A duhet të ushqehemi me ushqime sezonale?

A duhet të ushqehemi me ushqime sezonale?
Po! Është më e leverdishme, më e shijshme dhe më ushqyese, megjithëse opsioni 2-të nuk është i dëmshëm.

Si një nënqiell i begatshëm me një burim të madh të perimeve dhe pemëve cilësore, është mjaft e mundshme që menyën ta diktojë stina. Me kaq shumë pjeshka, kajsia, shalqi, kumbulla, kush do të mendonte për mollët? Në muajt e ftohtë, kur zgjedhja është më e vogël, ne do të kompensojmë me komposto ose varietete të ngrira. Nëse marrim parasysh fëmijët, ushqyerja e të cilëve është më e rëndësishme për ne, atëherë do të hasim në dy këndvështrime të ndryshme; përkatësisht, një grup i pediatërve këshillojnë ushqimin sezonal dhe sa më shpejt fëmija të përshtatet me ushqimin që gatuani në shtëpi, ndërsa të tjerët thonë se nëse nuk ka kajsia në treg, blini një kavanoz nga një farmaci. Para se të gjykoni se kujt t’i besoni, le të shohim përfitimet shëndetësore nga ushqimet sezonale. Ushqimi sezonal përfshin frutat që rriten jashtë, në vend të hapur, gjatë periudhës së rritjes së tyre natyrore. Promotorët e ushqimit sezonal theksojnë shijen si përfitimi kryesor – luleshtrydhet e freskëta, as me shije dhe as me erë, nuk mund të krahasohen me ato të dhjetorit. Dhe kur diçka është e shijshme, ne e hamë atë në sasi të mëdha, që do të thotë që ju do të përfitoni një numër të dobive shëndetësore pa qenë të vetëdijshëm. Ushqimi sezonal është gjithashtu miqësor edhe ndaj buxhetit të shtëpisë – domatet në sezon janë tri herë, nëse jo më shumë, më lirë se ato të që mund të gjenden në treg dimrit. Lista e argumenteve pozitive nuk duhet të anashkalojë qëndrueshmërinë – rritja e frutave dhe perimeve në stinë është shumë më e lirë, sepse drita artificiale dhe nxehtësia përdoren rrallë. Në fakt, energjia e përdorur për të rritur frutat jashtë stinës rezulton në rritjen e emetimit të gazrave serë. Dhe tani, pyetja kryesore, a është ushqimi sezonale më i shëndetshëm? Në një farë mënyre, po, sepse niveli i nutrientëve zvogëlohet gjatë procesit të ruajtjes dhe transportit, ndërsa ushqimi sezonal arrin pjatën tuaj në një kohë të shkurtër, duke ruajtur të gjitha vitaminat dhe mineralet. Por, çka do të bëjmë në dimër? Nëse e zhvendosim shprehinë e ngrënies së ushqimit sezonal edhe në dhjetor, a do të mbetet imuniteti ynë i fuqishëm? Hulumtimi nga World Wildlife Fund (Fondi Botëror i Kafshëve të Egra ka zbuluar se çdo sezon është e mundur të plotësohen nevojat ushqyese të njerëzve, por duke qenë se ushqimi në muajt e dimrit në mënyrë të pashmangshme do të ishte uniform, nuk është keq të mbështetemi në variantet e importuara ose të bëjmë ushqime rezervë në kohë.

HERONJËT E VJESHTËS (sezonal)

  • Manaferrat- janë të pasura me antioksidantë, të shkëlqyeshme për pas stërvitjes ose pas një dite të lodhshme.
  • Kungulli – është i pasur me lutein, një pigment që ruan shëndetin e syve.
  • Gështenja – befasuese, por përmban vitaminë C që do t’ju mbrojë nga ftohjet e vjeshtës.
  • Fiqtë – përmbajnë një probiotik që mbështet bakteret e mira në stomak.