Mbretëresha në kuzhinë

Mbretëresha në kuzhinë

Megjithëqë gratë janë më shpesh në kuzhinë, burrat besojnë se janë kuzhinierë më të mirë dhe u pëlqen të komentojnë për kaosin që keni përgatitur. Por me këto këshilla do të jeni amvise më e rregullt dhe më e shpejtë. Por jo për t’u dëshmuar atyre, por për të pasur kohë për kafe me mikeshat tuaja.

 

Në garë me kohën

Truket e vogla të kuzhinierëve të mëdhenj

  1.  Nuk keni kohë për të grirë mishin? Mos u shqetësoni, thjesht rriheni atë. Kjo teknikë e përgatitjes së kotëletave përshpejton kohën që duhet për gatimin e mishit dhe gjithashtu lejon pjekje më të njëtrajtshme, dhe funksionon për çdo lloj mishi. Mos e humbni kohën duke kërkuar shtypësin, thjesht vendosni mishin në një qese frigoriferi dhe goditeni me tigan. Edhe do të kurseni kohë, edhe do të shpëtoni nga stresi.
  2.  Shumë amvise fillimisht lajnë perimet, pastaj i qërojnë dhe më në fund i presin. Jo se është e gabuar, por pasi qërohen disi bëhet e pashmangshme për t’i larë përsëri, apo jo? Prandaj, menjëherë kaloni në qëllimin kryesor, qëroni ose pastroni perimet nga gjethet e panevojshme, të cilat sigurisht janë më të ndoturat. Në mënyrë që të mos keni nevojë ta lani atë mirë, zhyteni në një tas me ujë në të cilin do të vendosni uthull alkoolike ose sodë buke.
  3.  Për të shkurtuar kohën që duhet që të ziejë uji i makaronave, shmangni vazot e thella. Në vend të kësaj, provoni një tenxhere më të gjerë, më të cekët. Mos u shqetësoni, makaronat do të gatuhen në më pak ujë, megjithëqë, gjithmonë mund të shtoni nëse dyshoni se nuk janë zier. Por një gjë është e sigurt – uji vlon më shpejt në një sipërfaqe më të madhe, jo në një enë më të thellë.
  4. Kur bëhet fjalë për ushqimin / ushqyerjen, fëmijët dinë të jenë të paparashikueshëm dhe në vend të zgjedhjes suaj të drekës, kërkojnë të hanë diçka krejt tjetër. Mos u frikësoni, nëse opsioni i dytë përfshin pjekje ose gatim, thjesht prisni produktet më imët dhe më hollë, dhe do të mbaroni për më pak se një orë.
  5.  Ngrohja e furrës është një truk i shkëlqyeshëm për të shkurtuar kohën e pjekjes, por për disa minuta, vendoseni tiganin të nxehet. Kur vendosni perime, mish ose çfarëdo që gatuani, ajo që bie në fund do të fillojë të piqet në të njëjtën kohë me produktet  të cilat ekspozohen drejtpërdrejt në ajrin e nxehtë. Plus, në këtë mënyrë do të fitonin edhe pjekje të njëtrajtshme.
  6.  Nëse jeni lloji i amvisave që shmangin ngrohjen me mikrovalë, ne kemi një ide se si të kursejmë kohë, por edhe energji elektrike. Në vend që të ngrohni sërish brioshët e ngrira në një tigan që kërkon kohë të nxehet, vendosni letër pjekjeje direkt në raftin e furrës dhe renditni brioshët përmbi.

Ruatje e mençur

Mënyra se si e ngrijmë ushqimin e gatshëm, gjysmë të gatshëm ose të freskët bën një ndryshim të madh. Kur të keni kaluar tashmë kohën e magazinimit, sigurohuni që ushqimi të përfundojë në tigan dhe jo në plehra.

Frutat dhe perimet që prodhojnë etilen (gaz) si molla, bananet, domatet, duhet të ruhen veçmas nga ato që janë të ndjeshme ndaj etilenit siç janë lulelakra, karotat dhe perimet me gjethe. Kjo ndarje do të thotë një jetë më e gjatë për të gjithë këto ushqime. Bëni një kontroll të shpejtë të ngrirjes së thellë dhe bëni një shpërndarje të re.

Ato pjata për të bërë kube akulli? Ju nuk mund të besoni se sa kohë do t’ju kursejnë. Ato janë të shkëlqyeshme për ruajtjen e frutave të përzier që do t’i përdorni për gojëmjaltë. Në mëngjes, thjesht vendosini në një gotë qumësht të ngrohtë ose të ftohtë dhe ato do të shkrihen. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për ngrirjen e salcave të makaronave si pesto ose buion që do të shërbejnë për të pasuruar shijen e shumë shujtave. Thjesht vendosni disa kube në një tigan ose tenxhere në të cilën gatuhet mishi dhe ju i keni dhënë pjatës shije në një lëvizje.

Një enë hermetike për magazinimin ose ruajtjen e ushqimit është një gjë e domosdoshme në kuzhinë. Në këtë mënyrë, ju do ta mbani ushqimin të freskët sepse nuk do të thahet, hollohet ose thith aromën e frigoriferit. Enët e qelqta janë më të suksesshme në këtë detyrë, plus, ato janë të sigurta si në frigorifer ashtu edhe në furrë. Ato janë të lehta për t’u larë, nuk nuhasin dhe nuk mbajnë njolla si plastika.