Diabeti te fëmijët

Diabeti te fëmijët

Diabeti te fëmijët është problem shëndetsor të cilin mund ta merr çdo fëmijë, pavarsisht nga mosha e tij/saj. Bëhet fjalë për dëmtim serioz i cili, nëse nuk trajtohet siç duhet dhe nuk kontrollohet siç duhet, mund të sjell pasoja të cilat mund ta rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve. Fatmirësisht, shumica e diabetikëve jetojnë gjatë dhe shëndetshëm. Simptomet e diabetit te fëmijët shumë lehtë mund të vërehen, dhe pasi të vërtetohet prania e sëmundjes, duhet të ndërmeren masa për kontrollimin e saj dhe fëmijut t’i jepen udhëzime dhe mbështetje për bashkëjetesën me atë.

Çka është diabeti?

Diabeti është sëmundje kronike e cila karakterizohet me vlerë më të lartë të sheqerit (glikozës) në gjak. Niveli i sheqerit në gjak kontrollohet nga insulina, hormon i cili tajohet në pankreas. Detyra e insulinës është të ndihmoj në bartjen e glikozës nga gjaku në qeliza, ku zbërthehet dhe fitohet energji.

Llojete e diabetit

Ekzistojnë tre tipe të diabetit:

  • Diabeti tipi 1 ( diabeti i cili varet nga insulina). Bëhet fjalë për sëmundje autoimune me paradispozitë të mundshme gjenetike. Paraqitet në çdo moshë, por më shpesh te fëmijët, adoleshentët dhe te njerëzit e ri. Te ky lloj i diabetit, pankreasi krijon shumë pak ose aspak nuk krijon insulin.

  • Diabeti tipi 2 (diabetit i pavarur nga insulina). Ky tip i diabetit është formë më e shpesht e diabetit. Përafërsisht i ndikon të rriturit, por vitete e fundit paraqitet edhe te të rinjët dhe adoleshentët, për shkak të peshës së lartë të trupit. Te ky lloj i diabetit, pankreasi më shpesh krijon ose tajon insulin, por kjo sasi e insulinës ose nuk është e mjaftueshme për organizmin ose qelizat janë rezistuese ndaj insulinit.

Simptomet dhe shenjat e diabetit tipi 1

Të shumta janë simptomet dhe shenjat të cilat tregojnë se është e mundur që fëmiju të ketë diabet tipi 1, kurse më shpesh janë:

– urinimi më i shpesht me sasi të madhe të urinës

– etje e rritur

– tharje të gojës dhe fytit

– humbje e peshës

– rritje e oreksit

– ndjenjë e lodhjes

– kruarje për shkak të pelenave te foshnjë në gji,e cila nuk kalon me kujdes të zakonshëm

– dëmtimi i sjelljes

Simptomet dhe shenjat e diabetit tip 2

Është vështirë që të diagnostifikohet diabeti tipi 2 te fëmijët dhe te të rinjët, sepse fillon me simptome të lehta ose pa simptome. Paraqitja e këtij tipit të diabeti është shumë më e shpesht, sidomos te fëmijët dhe te adoleshentët, dhe ka të bëj me mënyrën e jetesës dhe me rritjen e peshë së trupit, me aktivitetin e pamjaftueshëm fizik dhe me konsumin e ushqimit të shpejtë ose pa vlera ushqyese.

Në krahësim me diabetin tipi 1, diabeti tipi 2 fillon me simptome të buta:

– urinimi i shpesht në sasi të madhe të urinës

– etje e rritur

– rritet ndjenja e urisë

– humbja e peshës së trupit

– mjegullimi i të pamurit

– infeksione kërpudhore

– shërimi më i ngadaltë i plagëve

– ndjenjë e lodhjes dhe sfilitjes

Diabeti tipit 2 është më i shpesht te fëmijët me moshë nga 10-19 vjeçar. Mesatarja është 13 vjeçar, dhe zakonisht në korrelacion me pubertetin.

Shprehitë jetësore– më të rëndësishme për prevenim dhe për kontrollim të diabetit

Diabeti kontrollohet me kombinimin e ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe reduktimin e peshës strupore. Disa fëmijë dhe të rinjë patjetër të marrin insulinë, sidomos ato me diabetes të tipit 1, por as insulin, as barnat nuk mund ta zëvendësojnë ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin e rregullt fizik dhe mirëmbatjen e peshës optimale.

Zbatimi i shprehive të shëndosha jetësore mund të ketë ndikim pozitiv mbi shëndetin tuaj dhe në parandalimin e diabetit.

Një numër vazhdimisht e më i madh i fëmijëve dhe të rinjëve kanë shprehi jo të shëndosha jetësore. Konsumojnë ushqim të shpejtë, konsumojnë pa masë dhe pa nevojë „ushqime të imëta“, pije të gazuara dhe ëmbëlsira, kurse me këtë, ata detryrohen t’i tejkalojnë vaktet dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë dhe perime të freskëta dhe nuk janë mjatfuteshëm fizikisht aktiv.

