Sallatë pranverore me mish pule të pjekur në skarë

Sallatë pranverore me mish pule të pjekur në skarë

Përbërësit e nevojshëm për sallatën:

  • 2 copa fileta pule
  • 6 gota sallatë jeshile të përzier (marule, spinaq, rukola, etj.)
  • 1 gotë domate qershi, të përgjysmuara
  • 1 kastravec i prerë në feta
  • 1 gotë rrepa, të prera hollë
  • 1/2 gote qepë të kuqe, të prerë hollë
  • 1/2 gote djathë feta
  • 1/4 gote fara kungulli ose luledielli
  • bimë të freskëta (të tilla si majdanoz ose kopër)

Përbërësit për marinadën e mishit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër të shtypur
  • 1 lugë çaji rigon të tharë
  • 1 lugë çaji trumzë të tharë
  • kripë dhe piper të zi sipas shijes

Përbërësit për salcën:

  • 1/4 gotë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët
  • 1 lugë çaji mustardë Dizhon
  • 1 lugë çaji mjaltë ose shurup panje
  • kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Marinoni filetat e pulës për të paktën 30 minuta. Ngroheni skarën dhe piqni filetat e marinuara të pulës për rreth 6-8 min. në çdo anë. Lereni mishin të pushojë për disa minuta përpara se ta prisni në feta. Në një tas të madh sallate përzieni marulen me perimet e mbetura, djathin e copëtuar dhe farat. Në një tas të vogël përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit të freskët, mustardën Dizhon, mjaltin, kripën dhe piperin e zi derisa të bashkohen mirë. Prisni mishin në feta dhe vendoseni sipër sallatës dhe më pas derdhni salcën sipër saj. Spërkatni bimë të freskëta të grira hollë për aromë dhe freski shtesë.