Shtrudlla me xhem
Përbrësit
Për brumë:
- 500g miell
- 250ml qumësht
- 100ml vaj
- 2 vezë
- 1/2 katror tharmi të freskët (25g)
- 1/2 lugë kripë
- 5 lugë sheqer
Fill:
- xhem (sipas dëshirës)
Për lyerjen e rolateve:
- 1 e verdhë e vezës dhe disa pika vaj
Përgatitja
Në 250 ml qumësht e rrahim tharmin dhe shtojmë një lugë sheqer dhe e lëm të vij 15 minuta. Në miell shtojmë tharmin e ardhur, vezët, vajin, sheqerin dhe kripën. Ngjeshim brumin butë. Burimin e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë me leckë dhe e lëmë 45 min të vij, pastaj petëzoni burmin sa më shumë që është e mundur dhe tërë sipërfaqen e lyejmë me xhem. E mbështjellim në formë rolati dhe e vendosim në tigan të lyer. Rolatet nga lartë i lyjmë me të verdhën e vezës ku keni derdhur disa pika vaj. E vendosim në furrë dhe e pjekin 45 minuta në temperaturë 200 shkallë.Shtrudllat e gatshme i spërkasim me shumë pak ujë, i mbulojmë dhe i lëmë të ftohen pak. I ëmbëlsojmë me sheqer në pluhur, presim copa zë holla dhe e servojmë.