RECIPES 5

RECIPES 5

Supër e larmishme prej perimeve

300 g perime të grira në katror të vegjël (karrota, brokoli, bizele, patate),
1 qepë,
40 g vaj (gjalp),
40 g miell,
pak majdanoz të prerë dhe pak melmesa atomatike sipas dëshirës.

Në vaj ose gjalp skuqet pak qepa e ngrirë. Pastaj shtohen perimet. Spërkatet me miell dhe mbushet me ujë ose me lëng mishi.
Zijhet rreth 20-30 minuta. Hudhet majdanozi i grirë.
Në këtë,  në secilën  pjatë mund të shtohet „ buka e skuqur formë katrorëve“.

Buka e misrit e gjelbërt me djathë

3 vezë,
1 gotë me miell të bardhë,
2 gotë me miell misri,
1 gotë kos,
1gotë ujë mineral,
1/2 gotë vaj,
300 g djathë (renduar ose e grirë),
200 g spinaq (ose perime të gjelbërta si hither ose panxhari gjethe),
1 pluhur për pjekje,
pak krip sipas dëshirës.

Vezët rrihen mirë me mikser, shtohet kosi, pastaj uji mineral dhe vaji. Shtohet pluhuri ku përzihet pluhuri për pjekje. Në këtë përzierje shtohet edhe spinaqi i grirë. Në fund shtohet djathi dhe mirë përzihen.
Përzierja derdhet në tiganin e lyer për pjekje. Brumi duhet të jetë i nxehtë. Furra ngohet në 200 (220) ºС. Në furrë të tillë të ngrohtë piqet 20-25 minuta.

Bishtaja e pjekur

600 g bishtaj, e larë dhe e prerë ose grirë,
2 kokërra qepë,
2 thela hudhër,
2 karrota, renduara,
2-3 vezë,
majdanoz,
200 g qumësht ose mazë,
1 lugë piper të zi,
pak vaj,
krip, erëza, piper, sipas dëshirës.

Qepa e grirë imë skuqet në vaj, pastaj shtohet bishtaja, qepa dhe avullohen që të zbuten. Shtohet pak ujë. Kur bishtaja është përgjysmë e gatuar ose përgatitur, pa lëngun rimbushet në një enë antizjarr. Vezët rrihen dhe derdhen në bishtaja. Piqet në furrë, e cila më herët ngrohet në temperaturë 200ºС.

Petullat

2 vezë,
250 g miell i bardhë,
250 g qumësht,
250 g ujë mineral,
pak krip (sa kapin gishtat)

Vezët rrihen me mikser dhe shtohet qumështi. Përzihen dhe shtohet mielli, pastaj uji mineral. Përzihet mirë dhe lihet që të qëndroj 1 orë.
Në tiganin ku do të skuqen petullat, para sëkuqes së secilës petull vendosim një lugë vaj. Petullat piqen në tigan të ngrohtë.
Pastaj, petullat e skuqura, sipas dëshirës, mund të mbushen me fill të kripur ose të ëmbël.
Fill i kripur – djath i shtypur me 1 lugë mazë.
Për fillin e ëmbël – mund të përdoret mjaltë, xhem ose diçka tjetër sipas dëshirës.

Sallata e larmishme

5-6 gjethe të marulës jeshile (marul, ajsberg ose ndonjë tjetër)
2 karrota,
1 tufë e vogël lulelakër (një dorë),
1 doër kokërra miser të zijer,
1-2 lugë lëng limoni,
vaj ulliri,
pak krip sipas dëshirës.
Në enë të thellë përzihet sallata jeshile e prerë në shirita,  karrota e renduar dhe tufa e prerë e lulelakrës (pritet imët). Shtohet misëri i zijer dhe shtohet kripa, lëngu i limonit dhe vaji i ullirit.
Pjesët përbërëse përzihen dhe mund të servohen.

Kuglofi

180-200 g gjalp,
200 g sheqer,
4 vezë,
250 g miell,
100 g  arra të grira,
20 kumbulla të prera të thata dhe rrush i thatë,
2 pluhur vanile,
lëvozhga e renduar e 1 limoni.

Tërë përbërësit përzihen, në një përzierje homogjene.
Tigani me kuglov lyhet me gjalp dhe spërkatet me pak miell. Piqet përzierja 20 minuta në furrë të nxehtë 220 ºС, pastaj mbulohet me foli dhe reduktohet temepratura në 150 ºС, piqet edhe 20 minuta.

Salci për sallatë

Ky salcë për sallatë e përforcon imunitetin dhe e përmirëson metabolizmin. Mund të derdhet me anë të sallatës jeshile, peshkut, perimit të zijer dhe mishit të zijer.

1 avokado e pjekur (e çoruar dhe pa fara),
2 hudhra,
pak majdanos, brosilok, ruzmarin, të prera imët,
pak krip, vaj ulliri dhe lëng limoni sipas shijes. E tërë kjo përzihet ose shtrydhet me pirun, deri sa nuk trashet si salcë për sallat.