Pyetje interesante Përgjigje shkencore

Pyetje interesante Përgjigje shkencore

Kompjuteri më vjedh gjumin – çfarë mund të bëj?

Të gjithëve na ka ndodhur, ta kalojmë ditën para një kompjuteri dhe ta kalojmë natën kot duke numëruar dele. Pagjumësia është një shoqëruese e zakonshme e lodhjes. Mundësia për të riparuar dëmin qëndron te kafjalli. Një studim i botuar në revistën Foodzbuloi se karotenoidet (të tilla si luteina) të pranishme në tëmth mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit. Në të njëjtën kohë, ato fshijnë lodhjen e dukshme në zonën rreth syve dhe mbrojnë nga dhimbjet e kokës. Plus, pasi t’i gëlltitni, antioksidantët shndërrohen në vitaminë A – kyçe për shëndetin afatgjatë të syve. Por kushtojini vëmendje mënyrës së përgatitjes së vezëve, gjatë skuqes së tyre karotenoidet pothuaj përgjysmohen. Opsioni më i mirë është veza e zierë e butë.

Dijeni këtë:

78 është përqindja e pjesëmarrësve në një studim që morën djegie nga dielli sepse ata përdorën vetëm një çadër si mbrojtje nga rrezet UV. Nga ata që përdorën SPF, vetëm 25% përjetuan djegie, sipas një studimi të botuar në revistën Jama Dermatology.

A është e mundur të kem urth për shkak të uljes jo të duhur?

Djegia në fyt, ose “urthi” siç quhet në gjuhën popullore, quhet shkencërisht Sëmundja e Refluksit Gastroesofagial (SRGE), e cila ndodh kur acidi i stomakut hyn ose kthehet në ezofag ose gojë. Alkooli, ushqimet pikante dhe kafeja janë tre shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje. Por dietologia Helen Barret argumenton se edhe qëndrimi i trupit mund të shkaktojë këtë gjendje. “Nëse vazhdimisht jeni të ndrydhur ose të kërrusur përpara një monitori dhe shtypni stomakun tuaj, acidet do të vijnë lehtësisht në gojën tuaj. “Ky problem nuk duhet të injorohet në rast se bëhet më i shpeshtë, sepse skenari më i keq është: kanceri.”

Cili është vaji më i shëndetshëm i gatimit?

Për sa u përket kalorive, vajrat janë të ngjashëm – rreth 120 kalori në një lugë gjelle. Por secili ka veçoritë e veta, prandaj është mirë t’i rrotulloni gjatë ushqyerjes.

Vaji i ullirit – Do të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq dhe presionit të gjakut dhe në uljen e inflamacionit. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ( pastër) është i pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese anti-inflamatore.

Vaj i farave të rrushit– I pasur me vitamina C dhe E, beta-karotinë, antioksidantë që mbrojnë nga radikalet e lira.

Vaj kokosi– Një lugë gjelle përmban rreth 13.6 g yndyrë, 12 g prej të cilave janë të ngopura. Por disa nga këto yndyra “të këqija” janë lloj të acidit laurik që rrit imunitetin dhe vret bakteret e këqija. Në thelb nuk është një zgjedhje e keqe, por nëse nuk e përdorni çdo ditë.

Vaji i avokados– Përmban doza të mëdha të vitaminës E dhe është një ndihmë e vërtetë për shëndetin oral: parandalim i provuar i parodontitit.

A është më mirë të ushtrosh vetëm ose në grup?

Një studim i ri pretendon se ushtrimet në grup jo vetëm që do t’ju sjellin rezultate më të mëdha dhe më të shpejta, por gjithashtu do të përmirësojnë psikikën tuaj. Studimi 12-javor, i kryer midis studentëve në Universitetin e Nju England (University of New England) në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se seancat grupore të fitnesit me kohëzgjatje prej 30 minuta, vetëm për një javë, arritën të ulin stresin për 26% . Pjesëmarrja në seanca të rregullta të fitnesit në grup çon në reduktim të ndjeshëm të stresit dhe rritje të cilësisë fizike, mendore dhe emocionale të jetës në krahasim me ushtrimet vetëm ose të parregullt.

Për parandalim më efikas të rrudhave rreth syve, a është e nevojshme ta përdor kremin edhe në mëngjes edhe në mbrëmje ose mjafton vetëm në mbrëmje?

Duke pasur parasysh se lëkura rreth syve është e hollë, kurse ne i shfrytëzojmë muskujt facial tërë ditën (kapsitje, qeshemi, mbyllim sytë ndaj diellit) mirë është që kremi të shtresohet në disa shtresa dhe atë në mëngjes dhe në mbrëmje. Zgjidhni produkte të cilat synojnë të përdoren për problemin tuaj konkret dhe përdoreni sipas dendësisë duke filluar nga ai më pak i dendur. Gjatë ditës ju nevojitet formulë e cila përmban vitamin C që t’ju mbrojë nga radikalet e lira dhe antioksidant si vitamina E. Për mbrëmje, domosdoshmërisht përdorni kremin 1 orë para gjumit që të ketë kohë të mjaftueshme të absorbohet, zgjidhni formulë hidratuese me bazë retinoli.