Pse dështimi i dikujt tjetër ka shije të ëmbël?

Pse dështimi i dikujt tjetër ka shije të ëmbël?
Është një gjë të përpiqesh të gëzohesh me mossuksesin e dikujt, por është krejt tjetër gjë të kënaqesh me dështimin e dikujt – një emocion që askush nuk ka guximin ta pranojë.

Vëllai juaj është në borxhe, dhe ju jeni të lumtur për këtë? Fjala “lumturi” mund të tingëllojë e fortë, por duhet të ketë qenë ndjenjë e bukur të dëgjosh që njeriu që tallej me ju për shkak të të ardhurave të pakëta erdhi tek ju për një hua. E, ajo shoqja, burri i së cilës e befasonte pa ndonjë arsye? Epo, këtë herë ai e befasoi atë me pabesi, dhe juve ju kënaq zemra e dashur për shkak të këtij fakti. Përse? Sepse në çdo rast ajo e vlerësonte pa të drejtë burrin tuaj si më të pakujdesshmin. Duke ikur me çantën në dorë, hajduti u rrëzua  dhe e theu krahun. Sikur të ishte e pashmangshme, ju bërtitët: “Epo, e lypi e gjeti!”

Të dashur lexues, këto mund të jenë histori të trilluara, por ju do të pranoni që të gjithë jemi gjetur ndonjëherë në një pozitë kur kënaqemi me hallet e të tjerëve. Po, është e vështirë të pranosh atë fakt dhe kjo është arsyeja pse ka shumë pak kërkime mbi këtë fenomen, i cili, përndryshe, është plotësisht njerëzor dhe i natyrshëm.

Gjermanët e quajnë këtë fenomen schadenfreude (“schaden” që do të thotë “të dëmtosh” dhe “freude” që do të thotë “gëzim”), në mënyrë që të përshkruajnë kënaqësinë e shkaktuar nga mjerimi i dikujt tjetër. “Kjo ndjenjë është sigurisht kolektive, ndodh në çdo kulturë dhe nga këtu burojnë të gjitha fjalët dhe frazat e ndryshme që njerëzit janë përpjekur t’i përdorin për ta përshkruar atë,” shpjegon Tifani Vat Smith, historian dhe autor i Schadenfreude. The Joy Of Another’s Misfortune“. Për francezët, fraza është “joie maligne” – “kënaqësi djallëzore” e shkaktuar nga vuajtjet e të tjerëve; Në Japoni, fraza përkthehet si “fatkeqësia e dikujt tjetër është aq e ëmbël sa mjalti”. Si do të shprehet kjo te ne? Kënaqësi me fatkeqësinë e dikujt tjetër?

Nuk ka rëndësi se si e quajmë, e sigurt është që një emocion i tillë ekziston dhe buron nga i njëjti vend – nevoja për të krahasuar veten me njëri-tjetrin. “Krahasimi është i rrënjosur në nënvetëdijen tonë”, shpjegon Vat Smith. Njerëzit janë krahasuar që nga koha e shoqërisë fisnore kur ata garonin për ushqim dhe strehim. Epo, ata që ishin më të suksesshëm në këtë, ishin superiorë ndaj të tjerëve. Në vitin 2021 mund të mos jemi duke garuar për ushqim, por shumë më shumë po garojmë për një sërë të mirash materiale që e bëjnë krahasimin një proces që është vazhdimisht aktiv. Edhe pse është e parëndësishme që ndonjë të huaji, që e ndiqni në rrjetet sociale, i është djegur ushqimi, truri juaj e sheh atë si një shans për t’u ngritur dhe për të shënuar një pikë.

