PROPOLIS

PROPOLIS

PROPOLISMENÇURIA E NATYRËS e shëndruar në bar univerzal
Propolisi është emër i përbashkët për përzierjen e substancave ngjitëse të cilat bleta i tubon nga llojet  e ndryshme të bimëve.
Për përbërjen shëruese të propolisit dinin edhe Egjiptasit e lashtë para 3000 viteve.Nëpër shekuj, shkenca vetëm i ka vërtetuar të gjithë fuqitë e zbuluara të reja, por jo edhe të studijuara deri në fund të kësaj komponente natyrore.

Përbërja kimike
Kur analizojmë përbërjen kimike, propolisi është materie shumë komplekse. Përbërja mund të varijon varësisht nga bimët nga të cilat tubohen, si dhe nga koha e motit. Paraqet përzierje të dyllit,rrëshirës, vajrave eterik dhe polenit, kurse një përqindje e madhe e përbërjes ju takon edhe pranisë së llojeve të ndryshme të fllavonoideve.Përbërja plotësohet edhe me sasi të rëndësishme të mineraleve dhe vitamineve dhe me mbi 50 materie tjera të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin biologjik në organizëm.

Simboli i fuqisë
Propolisi është një nga lepezët e “barërva të meçura” të natyrës dhe “luftëtar” i cili merret me gjithçka që e kërcënën organizmin. Në të njejtën kohë e ruan indin e shëndoshë dhe ndihmon në shërimin e indit të sëmurë.
Përbërësit biolgjik dhe ndikimet e propolisit janë me spektër të gjërë. Jo rastësisht e mban epitetin bar i shk.21.Në mënyrë primare dhe shkencore është dëshmuar ndikimi tij antimikrobial, antiviruasial,antikërputhore dhe biostimulator për shkak të të cilit lista e sëmundjeve dhe problemeve shëndetsore te të cilat zbatohet me sukses propolisi është mjaft e madhe.

Përdorimi
Si biostimulator më i rëndësishëm dhe aktiv, propolisi kontribon për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në organizëm dhe për aktivizimin e mekanizmave natyror për vetëshërim.Në mënyrë të provuar dhe efikase përdoret për shërimin e infeksioneve respiratore, infesksionin e zgavrës së gojës, traktit urinar, sëmundjen e mushkrive të zeza dhe infeskionet e organeve të trejtjes pa rrezik nga rezistenca dhe shfaqa e efekteve të padëshirueshme.
Në rastete e diares së rëndë, atje ku kanë dështuar shumë shërime tradicionale, propolisi është dëshmuar si mjet efikas.
Duke ju faleminderuar flavonoideve të përbërjes, propolisi manifeston rol të fortë antioksidues, kështu që me sukses zbatohet  në luftën kundër radikaleve të lire, dhe për mbrotjen e strukturave të qelizave të procesit të plakjes së parakohëshme.
Mjet i fuqishëm antivirusal, i cili u dëshmua në trajtimin efikas të herpesit të buzëve. Efikasiteti është më i mirë nëse fillohet me simptomet e para të paraqitjes së herpesit.
Me sukses përdoret edhe  për lëndimet, djegiet, sëmundjet e lëkurës (psorioza,seboreja, infeksionet e kërpudhave).
Është vërejtur përdorim i madh në preparate të ndryshme kozmetike vetëm për shkak të ndikimit të shprehut antibiotik, antikërpudhor dhe antioksidues.
Në kohën moderne realizohen shumë studime të ndryshme ku dëshmohet edhe fuqia e propolisit në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene ( ndikim citostatik) si dhe për shërimin e llojeve të ndryshme të tumoreve.
Mes tjerash, njihen edhe efektet për shërimin ose ngadalsimin e simptomeve të: hemoroidet,aftet, rënia e flokëve, ndezja e qiellëzës, kollitja, kariesi, artritisi, ndezja e veshit, ftohja, çlirimi nga tendosja dhe pagjumësia. Lista e sferave ku propolisi zbatohet me sukses është edhe më e madhe nëse merret parasyshë edhe zbatimi i madhe në forma të ndryshme  në mjeksin natyrore.

Format më të Shpeshta të Përdorimit
Propolisi përdoret në formë të zbërthyer dhe atë në tretës alkoholik në disa koncentrime (10%, 20%…), pika vajore, spërkatëse për zgavrën e hundës dhe të gojës,sallo dhe krem, tableta dhe kapsula. Mund të gjendet në formë të pastër ose në kombinim me komponentet tjera barishtore me ndikim të njejtë sinergjetik. Forma më shpesh e përdorur është në formë të pikave të cilat mund të përdoren drejtpërsëdrejti ose të treten në kube të sheqerit.

Ndikim më të mirë ka nëse pikat merren në kombinim me mjaltë. Këtë përzierje përgatiteni në mënyrën në vijim: në filxhan përzieni një lugë mjaltë dhe 5-10 pika propolis.
Në mjeksinë natyrore ekzistojnë udhëzime të ndryshme për përgatitjen dhe përdorimin e propolisit.
Propolisi është produkt stabi, por rekomandohet që të ruhet në enë të erëta, në vend të thatë dhe të ftohtë.

Rekomandim
Ashtu si të gjithë produktet tjera të bletës, rekomandohet përdorimi së paku1 ore para ose 2 orë pas ushqimit. Më së miri është që të mbahet në gojë më gjatë që është e mundur. Përse? Zgavra e gojës është e begatshme me shumë enë të gjakut të cilat mundësojnë thithjen e shpejtë të propolisiti në qarkullimin e gjakut.

Vëretje
Te një përqindje e vogël e njerëzve mund të paraqitet reaksion alergjik.Në këtë rast duhet menjëherë të ndërpritet përdorimi deri sa të vërtetohet arsyeja e vëretetë.

Ndihma e parë gjatë gjakëderdhjes
Gjakderdhjet e shkatuara nga lëndimet dhe djegiet, ndaloni menjëherë dhe thjeshtë me ndihmën e gazave të lagura me tretës të propolisit.