VULOSJA E PLASARITJEVE TE DHËMBËT E PËRHERSHËM

VULOSJA E PLASARITJEVE TE DHËMBËT E PËRHERSHËM

Çka nënkuptohet me vulosje të plasaritjeve të dhëmbëve?
Dhëmbët në pjesën e fundit, gjegjësisht paranmolarët dhe molarët, kanë sipërfaqe relievike për përtypje. Në relievin e dhëmbëve, i cili përbëhet nga plasritjet dhe vrimat e thella, shpesh ngel ushqim dhe bakterie, të cila sërish janë shkaktare për krijimin e kariesit. Që t’i mbrojmë dhëmbët nga kariesi, këto vrima i vulosim me materiale plastike të cilat përdoren me shtresë shumë të hollë. Këto materiale i vulosin të gjitha vrimat dhe me këtë edhe sipërfaqet për përtypje bëhen më të lubrifikuar dhe me më pak vende përmbajtsore ku mblidhen bakterie dhe pjesë të ngelura të ushqimit. Vulosja e plasaritjeve të dhëmbëve është masë preventive në luftën kundër kariesit.

Cila është procedura për vulosjen e plasaritjeve të dhëmbëve?
Vulosja e plasaritjeve të dhëmbit është proces pa dhimbje. Vetëm ai dhëmb, për të cilin me anë të egzaminimit do të konstatojmë se është plotësisht i shëndosh, mund t’i nënshtrohet vulosjes. Së pari, dhëmbi patjetër  të jetë i mirë mekanikisht që të pastrohet, pastaj e lyejmë me lëng i cili e lubrifikon, gjegjësisht e pastron kimikisht, dhe në këtë mënryë krijohet sipërfaqe ku do të mund të ngjitet shtresa e hollë e materialeve plasike për vulosje. Dhëmbi patjetër të thahet në mënyrë të përkryer dhe pastaj vijon zbatimi i materialit për vulosje. Pasi të vulosen të gjitha vrimat, dhëmbi ndriçohet me dritë për polimerizim i cili e fortëson materialin.Procedura e vulosjes është relativisht e shkurt;r, por që të kryhet vulosja e mire pas së cilës nuk do të shfaqet karies, duhet të bëhet punë shumë precise, si dhe kushte ideale për punë, gjegjësisht mjedis plotësisht i tharë.

A është më mirë dhëmbët të vulosen ose të mos vulosen?
Sipas anatomisë së dhëmbit dhe nivelit të higjienës në gojën e fëmijës, mund të sjellim vendim të mirë nëse duhet të vulosen fizurat ose plasaritjet e dhëmbëve ose jo. Nëse dhëmbët kanë anatomi të theksuar me plasaritje të thella dhe të shumta, atëherë është mirë që ata të vulosen edhe në raste kur fëmija mban higjien të mirë  gojore.Gropat ose vrimat e cekëta dhe sipërfaqet më pak relievike për përtypje me higjien të mirë gojore  mundsojnë që ata të mos vulosen.Te pacientët me higjien të keqe gojore, rekomandoj vulosjen e plasaritjeve dhe në të njejtën kohë edhe edukimin e pacientit dhe rritjen e vetëdijes së tij për shëndetin dhe higjienën gojore, sepse vetëm vulosja nuk mjafton për t’i mbrojtur dhëmbët nga kariesi dhe t’i mbaj të shëndetshëm.
Ashtu si edhe e ceka më herët, përpunimi i vulosjes cilësore kërkon disa kushte. Nëse vulosja nuk kryhet rrënjësisht, ka rrezik për krijimin e kariesit nën vetë vulosjen. Kur diagnostifikohet,  kariesi zakonisht është në fazën e zhvilluar sepse pacientët konstatojnë se me vulosje të dhëmbëve ata i kanë mbrojtur dhëmbët nga prishja.

Cila periudhë është më e përshtatshme për vulosjen e dhëmbëve?
Molarët e parë të përhershëm, gjegjësisht gjashtëshet, rriten mes moshës shtatë dhe tetë vjeçare dhe në këtë periudhë janë më të përshtatshëm për vulosje.Me vet daljen e dhëmbit kemi shumë mundësi që ai të jetë plotësisht i shëndoshë dhe me vulosje të kemi sukses që ta mbrojmë nga kariesi.Një nga kushtet për vulosje të suskeshme është edhe rritja e dhëmbit plotësisht në zgavrën e gojës, në të kundërtën rrezikojm të bëjmë vulosje të pasukseshme.Për vulosje është e nevojshme mjedis absolutisht i thatë, por në qoftë se një pjesë e dhëmbit është akoma nën qiellëzë, atëherë mjedisi i thatë është i pamundur të arrihet. Shtatëshet dhe paramolarët ( katërshet dhe pesëshet)vulosen gjatë periudhës së njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjeçare.

Nëse i vulosim dhëmbët, a janë ata të mbrojtur nga kariesi?
Vulosja është një nga masat parandaluese në luftën kundër kariesit, por me faktin që i kemi vulosur dhëmbët nuk don të thotë se duhet të harrojmë pastrimin e tyre së paku dy herë në ditë. Dhëmbët duhet t’i pastrojmë me brushë të duhur dhe me pastë e cila përmban aminofloride me koncentrime të përshtatshme  sipas moshës së fëmijës.Fëmijët deri në moshën gjashtëvjeçare tashmë duhet të dinë mënyrën e duhur të pastrimit të dhëmbëve.Dhe gjithsesi, duhet t’i shmangim pijet e ëmbla dhe ushqimin kariogjenik, të cilat  ngjiten në dhëmb dhe qëndron gjatë në gojë.Të konsumojmë shumë perime dhe pemë të freskëta, dhe gjithsesi shumë ujë.Rregullisht  vizotoni stomatologun dhe së paku një herë në vit të bëhet flourizimi i dhëmbëve te stomatologu.

Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.