë dekorimit të ushqimit. Përveç kësaj, ai nuk është dekor, por bimë vërtetë me ndikime mjekuese me përdorime të shumëfishta si në mjeksinë tradicionale ashtu edhe në atë oficiale. Si e tillë mund të konsumohet në mënyra të ndryshme dhe për gjendje të ndryshme.

Përdorimi tradicional i majdanozit

Majdanozi kultovohet më shumë se 2000 vite, kurse në kulturën greke është shumë i rëndësishëm sepse është përdorur në të gjitha ceremonitë. Në shekullin e mesëm majdanozi ka gjetur vendin e tij në mjeksinë popullore ku edhe e ka arritur popularitetin e tij.

Në Greqinë antike besohej se Prozerpina-perendesha e botës së nëntokës e kishte krijuar majdanozin. Atëherë, poashtu edhe sot, çaji nga majdanozi ishte përgatitur për humbjen e ujit të tepërt nga trupi, pastrimin e veshkëve si dhe për detoksikim.

Majdanozi konsiderohet si eliksir i vitalitetit dhe është një ndër kurat më të mira natyrore e begatshme me vitamina dhe minerale

Në mjeksinë tradicionale, majdanozi përdoret për këto qëllime:

  • Ndihmon në eliminimin e problemeve që kanë të bëjnëme erën e keqe të gojës
  • Meqë është i begatshëm me hekur, rekomandohet edhe për gjendjet e anemisë
  • I zbut dhimbjet menstruale dhe ngërçet, por poashtu përdoret edhe për shërimin e periudhave jo të rregullta menstruale
  • E redukton nivelin e kolesterolit të keq
  • Përdoret edhe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut
  • E përshpejton mjekimin nga ftohja dhe infeksionet virale te infeksionet e mushkrive të bardha
  • Ndikon si antioksidans
  • Ndihmon në rimëkëmbje pas lindjes

Përbërja

Majdanozi është jashtëzakonisht i pasur me antioksidanse, siç janë beta-karoten, luteolin, apigjen, likopen dhe alfa-karoten. Poashtu përmban vitamine dhe minerale kyçe si vitamina A, C dhe K, folat, hekur dhe kalcium.

Një gotë majdanoz të grirë përmban 984 mikrogram vitamin K. Por, sasirat e materieve tjera ushqyese janë:

– 1.78 g proteina
– 0.47 g yndyrëra
– 3.8 g karbohidrate
– 0.51 g sheqer
– 2 g fibra dietale
– 79.8 mcg vitamin C
– 5.054 IU vitamina A

Karakteristikat mjekuese shkencërisht të vërtetuara të majdanozit janë:

– sekretimi i rritur i urinës
– ulja ose zubutja e dhimbjeve gjatë menstruacioneve
– stimulimi i oreksit
– tretje më të mirë të ushqimit

Majdanozi është freskues i shkëlqyer natyror për aromën e gojës. Përtypet i freskët për të ulur ose larguar erën e keqe nga goja sidomos pasi konsumoni hudhër!

Majdanozi si kurë ose ilaxh për veshkët

Duke pasur parasyshë se majdanozi është i pasur me antioksidanse dhe vitamine, në mënyrë natyrore ndihmon në pastrimin e veshkëve dhe kontribon në funksionimin e tyre normal. Me shekuj përdoret si diuretik te vështirësitë me gurët e veshkëve, gurët në tëmth dhe infeksionet në trakin urinar. Pastrimi i veshkëve mund të bëhet me mbikëqyrës mjeksor me konsum të majdanozit në formë të çakit ose lëngut

Janë realizuar studime te personat e shëndoshë në periudhë prej 4 javë, nga ku mund të konstatohet se çaji nga majdanozi nuk imponon ndryshime në përbërjen e urinës të cilat do të ishin të rrezikshme për shëndetin e veshkëve ose fshikëzës. Sërish sasirat më të mëdha të majdanozit mund të shkaktojnë probleme te pacientët që kanë probleme me veshkët dhe fshikëzën.

