Si të mbrohemi nga ndotja Ndërgjegjësimi për dëmtimin nga ndotja – parandalimi më i madh

Si të mbrohemi nga ndotja  Ndërgjegjësimi për dëmtimin nga ndotja – parandalimi më i madh
Në këtë periudhë të vitit me ndotje më të madhe të ajërit, këshillohet të përdorni automjetin tuaj vetëm kur është më e nevojshme. Automjetet janë shkaktarët e tretë radhazi të ndotjes së ajrit, kështu që në këtë kontekst të gjithë duhet të përpiqemi të jemi të vetëdijshëm për problemin dhe të minimizojmë së paku përdorimin e automjetit tonë.

Përshtatshmëria e trupit të njeriut nuk mund dhe nuk duhet të jetë një justifikim për jetën në një mjedis të ndotur, i cili fatkeqësisht tashmë përfaqëson jetën tonë të përditshme. Kryeqyteti i vendit – Shkupi, si dhe shumë qytete të tjera në Maqedoni, tradicionalisht çdo vit, janë në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë. Po, po, në botë! Kjo sigurisht që është çështje shqetësuese. Analizat e bëra se nga e ka origjinën ndotja tregojnë se kryesisht është për shkak të ngrohjes me material jo adekuat për ngrohje, d.m.th ky faktor përfaqësohet me 34 përqind të ndotjes totale. E dyta më e popullarizuar është trafiku, i cili kontribuon 20% në ndotjen totale të ajrit. Pastaj, me “kontributin” e saj prej 19% në ndotje vjen pluhuri i krijuar nga aktivitetet e ndërtimit, pluhuri në rrugë dhe sipërfaqet e parregulluara. Pjesëmarrja e industrisë në ndotjen e përgjithshme është akoma me lartësi prej 18%. Të gjithë këta faktorë ndikojnë kryesisht në ndotjen e ajrit, por edhe në tërë mjedisin jetësor.

Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur veten nga ndotja? A mund të mbrohemi ?

Së pari, duhet theksuar se ndotja është e pranishme gjatë gjithë vitit. Shkalla më e lartë e ndotjes (e ashtuquajtura piku), pra sasitë më të larta të matura, zakonisht janë gjatë sezonit të ngrohjes, domethënë nga tetori deri në mars. Në atë kohë, rekomandimet për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna – për të mos u ekspozuar shumë jashtë, d.m.th. për të shmangur lëvizjen jashtë – janë pothuaj me një rëndësi konstante. Sidoqoftë, rekomandime të tilla nuk janë një zgjidhje e plotë që mund të eliminojë ndikimin e ndotjes, dhe përveç kësaj, poashtu rekomandohet të vishni një maskë mbrojtëse që përmban një filtër që mund të lidh grimcat e dëmshme. Më efektive janë ato maska që përmbajnë gjithashtu një shtresë karboni në filtër, i cili dihet se lidh grimcat e dëmshme. 

Çka në të vërtetë janë grimcat e dëmshme?

Grimcat e famshme PM njihen me shkurtesën PM që don të thotë Particulate Matter (ose Particle Pollution), por gjegjësisht paraqesin një përzierje të grimcave të ngurta dhe pikave të lëngshme të pranishme në ajër. Disa grimca, të tilla si pluhuri, papastërtia, bloza ose tymi, janë mjaft të mëdha dhe me ngjyrë të errët sa që mund  të jenë të dukshme për syrin e njeriut. Por grimcat e tjera janë aq të vogla sa që ato mund të zbulohen vetëm me mikroskop elektronik. Më të spikatur janë PM 10 dhe PM 2.5, pra grimca me diametër 10 dhe 2.5 mikrometër. Për krahasim, fijet e flokëve kanë një diametër prej 50-150 mikrometër.

Burimet e grimcave PM1

Këto grimca mund të jenë me forma dhe madhësi të ndryshme dhe përbëhen nga komponime të ndryshme kimike. Disa emetohen direkt nga vendet e ndërtimit, rrugët e pashtruara, fushat, deponitë ose nga zonat e prekura nga zjarri. Shumica e grimcave formohen në atmosferë si rezultat i reaksioneve kimike komplekse midis dioksidit të squfurit dhe oksideve të azotit, polutantë që burojnë nga bimët, industritë dhe automobilat. Këto grimca janë aq të vogla sa që ato mund të thithen dhe shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Grimcat me diametër 2.5 mikrometër janë jashtëzakonisht të imëta dhe arrijnë të futen thellë në mushkëri dhe madje edhe në qarkullimin e gjakut.

Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur kundër grimcave të dëmshme?

  1. Përdorimi i maskës ajrore – Ka shumë lloje maskash në treg për të cilat thuhet se mbrojnë kundër ndotjes. Në varësi të materialit, filtrit dhe aftësisë për t’u përshtatur sipas fytyrës, maskat janë efektive vetëm në filtrimin e ajrit, d.m.th. ato nuk lejojnë grimcat e dëmshme të arrijnë në rrugët tona ajrore. Parimi i mbrojtjes është formimi i një pengese mekanike midis ajrit dhe organeve tona të frymëmarrjes, hundës dhe gojës. Të gjitha maskat përmbajnë filtra që pak a shumë i mbajnë grimcat e dëmshme të ajrit, duke i penguar ato të arrijnë organet tona të frymëmarrjes. Shumica e maskave kanë shenjën N95, që do të thotë se kjo maskë nuk lejon kalimin përmes filtrit të paktën 95% të të gjitha grimcave në ajër që janë më të mëdha se 0.3 mikrometra. Për mbrojtje optimale, ky filtër është i mjaftueshëm, por për shumicën e njerëzve të ndjeshëm rekomandohet një maskë N99. Filtri i shumicës së maskave është gjithashtu i pasuruar me një shtresë të fibër karbonit që ka aftësinë të lidhë grimcat e dëmshme të ajrit.
  2. Shmangni lëvizjen jashtë në kohërat e ndotjes më të madhe, zakonisht nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 7 pasdite. Këshillohet që të organizoni angazhimet tuaja të përditshme me qëllim që të keni shumë pak aktivitet gjatë kësaj kohe të ditës.

Një pastrues ajri mund të përdoret për hapësirën e shtëpisë. Një numër pastruesish janë në dispozicion në treg që garantojnë rreth 99% filtrim të grimcave. Pastruesit më të përdorur janë filtrat HEPA që largojnë madje 99.97% të grimcave me madhësi 0.3 mikron.

3. Në këtë periudhë të vitit me ndotje më të madhe të ajrit, këshillohet të përdorni automjetin tuaj vetëm kur është më e nevojshme. Automjetet janë shkaktarët e tretë radhazi të ndotjes së ajrit, kështu që në këtë kontekst të gjithë duhet të përpiqemi të jemi të vetëdijshëm për problemin dhe të minimizojmë së paku përdorimin e automjetit tonë. Ndani një automjet me kolegët në punë. Kjo masë është pozitive në disa aspekte. Duke zvogëluar ndotjen, ju gjithashtu kurseni karburant duke ndarë makinën tuaj me kolegët në punë, por edhe duke u shoqëruar jozytrarisht jashtë punës.

4. Shfrytëzojeni çdo ditë të lirë ose fundjavë për shëtitje në natyrë, në një mal ose në një liqen. Maqedonia është e begatshme me lokalitete të paprekura, larg nga mjedisi urban dhe zonat e ndotura. Ndani kohë për të dalë nga qyteti të paktën një herë në javë dhe kaloni pak më shumë kohë në një mal, kodër, liqen, lumë dhe të ngjashme.