Trashësia te fëmijët si faktorë për diabetin

Trashësia te fëmijët më shpesh e më shpesh konsiderohet si aktivator për diabetin, krahësuar me paradispozitat gjetentike. Trashësia e cila mund të na shpie deri te diabeti, sot, është e shpesht dhe është në rritje, dhe tashmë nuk është e rezervuar vetëm për të rriturit. Vazhdimisht e më shumë fëmijë ballafaqohen me këtë çrregullim, i cili mund t’i atribohet mënyrës së të jetuarit dhe ushqimit të cilin e kemi në dispozicion çdo ditë, kryesisht si të pa shëndetshëm dhe zgjidhje e aty për atyshme.

Paralelisht me epideminë e obesitetit rritet edhe epidemia nga diabeti, sidomos na shqetëson fakti që pragu i moshës së atyre me peshë të rritur trupore, kurse nga këtu edhe i atyre me diabet, zhvendoset ka fëmijët dhe ka të rinjët. 

Çka duhet të dinë prindërit?

Të ushqyerit me masë dhe i balancuar për prevenim të diabetit.

Të ushqyerit me masë dhe i balancuar duhet të kaloj në shprehi qysh nga hapat e parë.

Gjithsesi, vetëm prindërit janë më meritorët për këtë pjesë. Nuk mjafton vetëm t’i flisni fëmijës suaj se si të sillet, më së mirë është të bëheni model i mirë për të, sepse fëmijët mësojnë shumë shpejtë nga prindërit e tyre.

Kushtoni vëmendje të veçantë shprehive të fëmijëve tuaj. A ndjehe mirë në trupin e tij? A lëvizet lehtë, me lumturi, duke i kryer shpejtë aktivitetet që i pëlqen? A konsumon ushqime të ndryshme? Gjithsesi se fëmijët kërkojnë ëmbëlsiara dhe „ushqime të lehta“, por a ndjekin ndonjë formular familjar dhe ndonjë orar për vaktet, duke konsumuar mjaft perime, pemë dhe drithra? A kanë çdo ditë në pjatë perime me ngjyra të ndryshme, si spinaq, brokoli, lulelakër, karrotë, panxhar, patëllxhan modar dhe të tjera?

Mediat bashkëkohore çdo ditë i “bombardojnë“ fëmijët me reklama me ushqim të shpejtë, me “ushqime të lehta“ të ndryshme dhe pije jo të shëndetshme- për ushqime të pavlerë të cilat potencialisht na shpien te trashja ose ka diabeti. Andaj, ju si prind,me rëndësi është t’ua tregoni “ anën tjetër“, më saktësisht t’ju sqaroni atë që e shihni në ekranet e vogla, thjeshtë, nuk është zgjidhje më emirë, dhe se ekziston një numër i madh i zgjedhjeve alternativave dhe më të shëndetshme të ushqimit.

Vaktet familjare

Hulumtimet tregojnë se fëmijët që hanë me anëtarët tjerë të familjes dhe gjatë kohës së vaktit nuk shikojnë televizor, kanë shprehi të shëndosha dhe shumë pak rrezik nga trashja. Dinamika pozitive familjare, si diskutimi i lehtë, të qeshurat, atmosfera relaksuese dhe të tjera kanë të bëjnë me rrezik më të ulët nga trashja te fëmijët, dhe me këtë pengohet edhe paraqitja e diabetit. Edhepse vaktet e prëditshme familjare sot janë të pamundura për shkak të orarve të ndryshme dhe aktiviteteve ditore të prindërve dhe fëmijëve, mundohuni të hani bashkë dy deri tre herë në javë. Gjithmonë ushqimin servojeni në tryezën për ushqime, asesi para televizorit.

Aktiviteti fizike

Aktiviteti i rregullt fizik dhe cilësia e kohës që kalohet me famljen janë njëlloj të rëndësishme për mirëmbatjen e shëndetit, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht.

Nxisni fëmijët që të jenë aktiv sa më shumë që është e mundur dhe ta kufizojnë kohën e të ndenjurit ulur, pavarsisht nëse vizatojnë, shikojnë televizor ose luajnë lojëra kompjuterike. Me rritje e fëmijëve, ata patjetër të qëndrojnë më shumë ulur për shkak të detyrave ose obligimeve shkollore, andaj shfrytëzoni kohën ndëkohë që ende janë në moshë të vogël që të mësohen me më shumë aktivitet fizik dhe argëtim. Sportet shkollore dhe aktivitet e ndryshme të organizuara për fëmijë janë zgjedhje e duhur, por, nuk duhet anashkaluar edhe shkuarja bashkarisht me fëmijët në park gjatë kohës së vikendeve, shëtitja çdoditore, biçiklizmi dhe aktivitete tjera.