SI TË FILLOHET ME PASTRIMIN E DHËMBËVE TE FËMIJËT?

SI TË FILLOHET ME PASTRIMIN E DHËMBËVE TE FËMIJËT?

Shëndeti fillon nga goja, dhe prej këtu, mirëmbatja e dhëndetit në zgavrën e gojës dhe shëndetin detal janë me rëndësi të madhe. Krijimi i shprehive për mirëmbatjen e higjienës së duhur është proces shumë i rëndësishëm të cilit, si prind, duhet t’i kushotjmë vëmendje të veçantë

Kur dhe si të fillohet me mirëmbatjen e higjienës së dhëmbëve dhe gojës?
Me mirëmbatjen e higjienës mund të fillohet para daljes ose me daljen e dhëmbëve të parë të qumështit. Andaj, gjingjiviti në gojën e foshnjës fshihet me garzë të lagësht.Me këtë mund të vazhdohet edhe kur të dalin dhëmbët e parë. Dhëmbët duhet të fshihen në mëngjes dhe në mbrëmje dhe pas ndonjë porcioni më voluminoz. Poashtu, mund të merren edhe gishtëzagomës ose silikonit që gjenden në farmaci.Por edhe garza e përgjithshme e ka funksionin e njejtë. Kjo mënyrë e higjienës mund të përdoret deri në dy vite.

Kur të fillohet me brushë?
Brusha për dhëmbë fillon të përdoret gradulisht. Fillimisht, fëmiju luan me të, kurse më vonë fillohet me pastrimin e dhëmbëve me brushë. Brusha duhet të jetë e butë dhe me kokë të vogël.Nuk duhet të përdoret pastë, sepse fëmijët nuk dijnë të pështynë, pra do ta gëlltisin.

Më shumë se dy vite, sasia e pastës e vendosur mbi brushë duhet të jetë sa një kokërr bizele dhe aspak më shumë. Kjo sasi mjafton për pastrimin e mirë të dhëmbëve.

Pastat për dhëmbë përmban substanca për pastrim, detergjente, substanca për njomje, ngjyrë, aromë, fluoride dhe substanca për lidhje. Fluoridet pengojnë paraqitjn e kariesit.
Sot, tërë pastat përmbajnë fluiride, edhepse me koncentrim mininimal.
Në kohën më të re, në treg paraqiten paste organike me bazë natyrore dhe nuk përmbajnë fluoride.

Deri në moshën trevjeçare, pastrimi i dhëmbëve më mirë është ta bëj prindi, kurse më vonë, pasi fillon shkuarja në shkollë dhe pas kësaj periudhe, pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhen nga vetë fëmiju, por nën mbikëqyrjen e prindit.

Në të njejtën kohë, poashtu duhet të përdoret edhe fije për dhëmbë. Në vendet e Evropës perendimore, përdorimi i fijeska përparsi në raport me pastrimin e dhëmbëve.
Pastrimi i duhur i dhëmbëve te fëmijët

Në fund, butësisht pastrohen me brushë gjuha dhe pastrohet goja dhe brusha.

Prindërit duhet t’ju ndihmojnë fëmijët me pastrimin e dhëmbëve deri sa fëmiju ta përvetëson teknikën e pastrimit të dhëmbëve.

D-r Gordana Todorovska
Spec. i stomatologjisë preventive dhe për fëmijë