Wellness dimëror në pishinë

Wellness dimëror në pishinë

Një arratisje freskuese gjatë ditëve të errëta dhe të ftohta

Noti nuk është thjesht një aktivitet freskues i rezervuar për një ditë të nxehtë vere – është një ushtrim holistik që ofron një mori përfitimesh shëndetësore për njerëzit e të gjitha moshave. Nga përmirësimi i aftësisë kardiovaskulare e deri te përmirësimi i mirëqenies mendore, noti konsiderohet si një nga format më gjithëpërfshirëse dhe më të këndshme të stërvitjes.

Nëse e keni të vështirë të mbani rutinën e fitnesit gjatë dimrit për shkak se praktikoni aktivitete në natyrë, noti në ambiente të mbyllura ofron një alternativë fantastike e cila jo vetëm që do t’ju mbajë aktiv, por do t’ju sigurojë mirëqenie të plotë për trupin dhe mendjen.

Pishinat e brendshme janë një parajsë fitnesi për entuziastët të cilët kërkojnë një mundësi për të ushtruar gjatë gjithë vitit. Pavarësisht nëse jeni një notues me përvojë apo fillestar, pishinat e brendshme ofrojnë një mjedis të kontrolluar dhe të mbrojtur nga moti i ftohtë jashtë, duke ju mundësuar stërvitje të rehatshme.

Përfitimet shëndetësore

Shëndeti kardiovaskular

Noti është një stërvitje kardiovaskulare që nxit zemrën të pompojë, duke përmirësuar kështu qarkullimin dhe shëndetin e zemrës. Goditjet ritmike përfshijnë grupe të mëdha muskujsh, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.

Forcë dhe qëndrueshmëri

Për dallim nga shumë ushtrime të tjera, noti përfshin më shumë grupe muskujsh në të njëjtën kohë. Krahët, këmbët, muskujt e bërthamës dhe të shpinës janë njëkohësisht aktivë, duke mundësuar forcë, qëndrueshmëri dhe tonifikim të gjithë trupit. Seancat e rregullta të notit mund të çojnë në rritjen e tonit të muskujve dhe fuqisë së përgjithshme të trupit.

I butë me nyjet

Noti bën pjesë në kategorinë e ushtrimeve me ndikim të ulët, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për njerëzit me dhimbje nyjesh, artrit, si dhe për ata që po shërohen nga lëndimet. Avantazhi i ujit qëndron në mundësinë për të notuar, gjë që redukton stresin në nyje, e ndërkohë siguron një stërvitje efektive.

Djegie efektive e kalorive

Një seancë noti e moderuar mund të djegë një numër të konsiderueshëm kalorish, duke e bërë atë një zgjedhje efektive për ata që duan të humbin peshë.

Fleksibilitet dhe ekuilibër i përmirësuar

Lëvizjet e përsëritura të notit mund të përmirësojnë fleksibilitetin duke shtrirë dhe zgjatur muskujt. Gjithashtu, kontribuon për një ekuilibër dhe koordinim më të mirë, prandaj rekomandohet edhe si një teknikë rehabilitimi për pacientët me goditje në tru.

Uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

Natyra e qetë e notit relakson dhe redukton stresin në vetvete. Gjatë notit çlirohet endorfina e cila përmirëson disponimin, redukton ankthin dhe lehtëson simptomat e depresionit, duke ofruar një përvojë terapeutike si për trupin ashtu edhe për mendjen.

bazen vo zima

Këshilla për siguri gjatë notit në ambiente të mbyllura

Merrni një kostum banje të rehatshëm, mundësisht sportiv dhe mbroni kokën me një kapele për të zvogëluar rrezikun nga infeksionet.

Bëni dush para dhe pas notit për të mbajtur higjienë të mirë dhe për të zvogëluar rrezikun nga infeksionet.

Konsideroni përdorimin e tapave për të parandaluar hyrjen e ujit në vesh, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të veshit, veçanërisht në mot të ftohtë.

Duhet të keni në dispozicion rroba të ngrohta menjëherë pas notit për të parandaluar rënien e shpejtë të temperaturës së trupit. Disa njerëz praktikojnë të ngrohin rrobat e tyre në një ngrohës ose të ngrohin një peshqir për në kokë.

Detyrimisht bëni nxehje para notit për të përgatitur muskujt për not dhe bëni ushtrime për zgjatje pas stërvitjes për të parandaluar lëndimet.

Mos harroni të qëndroni të hidratuar, edhe pse mund të mos ndjeni etje derisa jeni në ujë.

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një stërvitje për të gjithë trupin, një mënyrë për të lehtësuar stresin ose thjesht një ndryshim të rutinës, ekziston një pishinë e brendshme që ofron një mjedis të këndshëm për të ruajtur qëllimet tuaja të fitnesit dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Sipas Shoqatës Amerikane për Zemrën, noti për të paktën 150 minuta në javë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Noti është një sport të cilin fëmijët e moshës nga 7 deri në 17 vjeç e pranojnë më lehtë.

Hulumtimi i publikuar në British Journal of Sports Medicine sugjeron se noti ul rrezikun e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabetn e tipit 2 deri në 28%.

Një studim i Fakultetit Mjekësor të Harvardit vlerëson se një person që peshon rreth 70 kilogramë mund të djegë afërsisht 372 kalori në vetëm 30 minuta not me një ritëm të moderuar.