Masazh për fytyrë të lëmuar

Masazh për fytyrë të lëmuar
Çfarë dobie do të keni nëse rregullisht e masazhoni fytyrën? Do të shpëtoni nga lëngu i tepërt, do të ulni tensionin e muskujve të fytyrës, do të stimuloni qarkullimin. Për më tepër, ju do të ulni nivelet e stresit tuaj, duke ruajtur kështu ekuilibrin e hormoneve që shkaktojnë puçrrat. Ju nevojiten vetëm 5 minuta, duar të pastra dhe vaj ose serum për fytyrë.

Përcaktoni nofullën
Butësisht pickoni lëkurën përgjatë nofullës me gishtin tregues dhe gishtin e madh, duke filluar nga qendra e mjekrës dhe duke arritur deri tek veshët. Në këtë mënyrë, ju do të parandaloni çdo depozitim të lëngjeve në indin e lëkurës që rezulton në ënjtje.

Ngritni mollëzat
Bashkoni gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe vendosni nën mollëzën e majtë dhe shtyni butësisht përpjetë. Filloni në qendër të fytyrës dhe shkoni lart drejt pjesës temporale. Përsëriteni procedurën edhe në anën e djathtë. Për të stimuluar qarkullimin dhe për të arritur shkëlqim të menjëhershëm, butësisht ngritni mollëzat në maje.

Hekurosni qepallat
Me gishtin e unazës, shtypni butësisht dhe ngrini lëkurën përgjatë kockës që ndjek vetullën, duke filluar në këndin e brendshëm të syrit dhe duke lëvizur ka këndi i jashtëm. Përsëriteni procedurën nën sy. Kullimi(drenazhimi) i tillë limfatik manual do të zvogëlojë ënjtjen, dhe me këtë edhe rrathët e errëta.

Zbusni linjat e bukura
Vendosni gishtin e madh në pjesën temporale dhe me tre gishtat e mbetur vizatoni rrathë të vegjël nga qendra e ballit deri në qoshet e jashtme të fytyrës. Në këtë mënyrë, tensioni i muskujve zvogëlohet, dhe me praktikë të rregullt, linjat e imëta që vijnë nga mimika mund të minimizohen.