Rrush serezi

Rrush serezi

Një frut i vogël me veti të panumërta të dobishme për shëndetin! Me ngjyrë të zezë, të kuqe ose të bardhë, që i ngjan rrushit, rrushi i serezit përmban shumë pak kalori dhe yndyra. Është i pasur me bakër, magnez, natrium dhe vitamina C, B5 dhe B6. Me vetëm 150 g në ditë, një person plotëson pothuajse 26% të sasisë së rekomanduar ditore të fibrave bimore. Ai i përmban të dy llojet e fibrave, të tretshme dhe të patretshme, kështu që përmirëson tretjen dhe zgjat ndjenjën e ngopjes.
Rrushi i serezit, i njohur edhe si rrushi i Kostandinopojës, mahnit me një bollëk antioksidantësh, siç janë fitonutrientët dhe vitaminat E dhe C, të cilat mbrojnë trurin, ngadalësojnë plakjen dhe parandalojnë diabetin e tipit 2, kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Besohet se acidi citrik dhe fenolet që ai përmban, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të trurit, si goditja në tru dhe Alzheimer.

Disa hulumtime tregojnë se acidi klorogjenik që ai përmban, e ngadalëson ose parandalon absorbimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut. Megjithatë, nevojiten më shumë prova për të parë se sa mund të ndihmojë ky frut në mbajtjen e një niveli të qëndrueshëm të sheqerit në gjak.