(SSHII) Stërvitje shumë intensive intervale

(SSHII) Stërvitje shumë intensive intervale

Teoria prapa këtij lloji të trajnimi premton rezultate maksimale në një kohë minimale, por çfarë ndodh saktësisht në trup gjatë një seance TSHII?

1 Ushtrohuni intensivisht në intervale të shkurtra

Çelësi qëndron në vet titullin. Ushtrimi duhet të jetë me intensitet maksimal për të pasur një efekt. Është e nevojshme të bësh përpjekje 90-100% brenda 15-30 minutave”, thotë terapisti sportiv Barry Sigrist. “Me ushtrimin anaerobik (pa oksigjen si lëndë djegëse), trupi do të prodhojë acid laktik i cili do të stimulojë çlirimin e adrenalinës, e cila do të ndihmojë në shkrirjen e dhjamit në trup.”

2 Domosdoshmërisht pushoni

Pushimi është po aq i dëshirueshëm sa përsëritja. Po, seriozisht! “Shkalla ideale për një seancë stërvitore 20-minutëshe do të ishte: 30 sekonda ushtrim, 60 sekonda pushim. “Pushimi më i gjatë mund të duket si mashtrim, por muskujt kanë nevojë për kohë për të rimarrë nivelet e oksigjenit dhe glikogjenit,” thotë Sigris. “Nëse pushimi është shumë i shkurtër, trupi do të bëhet katabolik dhe indet muskulore do të prishen”. 

3 Mos i kushtoni vëmendje djersitjes

Ushtrimet dhe djersitja shkojnë dorë për dore, duam apo jo. Pavarsisht se nuk ju pëlqen fakti që po ju derdhin pika djerse në trup, mos vraponi pas peshqirit. “Që trupi të ftohet përmes djersës, është e nevojshme që nxehtësia të avullojë përmes lëkurës, por fshirja e djersës vetëm do të inkurajojë djersitje shtesë”, shpjegon Dr. John Dickinson, profesor i edukimit fizik në Universitetin e Kentit.

4 Përshpejtoni rritjen e muskujve

SSHII është një lloj ushtrimi anaerob në të cilin trupi përdor glukogjenin si lëndë djegëse, jo yndyrën. Por ky është gjithashtu një lajm i mirë në rast se doni të humbni peshë. “SSHII stimulon sekretimin e hormonit të rritjes dhe testosteronit – që të dy luajnë një rol kryesor në metabolizmin e yndyrës,” shpjegon Sigrist. Për rezultate maksimale dhe ndërtimin e përshpejtuar të muskujve, detyroni hormonet të arrijnë maksimumin duke përfshirë ushtrime komplekse në sesion siç janë uljet galiç dhe pompat.

5 Digjni kalori edhe pas stërvitjes

Dhe ndërsa bëni një dush ose përgatisni vaktin tuaj proteinik pas një stërvitje, trupi juaj ende djeg kalori. “Magjia në SSHII ndodh pas trajnimit ose stërvitjes”, thotë Sigrist. “Gjatë trajnimit anaerobe, kërkesa e trupit për oksigjen tejkalon furnizimin, kështu që trupi përballet me një mungesë oksigjeni që duhet të shlyej.” Ta themi thjesht, trupi djeg kalori për orë të tëra pas  stërvitjes. Për të rritur këtë efekt, thjesht duhet të qëndroni aktiv. Prandaj, është më mirë të praktikoni SSHII në mëngjes, para se të filloni përgjegjësitë tuaja aktuale.