ECJA E SHPEJTË

ECJA E SHPEJTË

Disiplina bëmirëse sportive me rrënjë të thellë në garra përfshirë këtu edhe garat Olimpike. Me këtë sport janë marrë edhe mbretërit, kurse me fitoren kanë marrë më shumë para, dhe respekt. E gjithë kjo është kryer në shekullin e kaluar, kur vrapimi ia mori atë rol ecjes së shpejtë.

Çka është saktësisht ecja e shpejtë?

Ajo nuk është ecje e zakonshme, madje as edhe xhoging. Ajo është disiplinë e pranuar olimpike, e cila definohet si lëvizje përpara në atë mënyrë ku njëra shputë patjetër të jetë në kontakt me tokën para se shputa udhëheqëse të bëje kontakt me tokën. Kurse për garruesit është me rëndësi të ecin sa më shpejt, duke mos u skualifikuar për shkak të ‘hapave të pa lejuar’. Sidoqoftë, ky sport dallohet shumë nga ecja, vrapimi ose planifikimi.

Si të mësojmë që në mënyrë të duhur ta zbatojmë këtë sport?

Gjatë ecjes së shpejtë përdoret një teknikë specifike ku njëra shputë patjetër tërë kohën të jetë në kontakt me dyshemen. Lëvizjet bëhen në mënyrë të tillë ku njëra shputë plotësisht është në dysheme ndërkohë që shputa tjetër ngritet, me këmbën bëhet një hap jo shumë imadh dhe shputa e dytë merr rolin e shputës së parë. Gjatë këtij procesi ruhet ose mbahet barazpesha me ndihmën e duarve.

Cilët janë benefitet nga ky sport?

Së pari ky është sport garues dhe është ideal për ata që dëshirojnë të garojnë në mënyrë që dallohet nga ngjitja (alpinizmi) dhe vrapimi.

Me praktikimin e këtij sporti rriten dobitë nga ushtrimet kardiovaskulare dhe aerobike duke mos e ngarkuar trupin, gjë e cila ndodh gjatë vrapimit. Këtë disiplinë sportive e zbatojnë shumë sportist të cilët e shfrytëzojnë si ushtrim mes ushtrimeve të tyre të rregullta, me qëllim që më lehtë ta ruajnë formën si dhe më shpejtë të rimëkëmben pas lëndimeve.

Gjatë praktimit ose ushtrimit të rregullt, me ecjen e shpejtë përmirësohet tonusi i muskujve, për shkak të teknikës specifike të lëvizjes fitohen muskuj shumë mirë të tonuar të këmbëve si dhe të abdomenit. Për shkak të këtyre dobive ose benefiteve ky sport është i shkëlqyer për arritjen e figurës “së bukur”, dhe është shumë më e dobishme nga ushtrime strandarde nga pajisjet në teretana ose qendra fitnesi. Poashtu ka ndikim shumë pozitiv te funksioni i muskujve, eshtrave dhe nyjeve.

Nëse zbatohet ose përdoret ecja e shpejtë me shpejtësi më të madhe, harxhohen më shumë kaliori se sa xhogingu në distancë të njëjtë.

Gjatë ecjes së shpejtë harxhohen rreth 80 kalori në 1 km, që është më shumë se kaloritë (60 kalroi)që harxhohen me vrapim në 1 km.

Edhepse është teknikë e ecjes, sërish lëviz edhe pjesa e sipërme e trupit. Që të ruhet shepjtësia e ecjes, patjetër të kordinohen të dy duart me lëvizje të forta. Me lëvizje të këtilla përmirësohet tonusi i muskujve të duarve, qafës dhe gjoksit, dhe rritet edhe humbja e kalorive. Të gjithë këto lëvizje shkaktojnë dobi ose përfitime më të mëdha shëndesore. Nga një hulumtim të realizuar nga Universiteti i Vejn State në Detroid, është dëshmuar se sportistët të cilët merren me ecjen e shpejtë kanë profil të njejtë fiziologjik si dhe ato sportistë që merren me vrapim në staza të gjata. Kjo është kështu sepse ata kanë një indeks të ulët të yndyrërave dhe marrëdhënie të lartë të kolesterolit të mirë/keq.

Ecja e shpejtë është disiplinë sportive e cila mund të jetë konkuruese dhe në të njëjtën kohë edhe mënyrë interesante për ta ruajtur shëndetin dhe tonusin e muskulaturës.

Si mund ta praktikoni?

Mund ta praktikoj pothuaj secili dhe rekomandohet për personi të cilët për ndonjë arsye më pak lëvizin (për shembull, ata të cilët në vend të punës kryesisht qëndrojnë ose qëndrojnë në këmbë) , si dhe të gjithë të tjerët të cilët kohën më të madhe e kalojnë në hapësira të mbyllura.

Për arritjen e efektit optimal, më së miri është të ushtrohet tri deri katër herë në javë me kohëzgjatje prej 4060 minuta me tempo të shpejtë.