Qofte me fasule të kuqe

Qofte me fasule të kuqe

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 vezë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 lugë fara (përzierje me fara luledielli, kungulli, susami dhe liri)
  • 5-6 lugë tërshërë
  • 1 kungulleshkë e njomë
  • 2 qepë të njoma
  • 1 konservë me fasule të kuqe

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit hidhen në një grirëse për të fituar një përbërje të njëtrajtshme dhe më të lëngshme. Nëse përzierja është shumë e lëngshme, shtoni edhe pak tërshërë. Nëse është shumë e trashë, shtoni pak ujë. Shtroni një tepsi me letër pjekjeje dhe rradhisni qoftet duke përdorur një garuzhdë. Piqen për rreth 20 minuta në temperaturë prej 180 deri në 200 gradë. Shërbeni të ngrohta me sallatë të freskët me domate, kastraveca dhe djathë.