TRANGULLI i freskët dhe i shëndetshëm

TRANGULLI i freskët dhe i shëndetshëm

Bimë freskuese, me shumë materie ushqyese dhe me pak kalori njëvejeçare pa të ciën pothuaj edhe nuk mundemi ta imagjinojmë kuzhinën tonë tradicionale. Perim i cili kultivohet më shumë se 1000 vite dhe është me më shumë cilësi pozitive si për shëndetin poashtu edhe bukurinë.

Ekzistojnë shumë lloje të trangullit të cilat dallohen sipas madhësis, formës dhe ngjyrës dhe kultivohen gjithkund në botë. Kultivohen gjatë tërë vitit dhe mnd të konsumohen të freskëta, si pjesë të sallatave të ndryshme, ushqimeve për dimër ose si lëng prej trangulli

Trangulli është i pasur me minerale, sidomos me kalium, prandaj është ideal për konsum në periudhat e verës Është shumë i mirë për detoksim dhe për rehidratimin e organizmit.

Mbretëri për fitonutrientë të shëndetshëm

Trangulli kryesisht përbëhet nga uji (96%), nuk përmban shumë kalori prandaj është burim i vërtetë i vitamineve dhe mineraleve. Trangulli është burim i më shumë vitaminave dhe mineraleve për organizmin e njeriut, mes të cilëve B1, B2, B3, B5, B6, vitaminën C, acidin folik, kalciumin, hekurin, magnezin, fosforin, zinkun, kaliumin.

Përveç kësaj në përbërjen e trangullit gjenden edhe fitonutrientë të rëndësishëm të cilët kanë antioksidante të shprehura, kundër ndezjes dhe përbërës antikancerogjen.

Përëbërësit shërues të trangullit

Ndihmon gjatë diabetit, e redukton kolesterolin dhe e rregullon shtypjen e gjakut

Lëngu nga trangulli përmban hormon i cili ju ndihmon qelizave të pankreasit të prodhojnë insulin. Kanë ndikim pozitiv edhe në reduktimin e nivelit të kolesterolit në roganizëm. I pasur është me fije bimore, kalium dhe magnez, për këtë shkak është i mirë edhe në gjendjet me shtypje të lartë të gjakut.

Ndikon kundër ndezjes

E pastron organizumin nga materialet e mbetura dhe e reduktojnë irritimin e lëkurës. Materiet ushqyese në trangull ndikojnë në mënyrë anti-ndezëse me anë të eliminimit të ndikimit të enzimeve që shkaktojnë ndezje.

Zbut dhimbjet

Shumë studime tregojnë se trangulli tradicionaisht përdoret për mjekim të kokëdhimbjes. Konsumimi në mbrëmje mund të jetë mjet shumë i mirë që të mund të zgjodheni të freskët dhe pa kokëdhimbje. Trangulli do të plotësojnë elektrolitet dhe materiet esenciale të cilat trupi i humb gjatë ditës.

E hidraton lëkurën

Te produktet kozmetike,trangulli është dëshmuar si mjet shumë i mirë kundër ndezjes, dehidratimit dhe produkt mbrojtës kundër plakjes. Ajo ka ndikim qetësues dhe freskues mbi lëkurën, e redukton ëtjen, iritimin dhe ndezjen e lëkurës kur e vendosim direkt mbi të. Një pjesë e trangullit të thatë mund t’ju ndihmon që të çliroheni nga xhepat nënsy dhe ëntja, sepse ndikon kundër ndezjes dhe e liron ujin e tepërt i cili e shkakton ëntjen..

Rrethat e trangullit mund t’i radhisni edhe nëpër tërë fytyrën me çka do ta revitalizoni lëkurën duke liruar ujin e mbajtur në qeliza. Lëngu i trangullit përdoret si tonik ushqyes ose locion kund akneve.

I përforcon thonjët dhe flokët

Minerali i çiditshëm dioksid silici i cili gjendet në trangull i bën flokët dhe thonjët të shkëlqyeshëm dhe të fuqishëm. Sulfuri dhe dioksid silicumi e stimulojnë rritjen e flokëve.

Për eshtra të fuqishme

Trangulli është burim i mirë i vitaminës K, i cili është për absorbimin e kalciumi në eshtra. Kalciumi është i rëndësishëm për eshtra të shëndoshë, kurse konsumi i tij i pakët e rrit rezukun nga frakturat e vetë eshtrave.

Ndihmon për dobësim

Trangujt janë perime me pak kalori, prandaj janë të shkëlqyer kur dëshirojmë të mbahemi në top formë. Japin ndjenjën afatgjate të ngopjes dhe janë të rëndësishme për hidratim plotësuese gjatë ushtrimeve.

E freskon erën e gojës

Trangulli e freskon aromën e gojës. Është e shkëlqyer për eliminimin e bakterieve në gojë që shkaktojnë erë të keqe..

E përmirëson tretjen e ushqimit

Për shkak të përmbatjes së madhe të ujit dhe fibrave bimore, ndihmon me tretjen më të shpejtë dhe më të lehtë të ushqimit, dhe me këtë e pengon kapsllëkun te njerëzit që e konsumojnë.

Në kulinari

Trangujt poashtu janë të përshtatshme për përgatitjen e ushqimeve dhe pijeve. Është e shkëlqyer kur në ditët e nxehta do të servohet e freskët ose e ftohur në sallata të ndryshme ose në supa të ndryshme.Trangujt mund të të kombinohen edhe me perime tjera,vaj ulliri, lëng limoni, kos…
Ruatja dhe zgjedhja

Gjithmonë gjatë zgjedhjes prioritet duhet t’i japim frutit të fortë me ngjyrë të pastër (nga e gjelblrt deri në e gjelbërt e errët).
Sipas mundësive zgjedhni tranguj ekologjik që gjatë konsumit të mund ta shfrytëzoni edhe lëvozhgën, e cila është burim i përbërësve ushqyes.

Trangulli është i ndjeshëm ndaj nxehtësis, prandaj duhet të ruhet në të ftohtë që të mos humbet freskia dhe materiet ushqyese. Мund të ruhen deri në 10 ditë në frigurifer. Para se t’i vendosim në frigurifer, mos i lani ose pastroni.