Sanduiç pranveror

Sanduiç pranveror

Përbërësit e nevojshëm
patëllxhan
kungull i njome (çuçin)
domate
gjizë
salcë pesto
gjalpë
çiaba ose ndonjë bukë për shijen tuaj

Përgatitja:
Lani mirë domatet blu dhe çuçinët, pritini në rrathë (pa i qëruar) dhe i piqni në një tigan të shtruar me letër pjekje. Piqni fetat e bukës në një toster. Lyeni ato me gjalpë, pastaj vendosni një shtresë gjize, pastaj rrathë domatesh blu, çuçin të njomë dhe në fund rrathë me domate të kuqe të freskët. Spërkatni përbërësit me pak pesto, pastaj mbuloni sanduiçin me një copë bukë të lyer gjithashtu me gjalpë. Sasia e përbërësve varet nga sa sanduiçe do të bëni.