POLIC TË MIRË DHE TË LIGË

POLIC TË MIRË DHE TË LIGË
Familja është sistemi më i rëndësishëm ku takojmë. Funksionaliteti i saj ka rëndësi të madhe në procesin e edukimit dhe në rritjen e pasardhësve. Nëse ky sisetm nuk funksionon si duhet, edukimi i fëmijëve mund të lëviz në drejtim të cilin më pak e dëshirojmë.
„Si prindërit – ashtu fëmijët“ është një thënie e vjetër e cila ka kuptimin e saj. Ose ketë thënie mund ta plotësojmë duke shtuar – si është raporti mes prindëve, ashtu do të jenë edhe fëmijët.
Role të ndryshme
Polic i mirë dhe i ligë. Pothuaj çdo prind së paku një herë është gjendur në këtë situatë kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve. Shpesh mund të dëgjohet se si një nga prindërit ka rol të rreptë, kurse tjetri- është  – i butë dhe bën lëshime.
Kur nëna dhe babai kanë role të ndryshme, atëherë fëmijët e dinë se cilit prind për çka mund t’i drejtohen. Ndarjet e këtilla nuk kanë asgjë të keqe, përveç etiketimit të gabuar të prindit si i mirë ose i keq. Nëse vetëm një prind parashtron kërkesa ndaj fëmijëve, kurse tjetri është plotësisht i tërhequr nga ky rol, raporti dhe lidhshmëria në raportin prind-fëmijë mund të prishet ose keqësohet.
Nëse nëna dhe babai nuk pajtohen me mënyrën e eduktimit, atëherë fëmiju nuk do ta mësoj se çka është e mirë, çka është e keqe ose çka lejohet e çka nuk lejohet lidhur me sjelljen. Në këtë mënyrë, fëmijët hutohen dhe ndjehen të pasigurt. Nëse njëri prind motivon ose nxit dhe mbështet një sjellje të caktuar te fëmiju, kurse tjetri prind është kundër dhe e gjykon,  fëmiju nuk do të jetë i sigurt në vete dhe në veprimet e tij, madje as edhe te prindërit e tij/saj ose te reagimet e tyre.
Raporti ose mardhënia e dyanëshme
Një pjesë e mirë e karateristikave të personalitetit fëmijët i trashëgojnë  nga prindërit e tyre, por një pjesë tjetër goxha të madhe të ndërtimit të karaterit dhe sjelljes merret dhe përvetsohet nga modeli dhe nga klima e cila mbizotron mes prindërve dhe raportit të prindërve si bashkëshortë.
Me rëndësi është të dihet se edhe fëmiju me individualitetin e tij,  me strukturën e personalitetit e cila është karakteristike vetëm për të, mund të ndikon mënyrën se si prindërit e tij do ta eduktojnë atë. Një prind i mençur dhe i zugjuar me siguri do ta ndjen dhe do ta din se me cilën masë do të ragon më së miri fëmiju i tij. Ndonjë fëmijë më së miri reagon kur dënohet, por, sërish  do të jetë më e dobishme nëse e lëvdroni më shpesh.
Bëhuni prind i meçur sepse mjedisi i shëndosh, qetësia në shtëpi dhe zhvillimi i shëndoshë psikologjik i fëmijut janë më të rëndësishme për çdo prind.
Aleanca prindore dhe funksionimi i saj  janë shumë të rëndësishme për sistemin i cili quhet „familje“. Që kjo aleancë të jetë e sukseshëme,  ju patjetër t’i kordinoni anëtarët kompleks, në një mision të vetëm dhe me hapa dhe strategji të njejtën.
Disa këshilla:
  • Asnjëherë mos shprehni qëndrime të ndryshme edukative përpara fëmijëve. Qëndrimet dhe mendimet se cili qëndrim është më i mirë, i konfirmoni ose diskutoni  në mungesë të tij/saj.
  • Bëhuni të drejtë. I ndani obligimet që ta keni të dy të lehtë.
  • Bëhuni të përgjegjshëm në komunikim me fëmijun. Krijoni kushte që fëmiju të ketë mirëbesim te të dy.
  • Vendimet e rëndësishme duhet të sillen bashkarisht.
  • Mbështesni njëri tjetrin në prezencë të fëmijut. Në këtë mënyrë bashkveproni në mënyrë bindëse dhe fëmijut i jepni një shembull të mirë se si nëna dhe babai duhet të sillen.
  • Mos e leni pas dore raportin martesor. Kënaqësia nga raporti ose mardhëni bashkshortore ndikon shumë edhe suksesin edhe relacionet tjera familjare.
  • Tentoni që të sikronizoni nivelin e bashkpunimit, kërkesat, komplimentet dhe kritikat të cilat i bëhen në lidhje me sjelljen e fëmijut.