Sallata e gjelbërt

Sallata e gjelbërt

Asociacioni i parë, kur bëhet fjalë për sallatën, është sallata e gjelbërt e cila njihet edhe si marule. 

Për njerëzit ka qenë e njohur shekuj para erës sonë, kurse deri sot pothuaj vazhdimisht ka shoqëruar tryezën tonë.Kombinohet pothuaj me çdo ushqim, mund të jetë pjesë e çdo sallate, por jo rrallëherë është specialitet në vetvete. Është shoqëruese e shpeshtë edhe e një gote raki të mirë. Sallata e gjelbërt ka vlerë të ulët energjetike, përmban mjaftë ujë, dhe konsiderohet si burim i mirë i acidit folik dhe antioksidatëve. Poashtu, përmban vitamina nga grupi B (B1, B2, B6…),përmban shumë fibra bimor, pak proteina dhe yndyrëra, përmban ezime dhe klorofil të rëndësishëm. Me rëndësi është fakti që sallata e gjelbërt është e pasur me vitamin C dhe K të cilët ndihmojnë në parandalimin e plakjes së qelizave. Paraqet në barnatore të vogël të vërtetë me efekte të mëdha shëndetsore.