Pyetje & Përgjigje

Pyetje & Përgjigje

Patate të ëmbla apo të zakonshme?
Pëse jo të dyja? Por nëse ju intereson cili produkt kryeson për sa i përket vlerave ushqyese, atëherë patatja e ëmbël është në një avantazh të vogël. Ata janë me vlerë të njëtë kur bëhet fjalë për vitaminën B6 dhe hekurin, sipas analizës së Jo Hollington – dietolog dhe themelues i Nutrition Me. Patatja e zakonshme ka një avantazh për sa i përket vitaminës C dhe numrit të kalorive (146 kalori në 170 g krahasuar me 130 kalori), por patatja e ëmbël përmban plus vitaminë A. Fibrat në lëvozhgën e patates së ëmbël janë provë se ajo ka një indeks glicemik më të ulët, gjë që e bën atë një furnizues të shkëlqyeshëm të energjisë me lirim të ngadaltë. Kjo është e vërtetë pa marrë parasysh se sa dhe si e gatuani atë.

A kam nevojë vërtet për krem gjatë ditës dhe natës?
Po, sepse lëkura ka nevojë për një larmi përbërësish aktivë gjatë natës dhe ditës. Kremi i ditës duhet të përmbajë SPF dhe antioksidantë që do të luftojnë ndotësit dhe do të kontrollojnë skuqjen. Kremi i natës duhet të trajtoj problemet me të cilat përballet lëkura si thatësia, njollat e errëta, shenjat e plakjes.

A është lodhja reale?
Një gjë është e sigurt, lodhja mund t’ju lërë pa gjumë! Lodhja ndodh kur trupi dhe mendja nuk janë të sinkronizuara: ju jeni të rraskapitur mendërisht, por fizikisht, trupi nuk është aq i lodhur sa të bjerë në gjumë. Ushtrimet mund të ndihmojnë, sepse në këtë mënyrë trupi do të heqë qafe adrenalinën e akumuluar gjatë ditës stresuese duke sekretuar adenozinë. Në këtë mënyrë, ju në të vërtetë do të ndihmoni që melatonina (hormoni përgjegjës për gjumin) të jetë më efektiv. Harrojeni idenë e një gote verë, alkooli rrezikon gjumin e thellë.

Thjerrëza të kuqe, kafe apo jeshile?
Cilado që të jetë më e shijshmja për ju, mjafton të jenë thjerrëza (lente). Studimet e fundit thonë se mjafton që një gjysmë pjate me oriz të zëvendësohet me thjerrëza (lente) për të ulur sheqerin në gjak për 20%. Ky perime, i cili është jashtëzakonisht i pasur me fibra dhe proteina, ngadalëson tretjen dhe lirimin e sheqerit, duke ju bërë të ngopur për një kohë më të gjatë dhe duke ulur rrezikun nga diabeti.

Pse kam nevojë për ushqim me më shumë kalori në dimër?
Fajin e kanë hormonet! Ata ndikohen fuqimisht nga rrezet e diellit, kështu që posa të fillojë të errësohet, niveli i serotoninës (hormoni përgjegjës për lumturinë) fillon të bjerë. Konsumimi i ushqimeve të pasura me karbohidrate stimulon sekretimin e tij. Në mënyrë të veçantë, karbohidratet stimulojnë sekretimin e insulinës, e cila nga ana tjetër shndërron aminoacidin triptofan në serotonin. Për këto arsye, njeriu në mënyrë të pavetëdijshme përpiqet të kthej humorin përmes ushqimit. Dhe tani që e dini, zgjidhni karbohidratet me drithëra integral, kurse orizi të jetë ngjyrë kafeje – tretja merr më shumë kohë, ndërsa sekretimi i glukozës në gjak zhvillohet në mënyrë më të barabartë. Në këtë mënyrë nuk do të përballeni me një rritje të papritur të sheqerit në gjak dhe do të përfitoni nga lirimi i ngadaltë i energjisë.

Dush i ftohtë ose banjë e nxehtë – çfarë është më mirë pas stërvitjes?
Varet nga stërvitja?! Nëse keni bërë ushtrime të qëndrueshmërisë, themi një maratonë, atëherë banja me avull është e shkëlqyeshme që muskujt e rraskapitur të rimarrin forcën e tyre. Nëse keni pika të dobëta që ju tradhtojnë gjatë stërvitjes, për shembull, tendinat ose beli, një kompresë e ngrohtë do të përmirësonte qarkullimin. Por për parandalimin e menjëhershëm të dhimbjes, pickimit, dridhjes në pikat e dobëta, vendosni një paketë akulli për të parandaluar ënjtjen ose mpirjen- veçanërisht në gjunjë, ijë, nyje. Sapo e keni mbaruar stërvitjen kros fit ose keni vrapuar sprint (vrap i shpejtë)? Mund të bëni një dush të ftohtë. Gjatë stërvitjes intensive dhe afatshkurtër, uji i ftohtë rregullon drejtimin e gjakut në qendër të trupit dhe kështu bëhet ngrohja e organeve. Pasi të keni dalë nga dushi, gjaku shumë shpejtë do të kthehet tek ekstremitetet që t’i mjekoj dhe t’i çlodh të njëjtët. Për dush të ftohtë duhen maksimalisht 15 minuta, të ndara në intervale prej 3 minuta.