Si e rrezikon dobësia trupore pjellorinë?

Si e rrezikon dobësia trupore pjellorinë?
Nëse konsumoni më pak se 2,000 kalori dhe praktikoni stërvitje durimi, pa dyshim që jeni në rrezik të RED-S.

Ka shumë shkaqe për infertilitetin, por pak e dinë që stërvitja e tepërt është një prej tyre. Përse? Sepse ai që bën ushtrime fizike automatikisht është i shëndetshëm, edhe kur nuk është! Numri i stërvitësve të tepërt po rritet nga minuta në minutë. Dëshironi prova? Një sondazh i fundit nga revista e famshme për femrat Health’s Woman zbuloi se 90% e lexuesve dëshirojnë më pak celulit, ndërsa një e treta do të ishte e kënaqur me 6 kilogramë më pak.

Si mund të bëhet problem stërvitja?

E gjitha është për shkak të konceptit të thjeshtë por pak të njohur që quhet deficiti relativ i energjisësport– RED S. Femrat përjetojnë një cikël të parregullt menstrual ose humbin një cikël të plotë për shkak të mungesës së energjisë.

“RED S është pabarazia midis marrjes së ushqimit (energjisë dhe mikroelementeve që ju konsumoni) dhe lëndëve ushqyese të nevojshme për të marrë energjinë, e cila, së pari do të mbulojë funksionet e trupit, pastaj detyrat e mbetura shtëpiake, profesionale dhe qëllimet sportive”, shpjegon endokrinologu sportiv Dr. Niki Kei ( Nicky Keay). Njëlloj si me celularin e mençur me një bateri 9% të karikuar, për të mos u shkyçur, ju e vendosni baterinë në modalitetin e kursimit dhe funksionet automatike – në rastin në fjalë te femrat është cikli menstrual – shuhen.

Por çdo femër është e ndryshme, dhe bashkë me të edhe shkalla e pasojave. Regjimi i të ushqyerit dhe nivelet e yndyrës së një gruaje/femre ndoshta do t’ia dalin të mbajnë një cikël të rregullt menstrual, por te një grua ose femër tjetër ato mund të prishin të gjithë ciklin riprodhues.

“Kur jeni të përqendruar në zvogëlimin e ndjeshëm të peshës së tepërt, qoftë duke u stërvitur tepër dhe / ose duke mbajtur dietë, trupi juaj ndjen që jeni i stresuar dhe vendos që nuk është koha për t’u riprodhuar”, thotë Dr. Megi Smith (Meggie Smith) e Universitetit të Kalifornisë Jugore (University of Southern California) . “Sinjalet nga truri në vezore, të njohura si boshti i hipotalamusit – hipofiza – vezore, nuk funksionojnë. “Hormoni luteinizues (i cili stimulon ovulimin) nuk tajohen, dhe vezoret as lëshojnë qelzë vezë dhe as prodhojnë estrogjen dhe progesteron.”

Dhe ndërsa mbipesha dhe obesiteti e pengojnë sistemin riprodhues, sepse në atë rast trupi përballet me doza të tepruara të estrogjenit, ky është një skenar krejtësisht i kundërt që në rastin më të keq mund të përshpejtojë fillimin e menopauzës, paralajmëron Dr. Smith.

Rruga e duhur drejt trupit të dëshiruar

Në të kaluarën, ky fenomen ishte tipik për atletët profesionistë (69% e tifozeve të kolegjit dhe 65% e maratonisteve kanë një cikël të parregullt menstrual), por sot me disponueshmërinë e programeve të stërvitjes edhe në mediat sociale, preken edhe laikët e sporteve.

Çështja nuk mbaron me ciklin menstrual, deficiti i energjisë ngadalëson metabolizmin, zvogëlon imunitetin, rrit lodhjen, ndikon në sistemin kardiovaskular dhe tretës.

“Sipas përvojës sime, më të rrezikuara janë femrat në të 20-tat e tyre për të cilat amësia është ende larg, por figura e mirë trupore e dëshirueshme,” tha Laura Kark, një dietologe dhe nutricioniste sportive. “Në këtë moshë, vajzat stërviten çdo ditë, shpeshherë dy herë në ditë. “Trajnimi intensiv është i pranueshëm, për sa kohë që mbështetet nga ushqimi që do të plotësojë nevojat për energji të të gjitha niveleve.”

Sa i përket dilemës, cila është më keq, ushtrimet/stërvitjet e tepërta ose pak ushqim, Dr. Smith thotë se kufizimi i kalorive është shumë më i rrezikshëm sesa stërvitjet me intensitet të lartë.

Studimi “Neuroendokrinologjia e Infertilitetit Nutricional” zbuloi se mjafton vetëm 1 muaj pa energji të mjaftueshme që të kompromentohet rregullsia e ciklit menstrual. Në ndërkohë, mund të kërkoni edhe shenja shtesë për të vërtetuar nëse keni ndjekur rrugën e gabuar për të humbur peshë. Rënie e flokëve, qime të reja në trup, bark i fryrë. Në thelb, nëse e gjithë jeta juaj varet nga termi stërvitje, pyesni veten nëse ka kuptim të sforconi. Mos harroni, kur stërviteni kaq intensivisht, truri juaj duhet të përqendrohet në atë që duhet të shtroni në menu, jo në atë që duhet të marrë.

Mos zëvendësoni karbohidratet me proteina!
Nëse trupit i mungon karburanti (karbohidratet), atëherë trupi do të fillojë të shndërrojë proteinat në vend që t’i përdorë ato si blloqe ndërtimi të muskujve. Në ditët e trajnimit, hani më shumë niseshte dhe sheqer – fruta dhe perime.