TË GJITHË KEMI ZILI

Nëse kthehemi në epokën primitive, madje është mirë që njerëzit u krahasuan me njëri-tjetrin, sepse në atë mënyrë ata e mbajtën atë dëshirë të ngriheshin mbi të tjerët. Kjo është arsyeja pse njerëzimi ka arritur kaq larg, apo jo? Por kur sot nuk ka asnjë motiv për mbijetesë që do të justifikonte kënaqësinë nga dështimi i dikujt tjetër, bëhet paksa e çuditshme dhe e papranueshme nga ana shoqërore të pranojmë se kemi ndjenja të tilla. Studimet në të cilat u skanua truri pjesëmarrësve konfirmuan që kjo ndjenjë jo vetëm që ekzistonte, por njerëzit e ndjenin atë edhe kur ata pretenduan se nuk e ndjenin atë. Në një studim të vitit 2009, studiuesit në Japoni zgjuan zilinë e pjesëmarrësve duke u thënë atyre se fqinjët e tyre kishin blerë makinën e ëndrrave të tyre; ata më pas u përpoqën t’i inkurajonin kënaqësinë me dështimin e fqinjëve, duke u thënë se të njëjtët fqinjë kishin shkatërruar makinën në një aksident automobilistik. “Sa më shumë kënaqësi ndjeshin për diçka të keqe, aq më shumë aktivitet vumë re në pjesën e trurit përgjegjëse për shpërblim”, shpjegon dr. Dean Mobs, bashkautor i studimit. Që do të thotë që kur një koleg i cili gjithmonë ju ndërpret ndërsa flisni në takime pushohet nga puna, aktivizohet e njëjta zonë e trurit si kur dikush ju blen një gjevrek për mëngjes.

Studimi gjithashtu tregoi se sa më shumë zili kishin pjesëmarrësit për fqinjët e tyre që kishin blerë Ferrari, aq më e madhe ishte kënaqësia e tyre kur dëgjuan se kishte mbetur vetëm një kanoçe e shtypur nga Ferrari. Por kënaqësia në fatkeqësinë e dikujt tjetër nuk rritet vetëm nga ndjenja e zilisë. “Një person është më shumë  ziliqar nëse ka diçka që ai e sheh tek individi tjetër si një kërcënim”, thotë dr. Mobs. “Këto kërcënime janë shumë komplekse dhe njerëzit shpesh nuk janë në dijeni për ato. “Në rastin e një fqinji që ka një makinë të re, kërcënimi është për statusin tuaj në rënie ose besimet tuaja dhe sistemin tuaj të vlerave.”

HAKMARRJE E ËMBËL

“E meritonte atë!” – fraza më e zakonshme që ndjek ndjenjën e zilisë. Për shkak të saj, studimet thonë se ndjenja e zilisë është një mik i drejtësisë, një emocion i ëmbël që do të lërë një shije të hidhur në gojën tuaj. Por posa të kuptojnë se dikë e kanë zili, njerëzit menjëherë ndihen të turpëruar dhe çnjerëzor.

“Përjetoni këtë emocion si një shenjë paralajmëruese”, thotë psikologu klinik dr. Jesami Hiberd. “Në fakt është një alarm për pasiguritë tuaja. “Pranojeni vetveten për të kuptuar se çfarë ju mungon në jetën tuaj dhe merrni masa!”

Le të kthehemi në shembullin e mësipërm … Huazimi i vëllait tuaj ju bën të lumtur sepse ju jep ngushëllim që nuk jeni vetëm, që nuk jeni vetëm me probleme financiare mes njerëzve që njihni. Por jini mjaft të mençur për të bërë diçka në lidhje me të, ndoshta kërkoni një punë të re ose merrni më shumë arsimim.

“Kënaqësia me fatkeqësinë e dikujt tjetër është në thelb vetëm një mendim”, shpjegon dr. Hiberd. “Njerëzit mendojnë për gjithçka gjatë ditës. Prandaj, është më e rëndësishme se çfarë bëni me mendimet që kalojnë nëpër kokën tuaj. “Cilat aktivitete ju inkurajojnë – kjo është ajo që ju përcakton juve si një individ.”