Majdanosi në kuftën kundër kancerit

Flavonoidet që gjenden në majdanoz siç janë miricetini dhe apigenini mund të ndihmojnë në ndalimin e zhvillimit të karcinomit. Majdanozi radhitet si një ndër më efikasët në parandalimin e paraqitjes së kancerit në prostatë dhe zorrë të trashë.

Majdanozi në luftën kundër kilogramëve të tepërta

Majdanozi përmban shumë pak kalori por shumë materie ushqyese. Kjo kontribon për funksionimin optimal të trupit. Duke ju falënderuar enzimeve dhe fibrave dietale majdanozi e stimulon metabolizmin kurse në mënyrë diuterike ndikon në lirimin e organizmit nga teprica e lëngjeve. E gjithë kjo ndihmon proceset për rregullimin e peshës së trupit dhe lirimin ose shkarkimin e lëngjeve të tepërta, humbjen e kilogrameve dhe fryrjes.

Majdanozi për eshtra të shëndeshë

Sasirat e mëdha të Vitaminës K dhe kalciumit në përbërjen e majdanozit ndikojnë pozitivisht te shëndeti i eshtrave. Kjo ndihmon në pengimin ose parandalimin e osteoporozës dhe në reduktimin e rrezikut nga frakturat në eshtra. Futja ose marrja e vitaminës K ndihmon në absorbimin e kalciumit në organizëm i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave.

Majdanozi dhe diabeti

Majdanozi është një nga burimet më të mira të mirecitinit, i cili përdoret për parandalimin dhe mjekimin e diabetit. Majdanosi tradicionalisht përdoret si barë ose ilaç kundër diabetit në Turqi. Hulumtimet tregojnë se miricetini mund ta reduktoj nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën e insulinës. Hulumtimet ose studimet tjera treguan se miricetini mund ta reduktoj rrezikun nga zhvilimi i diabetit të tipit 2.

Mjekues është edhe rrënja!

Rrënja e majdanozit mund të konsumohet i zijer, i papërgatitur ose i pjekur. Përgatitet njësoj si llojet tjera të perimeve (karrota, panxhari), andaj mund të përdoret edhe si zëvendësim i tyre. Mund ta shtoni në supë ose në salce. Rrënja e papërgatitur ka shije intenzive, por mund ta shtoni dhe në sallata.

Në ushqim

Përveç si lëng dhe çaj, ekzistojnë shumë ushqime ku mund të shtohet majdanozi siç janë ushqimet me patate, oriz, salcë domatesh, ushqime të parapërgatitura me mish, vezë dhe të tjera.

Konsumi i tepërt i çajit nga majdanozi shkakton ndjeshmëri ndaj rrezeve të diellit të cilat mund të rezultojnë në paraqitjen e ndezjes së lëkurës. Përveç kësaj, te disa njerëz majdanozi mund të shkaktoj reaksione alergjike.

 Përzierje me ndikime pozitive

Për sy të ënjtur dhe të ndezur

Në 300 ml ujë, zijeni 2 – 3 minuta dy ligë gjethe të grura imët të majdanozit. Kur të ftohet, kulloni me garzë sterile. Me çajin e fituar i lyejmë sytë disa herë në ditë, kur gjatë natës vendosni kompresa

Për kompresa ju duhen disa gjethe majdanozi, të cilët praprpakisht duhet të pastrohen shumë mirë. Vendosni gjethet e majdanozit në sy, vendosni garzën dhe ashtu fleni në hapësirën e errët.

Për urinimin e tepërt

Përzijeni rrënjën, gjethin dhe farat, dhe të gjitha bashkë i grijmë për të fituar 5 lugë supe përzierje. Përzierjen e fituar e zijejm 5 minuta në gjysmë litër ujë. Pastaj e lëmë çaji të qëndroj 20 minuta, e kullojmë  dhe pijmë 1 filxhan 3 herë në ditë. Ky çaj poashtu eliminon ngecje në urinimin dhe ëntjen e këmbëve.