Celiakia

Celiakia

Sëmundja e shkaktuar nga gluteni

Me siguri edhe në mjedisin tuaj ekziston një person i cili e shmang glutenin nga ushqimi i tij. Duket se dieta pa gluten është një tendencë aktuale dhe njerëzit e përdorin atë për arsye të ndryshme: për të zvogëluar peshën trupore, për të përmirësuar përqendrimin, disponimin dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Ndoshta në këto çaste edhe ju mund të jeni duke menduar të eliminoni glutenin nga ushqimi juaj, prandaj është mirë të dini se nuk ka fakte që vërtetojnë se gluteni në vetvete nuk është i shëndetshëm! Ai është i rrezikshëm vetëm për një kategori të caktuar njerëzish që kanë sëmundje celiake – sëmundje e cila aktivizohet në prani të glutenit.

Çfarë është gluteni?

Përpara se të gjykoni glutenin, është mirë të mësoni se çfarë përfaqëson ai saktësisht, në mënyrë që të eliminoni çdo dyshim që lind nga tendenca e quajtur dieta pa gluten.

Megjithëse shumica e njerëzve mendojnë për diçka specifike kur thonë “gluten”, ai në fakt është një term që përdoret për një grup proteinash (prolaminat) të cilat mund të gjenden në grurë, thekër, elb dhe tërshërë.

Prolaminat të cilat gjenden më shpesh në drithëra janë glutenina, gliadina dhe hordeina. Proteinat e glutenit janë shumë rezistente ndaj proteazës – enzimës proteolitike në traktin tonë tretës. Për shkak të zbërthimit jo të plotë të këtyre proteinave, njësitë e mëdha të aminoacideve të glutenit kalojnë përmes murit të zorrës së hollë, ku mund të shkaktojnë një reaksion imunitar, si në rastin e sëmundjes celiake.

Ku gjendet gluteni?

Grurë, speltë, elb, thekër, tërshërë!

Zëvendësoni këto kokrra me thjerrëza, misër, mel, kinoa, amarant ose oriz.

Mënyra se si ruhen këto ushqime është shumë e rëndësishme, pasi kontaminimi me gluten është i mundur edhe nëpërmjet ajrit apo pakujdesisë gjatë përgatitjes së ushqimeve të tjera në kuzhinë. Rekomandohet që produktet pa gluten të mbahen në një vend të veçantë në kuzhinë ku do të ketë vetëm produkte pa gluten. Gjithashtu, përgatitja e ushqimit pa gluten nuk duhet të bëhet paralelisht me përgatitjen e një ushqimi tjetër që mund të përmbajë gluten.

Simptomi za visok gluten

Pse gluteni është i dëmshëm?

Shpesh diskutohet në lidhje me atë se sa i dëmshëm është gluteni dhe favorizohen produktet pa gluten. Nuk duhet të harrojmë se, nëse vërtet nuk ka asnjë arsye për këtë (sëmundja celiake ose gjendja e dobët gjenetike e florës intestinale), nuk është e nevojshme të reduktohet gluteni nga ushqimi.

Zëvendësimi i glutenit me oriz, misër, niseshte misri dhe patate, nënkupton një rritje të marrjes së ushqimeve me indeks të lartë glicemik që mund të shkaktojnë probleme tek pacientët me diabet dhe tek ata të cilët duan të zvogëlojnë masën trupore.

Nga ana tjetër, tek drithërat ka një sasi të madhe fibrash të cilat sigurojnë ushqim për bakteret e mira në florën e zorrëve, të cilat e pengojnë përthithjen e yndyrave dhe ndikojnë në ruajtjen e masës ideale trupore dhe rregullimin e statusit të lipideve.

Çfarë është sëmundja celiake?

Celiakia është një sëmundje kronike, sistematike e cila aktivizohet kur personi i prekur konsumon gluten përmes ushqimit. Konsiderohet si një sëmundje inflamatore, autoimune që prek rreth 1% të popullsisë së botës. Në Evropë, 1 në 130, deri në 1 në 300 njerëz në vende të ndryshme e kanë këtë sëmundje. Rreziku i sëmundjes tek anëtarët a familjes, ku ka të sëmurë me celiaki, është për 10 herë më i lartë.

Së pari, reaksioni autoimun lokalizohet në zorrën e hollë. Me kalimin e kohës, dëmtohet mukoza e zorrës së hollë si pasojë e inflamacionit dhe ulet aftësia për të përthithur materiet ushqyese. Dëmtimi i zorrëve mund të shkaktojë diarre, lodhje, humbje peshe, fryrje dhe anemi, por mund të shfaqen edhe komplikime serioze.

Ekzistojnë forma tipike dhe atipike të sëmundjes dhe meqenëse tek fëmijët janë më të shpeshta format tipike të cilat më lehtë diagnostikohen, më parë mendohej se ishte një sëmundje e cila fillon që në fëmijëri.

Sot është vërtetuar se është njëlloj e përfaqësuar tek të dyja gjinitë, por tek të rriturit mbizotërojnë format atipike të sëmundjes, për këtë arsye diagnostikohet më rrallë. Supozohet se në një të diagnostikuar me sëmundje celiake, ka 7 që nuk janë të diagnostikuar.

Nga shfaqja e simptomave të para deri në paraqitjen e diagnozës së enteropatisë glutenike duhen mesatarisht 10 vite. Sëmundja prek shumë organe dhe sisteme, kështu që sot celiakia përkufizohet si një sëmundje multi-sistemike.

