QUMËSHTI I NËNËS – gjithçka që i duhet foshnjës suaj

QUMËSHTI I NËNËS –  gjithçka që i duhet foshnjës suaj

Qumështi i nënës paraqet ushqimin më të shëndetshëm, natyror dhe të pazavendësueshëm për foshnjën tuaj të porsalindur. Është ideal sa u përket materieve bazë ushqeyes dhe prania e shumë faktorëve anti-infektues e bën qumështin e nënës ushqim unik dhe të pa zëvendësueshëm, maksimalisht të përshtatur për nevojat fiziologjike dhe ushqyese për foshnjën tuaj. Është i përshtatshëm për nevojat e foshnjës, pa bakterie dhe steril.

 
Kur fillon gjidhënia
Gjidhënia e parë,nëse gjendja shëndetësore e nënës e lejon, duhet të jetë në tridhjetë minutat e para pas lindjes. Praktikisht konsumimi i qumështit të nënës fillon gjysëm ore ose jo më vonë se 6orë pas lindjes kur foshnja fillon të ushqehet me të ashtuquajturin qumështi i parë ose coleustrum (kulloshtër) – lëngu ngjyrëverdhë i pasur me elemente ushqyese dhe mbrojtëse. Kulloshtra është e mbushur me antitrupatë cilët e mbrojnë foshnjen nga mikroorganizmat dhe e zvogëlojnë rezikun nga alergjitë në jetën e tij të mëtejshme.Prej ditës së dytë deri në ditën e gjashtë të laktacionitfoshnja ushqehet me tëashtuquajturin qumështi i përkohshëm,a prej ditës së 7 deri te java e tretë e laktacionit formohet më e ashtuquajturi qumështi i pjekur i cili mandej i plotëson të gjitha nevojat e foshnjës Suaj.

I veçantë në përmbajtjen e tij
Qumështi i nënës përmban të bardha thartore dhe kazein, karbohidrate në formë të laktozës, yndyrna duke përfshirë edhe acidet yndyrore gjysmë të ngopura me zinxhirë të gjatë(shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të foshnjës Suaj), vitamina dhe minerale. Qumështi i nënës i plotëson nevojat e fëmijës Suaj që të rritet dhe zhvillohet normal,ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe e mbron nga sëmundjet. Foshnjët e ushqyera me qumësht të nënës janë më pak të rrezikuar nga infekcioni në traktin digjestiv,ndezja e veshëve,infekcione në pjesën e poshtme të trakti respirator,asma,dermatiti atipik, diabeti, kurse këta fëmijë kanë zhvillim më të mirëkognitiv. Përmbajtja e qumështit të nënës nga secila gjidhënie ndryshon,në fillim qumështi është i pasur me ujë,gati i tejdukshëm,a pastaj bëhet më i trash dhe më kalorik për këtë qëllim foshnja Juaj duhet ta zbras gjirin deri në fund pas çdo gjidhënie.

 

Përparësitë ekonomike ekologjike dhe shoqërore
Përveç që është ushqim më i mirë qumështi i nënës është edhe sinonim i instiktit,    njoftimit,njohjes, afërsisë, sigurisë, dashurisë, mbrojtjes, çlodhjes, kënaqësisë. Në fund qumështi i nënës është i përkryer dhe i pranishëm menjëherë pas lindjes,çdo herë është i freskët, ka temperaturë ideale, ruhet sigurt dhe gjithsesi falas.Si ushqim më ekonomik, i lirë,gjidhënia është e dobishme edhe për familjen. Efektet plotësuese të zhvillimit të një popullate të shëndosh rezultojnë në reduktimet e shpenzimeve për mbrojtje shëndetsore, nga e cila përfiton edhe shoqëria më e gjërë.