Suplement për lumturi

Suplement për lumturi

L-triptofani është një aminoacid thelbësor dhe është pjesë e procesit të krijimit të serotoninës (hormonit të lumturisë). Ky aminoacid është unik për faktin se mund të kalojë barrierën e gjakut-trurit dhe të shndërrohet në serotonin në tru. Ky neurotransmetues nuk është përgjegjës vetëm për ndjenjën e lumturisë, por edhe për rregullimin e oreksit dhe gjumit. Nivelet e ulëta të serotoninës çojnë në depresion, pagjumësi dhe ankth.

Një raport përmbledhës i 17 studimeve të botuara në American Journal of Clinical Nutrition (Revista Amerikane për Nutricionin Klinik) raportoi përmirësim të dukshëm të simptomave të depresionit dhe ankthit te pacientët të cilët janë përballur me këto çrregullime. Gjithashtu, një studim i botuar në Revistën Mjekësore të Çrregullimeve Afektive, vuri në dukje përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe uljen e simptomave të depresionit te pacientët me pagjumësi (insomnia) pas fillimit të suplementimit me L-triptofan. Edhe pse kjo është pak e njohur, L-triptofani nuk është vetëm një prekursor i serotoninës, por edhe i melatoninës dhe niacinës (vitamina B3).

Në këtë mënyrë, e ndihmon trupin përmes:

– mbështetjes antioksiduese
– rregullimit të gjumit dhe ritmit cirkadian
– luftës kundër inflamacionit
– rigjenerimit të plotë dhe detoksit

Disa nga simptomat e mundshme të mungesës së serotoninës:

– probleme me kujtesën
– probleme me tretjen
– nervozizëm, frikë, hiperaktivitet
– iritacion, agresivitet, trishtim
– ritëm cirkadian të çrregulluar dhe probleme me gjumin
– ulje e dëshirës seksuale (libidos)

Dhe si do të dukej nëse nivelet e serotoninës do të ishin normale?

– kujtesë e mirë
– tretje e shkëlqyer (një pjesë e konsiderueshme e serotoninës sintetizohet edhe te zorrët)
– nivel i ulët i stresit, kënaqësi
– dëshirë për socializim dhe bashkëpunim
– ritëm cirkadian dhe gjumë i rregullt

Çfarë dimë për serotoninën dhe L-triptofanin? – Përgjegjës për ndjenjën e lumturisë dhe disponimit të mirë

Dhe për çfarë ndihmojnë në të vërtetë?

– rregullimin e gjumit
– rregullimin e temperaturës
– kontrollojnë tretjen (një përqindje e konsiderueshme e serotoninës krijohet te zorrët)
– përmirësojnë kujtesën
– rregullojnë ndjenjën e urisë
– reduktojnë instinktet e agresionit dhe përmirësojnë bashkëpunimin social

Si të përmirësoni nivelet e Serotoninës?

Një nga këshillat më të zakonshme që do të dëgjoni është të hani ushqime të pasura me triptofan.

Kjo nënkupton:
– banane
– vezë
– peshk (ton)
– djathë
– fara (luledielli, kungulli)
– tërshërë
– kivi
– mish gjeldeti
– bajame

Por nuk mjafton t’i përmbaheni vetëm këtij regjimi. Përveç burimeve cilësore nutritive, shtoni edhe:

– aktivitetin fizik
– ekspozimin në diell
– gjumin optimal
– vizualizimin pozitiv
– suplementet si: acidet yndyrore omega, magnez, zink, vitaminë D dhe vitaminë B6

– suplementet që përmbajnë Triptofan, veçanërisht nëse kombinohet me suplementet e lartpërmendura.

Fakt interesant: Shndërrimi i triptofanit në serotonin ndërmjetësohet nga prania e vitaminës B6 dhe B3. Kombinimet e L-Triptofanit me këto vitamina dhe me Magnez, e përforcojnë efektin në mënyrë plotësuese.

Këshillë shtesë: Merrni suplementin tuaj i cili përmban L-triptofan 2 orë para një vakti të pasur me proteina. Në këtë mënyrë, ky aminoacid do të shfrytëzohet më së miri, në të kundërt do të jetë pengesë me aminoacidet e tjera nga proteinat e konsumuara.

Sugjerim: Bëni stërvitjen tuaj, përgatitni një vakt të pasur me proteina pas së cilit duhet të prisni 2 orë për të marrë suplementin tuaj.