Vitaminat B

Vitaminat B

Familje e përbërë nga tetë vitamine të zbërthyeshme në ujë me rol shumë të rëndësihëm biologjik në roganizmin tonë. Edhepse më shpesh njihen si grup vitaminesh dhe shpesh bashkëpunojnë, secili anëtarë i familjes realizon funksione të veçanta dhe të rëndësishme. Vitaminat e grupit B organizëmi nuk është në gjendje t’i prodhoj, andaj është e domosdoshme që çdo ditë t’i konsumojmë me anë të ushqimit.

B1-Tijamin
Tijamini merr pjesë në procesin e krijimit të energjisë në organizëm, dhe luan rol të madh në funksionin e sistemit nervor. Tijamini gjendet në një spektër të gjërë të ushqimit.
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
Thjerrzat, drithrat ,mishi i kuq, tharmi, arrat, farat e lulediellit, bizelja, qumështi, lulelakra, spinaqi dhe bishtajat.
Në mungesë të këtij vitamini paraqiten sëmundja beri-beri, por paraqiten edhe simptomet e dobësisë, çrregullimit neurologjik, ngërçet e muskulit, mungesa e oreksit, etj.

B2-Riboflavini
Shumë i rëndësishëm për shikim të mirë, për krijimin e rruzave të kuqe të gjakut, për mbrojtjen e sistemit të fuqishëm imunitar dhe funksionin normal të sistemit nervor.
Burimet më të mira për këto vitamine janë:
drithrat, qumështi, vezët, tharmi i birrës, salmon, mishi i lops, spinaqi dhe brokoli.
Nëse trupit i mungon vitaminia B2, shpesh në cepet e gojës mund të vërehen plasaritje në formë të plagëve. Poashtu, të mundshme janë edhe reaksionet alergjike dhe ndezjet e lëkurës.

B3-Niacini
E përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e redukton nivelin e kolesterolit të keq. Poashtu,, ndihmon edhe në mirëmbajen e lëkurës së shëndoshë, të sistemin nervor dhe digjestiv.

Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi i lopës, shpendët dhe peshku, buka nga kokërrat e plotë të grurit, kikirikat dhe thjerrzat, kërpudhat.

Gjatë mungesës së vitaminës B3 (nijacini) simptomet janë dobësia muskulore, lodhja, humbja e oreksit, probleme digjestive dhe ndezja e lëkurës. Mungesa kronike mund të shkakton sëmundjen pelagra.

B5-Acidi pantotenik
Është i rëndësishëm për mirëmbatjen e lëkurës së shondoshë, ndikon mbi punën e sistemit nervor dhe ndihmon gjatë gjendjeve në stres.
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi (mëlçia e zezë, veshkët), e verdha e vezës, kokërrat e plota të misrit, avokadot, arrat, kikirikat, thjerrzat, soja, orizi i kaftë, brokoli dhe qumështi.
Mungesa e këtij vitamini mund të shkakton simptomet si vjellja, nervoza, dhimbjen abdominale, ngërçet muskulore, infeksionin e organeve të sipërme respiratore, etj.

B6-Piridoksini
Vitamini B6 përfshihet në më shumë se qindra reaksione qelizore nëpër trup. Është i domosdoshëm për funksionin normal të sistemin nervor dhe atij imunologjik, si dhe për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi, shpendët,vezët, bananja,peshku, drithrat, arrat dhe spinaqi i zijer.

Mungesa e vitaminës B6 mund të shkakton: dobësimin e gjakut, ndezje të lëkurës dhe të gjuhës, ngërçe në këmbë, acarueshmëri dhe insomani.

B7-Biotini
Është i domosdoshëm për mirëmbatjen e flokëve, lëkurës dhe thonjëve. Biotini e mirëmba metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrërave në trup. Ndihmon për normalizimin e sheqerit te diabetikët.
Burimet më të muira për këtë vitamin janë:
tharmi për birra, mëlçia e zezë, e verdha e vezë, kërpdhat, kikirkat,karrotat.

Mungesa e vitaminit B7 mund të shkakton probleme me lëkurën, plasjen e thonjëve dhe humbjen e flokëve.

B9-Acidi folik
Acidi folik më shpesh njihet me riolin e tij në shëndetin dhe zhvillimin e fetusit, sepse luan një rol kyç për zhvillimin e sistemit nervor te foshnjët. Ky proces i rëndësishëm paraqitet në javët e para të shtatzanisë, kështu që doza e duhur e acidi folik është shumë e rëndësishme për tërë gratë shtatzëna. Ndihmon gjatë stresit dhe rraskapitjes. Merr pjesë në krijimin e ADN-ës dhe rruzave të kuqe të gjakut.
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
Buka dhe drithrat, perimet me gjethe të gjelbërta të errëta, siç janë shpargu dhe spinaqi, tharmi për birra, mëlçia e zezë, lëngu i portokallit, panxhari dhe avokado.
Mungesa e vitaminës B9 (acidi folik) paraqitet te gratë shtatzëna dhe te alkoolikët. Mungesa e madhe e acidit folik në organizëm mund të na shpien te anemia megaloblastike.

B12-Kobalamini
Vitamina B12 luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë qelizore. Merr pjesë në sintezën e ADN-ës, qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin normal të sistemit nervor. E rrit oreksin dhe ndihmon në prevenimin e anemisë.

Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi i pulës, mishi i lopës, peshku, qumështi, pdodhimet qumështore, frutat e detit dhe vezët.
Mungesa e këtij vitamini mund të shkakton: lodhje, fece jo të rregullta dhe kapsllëk, depresion, ankcioszitet, dobësim fizik, anemi, astmën dhe harrueshmëri, etj.

Secili nga vitaminat e grupit B luan një rol të veçantë në orgaizëm. Ata në organizëm ndikojnë bashkarisht, si kompleks, dhe shumë prej tyre paraqiten në të njejtin ushqim. 

Konsumi i dozave më të mëdha të vitaminës B ndihmon edhe për shërimin e formave më të lehta të depresionit, anksiozitetit, acarueshmërisë dhe kujtesës. Dozat më të mëdha të vitaminave të rekomanduara përdoren për mjekimin e suksesshëm të skizofrenisë dhe çrregullimeve tjera psiqike.