Simptomat:
  • diarre kronike ose kapsllëk;
  • jashtëqitje e zbehtë, me erë karakteristike;
  • ngërçe dhe dhimbje në stomak;
  • fryrje dhe gazra;
  • të përziera dhe të vjella;
  • ulçera aftoze në gojë;
  • molisje;
  • humbje peshe

Përveç problemeve gastroenterologjike që shoqërojnë sëmundjen celiake, mund të shfaqen edhe simptoma që nuk kanë lidhje me traktin digjestiv dhe që manifestohen edhe në organe të tjera:

  • anemi;
  • mungesë e vitaminave dhe mineraleve;
  • humbje e masës kockore (osteoporozë);
  • dëmtimi i smaltit të dhëmbëve;
  • dhimbje në kyçe;
  • kruajtje dhe skuqje në lëkurë (dermatitis herpetiformis);
  • depresion;
  • ankth;
  • dhimbje koke;
  • rritje e ulët tek fëmijët ose ngecje e rritjes;
  • probleme me zhvillimin e pubertetit (pubertet i vonuar)

Diagnoza

Ekzistojnë dy lloje të testeve që ndihmojnë në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje:

Testi serologjik – merret një mostër gjaku dhe kontrollohet prania e disa antitrupave në serum që tregojnë një përgjigje imune ndaj glutenit. Është e rëndësishme të theksohet se niveli i këtyre antitrupave bie relativisht shpejt gjatë një dietë pa gluten dhe për këtë arsye personi nuk duhet të eliminojë glutenin nga dieta para testit, sepse në atë rast rezultatet në shikim të parë mund të duken normale.

Analiza gjenetike – merret një mostër gjaku dhe analizohet nëse personi është bartës i gjeneve që kanë predispozicion për zhvillimin e sëmundjes celiake. Nëse sëmundja celiake zbulohet me anë të këtyre testeve, veçanërisht nëse personi ka një serologji pak të rritur ose negative me një rezultat pozitiv nga testimi gjenetik, mjeku shpesh e referon pacientin në endoskopi dhe biopsi për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të mukozës së zorrës së hollë.

Disa grupe njerëzish kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes celiake nga popullata e përgjithshme, duke përfshirë:

Anëtarët e familjes së personit të prekur – për shkak të predispozicionit gjenetik, mundësia e shfaqjes së sëmundjes celiake rritet shumë herë; Pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera autoimune (diabeti i tipit 1, tiroiditi autoimun, sëmundjet inflamatore të zorrëve, etj.); Personat që vuajnë nga çrregullime kromozomale (sindroma Down, sindroma Turner, sindroma Williams, etj.).

Test za gluten

Trajtimi mjekësor

I vetmi trajtim i mundshëm, i cili u mundëson njerëzve që vuajnë nga sëmundja celiake të bëjnë një jetë normale, është një dietë e rreptë pa gluten gjatë gjithë jetës. Nëse të sëmurët nuk i përmbahen asaj diete, mund të vijë deri te dëmtimi i mukozës së zorrës së hollë, si dhe një numër komplikimesh që vijnë nga çrregullime të tretjes dhe përthithjes së materieve ushqyese, madje edhe deri në malignitet. Edhe prania e sasive të vogla të glutenit në ushqim, e cila nuk shkakton simptoma të sëmundjes celiake aktive, gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion dhe dëmtim të traktit digjestiv.

Gluteni është i pranishëm pothuajse në të gjitha produktet industriale, madje edhe tek ato ku nuk pritet prania e tij – në shumicën e ilaçeve, në suplemente, pasta dhëmbësh, produkte kozmetike, pije, kafe, çokollatë, karamele.

Eliminimi i plotë i glutenit nga ushqimi do të zvogëlojë gradualisht inflamacionin në zorrën e hollë, për shkak të të cilit simptomat do të zhduken shpejt dhe personi do të ndihet më mirë, kurse dëmtimet ekzistuese do të fillojnë të shërohen. Tek fëmijët, procesi i rikuperimit është akoma më i shpejtë sesa tek të rriturit.

Nëse një person që vuan nga sëmundja celiake ka mungesë të materieve ushqyese, mjeku do të përshkruajë suplemente orale të vitaminave dhe mineraleve që mungojnë. Nëse përthithja është e rrezikur te këta pacientë, suplementimi mund të jetë edhe në formën e injeksioneve.

Si të filloni përdorimin e glutenit tek foshnjat?

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në muajin e gjashtë, foshnjave u mjafton vetëm qumështi i nënës i cili nuk përmban gluten, pasi, pavarësisht se nëna e konsumon, ai nuk arrin deri te qumështi i saj.

Me aplikimin e një diete pa produkte qumështi, nuk është e nevojshme të përjashtohet gluteni nga drithërat për foshnjat, përveç nëse ekziston tashmë dyshimi për sëmundje celiake, e cila nuk mund të diagnostikohet para muajve 9-18, kurse diagnoza e alergjisë ndaj glutenit shpesh ngatërrohet me probleme të tjera të tretjes.

Kur filloni përdorimin e drithërave, filloni fillimisht me orizin dhe polentën, e më pas filloni ngadalë ushqimet me gluten një nga një, jo para muajit të gjashtë apo të shtatë.

Është vërtetuar se gluteni që gjendet në 1/48 pjesë të një fete të zakonshme buke me gluten mund të jetë shkaku i mbajtjes së sëmundjes aktive.

Në botë është pranuar se të gjitha produkteve që nuk përmbajnë gluten, gjatë certifikimit të tyre, u vendoset një shenjë me kalli gruri e cila ka një vijë të pjerrët në mes.

Gluten kaj deca