Shkup, 26 korrik 2017-Me moton “PËR SHKUPIN ME DASHURI-DHURO GJAK DHE BËHU HUMAN” PlusPharma, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, kontriboi në masovitetin e akcionit tradicional për dhënie të gjakut, por me këtë edhe kontriboi edhe në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe shoqërisë.Interesi i dhuruesëve ishte i madh për këtë aktivitet human me qëllim që të shpëtohen aq më shumë jetë sa është e mundur.Me këtë akcion plotësohen nevojat për gjak dhe produkte të gjakut gjatë periudhës verore kur rriten nevojat e klinikave.
Aksioni për dhënie të gjakut mbahet për nderë të ditës së 26 korrikut, dita kur ndodhi termeti katastrofal në Shkup në 1963.Qytetarët çdo vit në 26 korrik e tregojnë humanitetin dhe solidaritetin e tyre ndaj bashkëqytetarëve të tyre.
Ky aksion për dhënie të gjakut për së pari herë u organizua në 1963 për nevojat e viktimave nga termeti në Shkup. Në këtë ditë vijnë edhe dhuruesit të cilët emocionalisht lidhen me këtë datë dhe dhurojnë gjak, që t’ju bëjnë homazh të lënduarve dhe viktimave nga termeti.