Shprehitë e mia – shëndeti im

Shprehitë e mia – shëndeti im

Ushqim i shpejtë = Depresion i shpejtë

Që moti e kemi ditur që ushqimi ndikon në disponimin e njeriut, por hulumtimet e reja nga Australia sugjerojnë që afërsia me restorantet e ushqimit të shpejtë ndikon në shëndetin mendor. Në një eksperiment, studiuesit zbuluan se njerëzit me qasje të lehtë në ushqimin e shpejtë kishin më shumë të ngjarë të vuanin nga depresioni sesa njerëzit nga një ishull fqinj, të cilët konsumonin vetëm ushqim deti dhe peshk.


Nata është për pushim!

A e dini se trupi i njeriut është më i ndjeshëm ndaj stresit gjatë natës? Arsyeja kryesore është ulja e prodhimit të kortizolit, një hormon stresi që na ndihmon të përballojmë situatën stresuese. Lëreni postën e keq të presë deri nesër!

Turpi nuk mbytet në alkool

Nuk është lajm i ri që njerëzit e turpshëm pinë një gotë alkool për të dalë nga ndonjë situatë e caktuar, për shembull, kur vardisen. Por studiuesit gjetën një problem ditën vijuese, sepse te këta njerëz është vrejtur rritja e aksiozitetetit (ankthit).

Brokoli i freskët kundër kancerit të fshikëzës

Ilaçi ideal natyror për njerëzit me kancer të fshikëzës është brokoli i freskët, pasi ul nivelin e vdekshmërisë deri në 43%. Kjo është thënë në një studim i cili zgjati 8 vjet dhe përfshiu më shumë se 230 pacientë. Shkencëtarët gjithashtu kanë hetuar efektin e brokolit të freskët dhe të gatuar në kancerin e fshikëzës, ku kanë konfirmuar se brokoli i freskët ka efekt shumë më të madh mbi sëmundjen. Brokoli përmban një përqindje të lartë të izotiocianatit, komponime që kanë një efekt të fortë antiproliferativ në qelizat e kancerit. Ato shkatërrohen gjatë zierjes.

547 ditë – koha e nevojshme që një nënë të ndihet përsëri seksi

Thithkat e plasaritura dhe gjumi i qetë janë e shkuar e largët që kur keni lindur fëmijë? Nuk kërkon shumë kohë që nënat “e freskëta” të binden se jeta nuk do të jetë më e njëjtë përsëri. Por shkencëtarët thonë të kundërtën. Ata llogaritën se u deshën 18 muaj (547 ditë) që një nënë të ndjehej përsëri si grua. Sondazhi përfshiu 3.000 gra nga Britania, dy të tretat e të cilave raportuan se ndjeheshin të shëndosha (dhjamosura) dhe jo tërheqëse pas lindjes së fëmijëve. 6 nga 10 gra pretendojnë se e kanë përjetuar thyerje të vetëvlerësimit të tyre pasi kanë parë që ato nuk futen në rrobat e tyre të vjetra, ndërsa 39% ndjehen jo tërheqëse në gjithçka që veshin. Një e katërta (1/4) e të anketuarve pranuan se çdo ditë garonin me nënat e tjera se cila më shpejt do të humb peshë pas lindjes. Por mungesa e makiazhit dhe parfumit nuk do të thotë që nuk do të jeni të lumtur. Amësia ndryshon përparësitë në jetë, kjo është arsyeja pse 9 nga 10 gra thanë që puna nuk ishte më aq e rëndësishme sa dikur, ndërsa 79% nuk donin të ktheheshin në punë.