Fryrja

Fryrja

A është e mundur që orar i ngjeshur dhe ngrënia në këmbë të jenë arsyeja pse stomaku juaj rritet nën tavolinë?

Rrallë shkëputeni nga gjithçka; fundjava juaj e ardhshme e lirë pa ndonjë agjendë sociale nuk është ende në listë; ha diçka me nxitim në byron e punës ose gjatë transportimit nga një vend në tjetrin; përparësitë tuaja janë afatet, ditëlindjet e miqve, orët e ushtrimeve, seminaret për vetë-përmirësim; telefoni juaj është i mbushur me aplikacione që ju lejojnë të kontrolloni shpejt postat elektronike ose të komunikoni me ekipin; merrni suplemente për të marrë energji shtesë dhe pini kafe në sasi të paarsyeshme për të qëndruar zgjuar. Nëse mund ta njohësh veten në ndonjë nga këto zakone, atëherë ne do të marrim të drejtën t’ju deklarojmë si një anëtar tjetër të gjeneratës që nuk fle kurrë!

Urime, ju jeni një qenie njerëzore e përkushtuar dhe e zellshme që vazhdimisht punon, ha dhe fle për të mbijetuar. Por a është kjo sjellje shkaku i një epidemie të re mes njerëzve? Fryrje e pashpjegueshme, e vështirë për t’u kontrolluar, shpesh jashtëzakonisht e pakëndshme! Në fakt, pothuajse gjysma e popullsisë vuan nga një formë e problemit të tretjes, por ajo që po fiton vrull sot është stomaku i fryrë i shkaktuar nga një ditë e ngarkuar. Ndërsa dita vazhdon, stomaku bëhet gjithnjë e më i madh, edhe kur vakti nuk përfshin gluten ose produkte qumështi.

Ky problem është më i komplikuar në dimër – një studim i botuar në European Journal Of Clinical Nutritionzbuloi se pjesëmarrësit hanin 86 kalori më shumë në ditë në vjeshtë sesa në pranverë, duke zgjedhur ushqime të yndyrshme. Dhe çfarë nëse kësaj i shtojmë edhe periudhën e pushimeve dimërore?

Mënyra moderne e jetës shpesh lë të lodhur . Nën ndikimin e një orari të ngjeshur, ne humbasim ekuilibrin tonë, përfshirë sistemin tonë të tretjes. A është zgjidhja në ushqimin e shëndetshëm apo në mënyrën se si e konsumojmë ushqimin?

Pavarësisht nga shkaku i fryrjes së stomakut, është e nevojshme të filloni me zakone të ngrënies, sepse sistemi i tretjes fillon me gojën. Cila është zgjidhja më e vjetër dietike për ata që janë të zënë? Anashkalimi i një vakti! Nuk keni kohë për të ngrënë? Pa marrë parasysh, ju do të pini kaloritë e ngjarjes që duhet të mbuloni pasdite. Vërejtje: Mos e bëni këtë! Ju me siguri mund të prisni që konsumimi i ulët i ushqimit dhe pijeve do të rezultojë në një stomak më të sheshtë, por një periudhë urie ka të ngjarë të çojë në më shumë kompensim herën tjetër kur të hani. Dr. Chutkan, autor i The Bloat Cure, shpjegon: “Nëse ka një kornizë të gjatë kohore në të cilën nuk ka lëvizje përmes sistemit të tretjes, kjo do ta bëjë atë joaktiv, dembel dhe gjasat e fryrjes së barkut pas vaktit tjetër do të rriten.”

Kur hani, a e mbushni barkun midis mbledhjeve apo nxitoni të punoni për detyra që duhet të përmbushen? Një mënyrë jetese e shpejtë inkurajon zakone të ngrënies së shpejtë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Të hash në byro të punës, madje edhe për ata që konsumojnë një vakt të përkryer të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, sjell disa efekte anësore të pakëndshme. Të hash në izolim, pa kolegë që vendosin ritmin në mënyrë të pavetëdijshme, është gjithmonë më e begatshme. Sistemi i mbingarkuar tretës, me një vakt dhe ushqim të mirë, është shkaku më i zakonshëm i fryrjes së barkut. Kur hamë me nxitim, zakonisht hamë ushqim të gabuar. Aerofagia (gëlltitja e ajrit të tepërt) është një tjetër simptomë e një stili jetese të shpejtë. Dr. Chutkan thotë se gëlltitja e ajrit rritet në përpjesëtim të drejtë me multitaskingun ( shumë detyra njëkohësisht). Shfletimi në telefon gjatë ngrënies heq vëmendjen nga të ngrënët në mënyrë efikase. A mendoni se ushtrimet ndihmojnë? Në shumë mënyra po, por gjithçka që ju inkurajon të merrni frymë përmes gojës – ftohjet, alergjitë, stërvitjet intensive – ju bën të prirur për aerofagi.

Megjithëse lëngjet e gjelbërta dhe avokadot po jetojnë kohën e tyre dhe një dietë e shëndetshme është bërë një trend në jetën tonë, a është e mjaftueshme kjo për të na bërë të mos ndihemi më të fryrë? Sikur gjërat të ishin kaq të thjeshta. “Perimet fibroze dhe sheqernat e frutave shkaktojnë gazra përmes fermentimit, duke fryrë indirekt stomakun”, thotë ekspertja e shëndetit holistik Marie Reinolds. Fasulet, thjerrëza, qepët, të gjitha mund të shkaktojnë fryrje të stomakut. Shabir Daya MPharm, bashkëthemeluese e Victoria Health, shpjegon se nuk është ajo që hani por kur hani. Ne tashmë e dimë që vaktet e mëdha natën vonë nuk rekomandohen për sistemin e tretjes, por si ndikon orari që ndryshon vazhdimisht? “Në trupin tonë funksionon një sistem nervor autonom. Prej tij, një sistem është i ngarkuar të kontrollojë përgjigjet tona “të urisë dhe të etjes”, ndërsa dyfishi i tij kontrollon funksionet e  “pushimit dhe rimëkëmbjet”. “Këto sisteme zakonisht mbyllen rreth orës 19:00, që do të thotë që enzimat tretëse ngadalësojnë funksionin e tyre dhe tretja në përgjithësi është më e vështirë”, shpjegon Reinolds. “Falë ritmit të shpejtë të stileve moderne të jetesës, sistemi ynë autonom shpesh di të na tradhtojë dhe kjo është arsyeja pse ndodh fenomeni i fryrjes së stomakut i shkaktuar nga preokupimi i tepërt.”

Kafeja e cilana mban gjallë gjatë javëve ferr nuk është ndonjë zgjidhje më e mirë për trupin. Kafeina rrit përkohësisht nivelet e energjisë, por ndikon negativisht në ujin që pimë. Kafeina është një diuretik që çon në dehidrim, çon në ngecje në bark dhe fryrje të barkut.

Dhe kur marrim parasysh faktin që ushqimi që hamë është i sterilizuar, uji klorohet dhe antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira dhe të këqija në stomak, nuk është për t’u habitur që një çekuilibër i mikrobiomës (bashkësia e mikroorganizmave në stomaku) ndodh lehtë. “Ne mund ta mbrojmë veten nga bakteret e dëmshme, por pyetja është se sa marrim nga” bakteret” e shëndetshëm që janë çelësi për shëndetin e tretjes dhe rritjen e imunitetit”, tha Carla Oates, themeluese e The Beauty Chef.“Ushqimi modern, uji dhe ilaçet që ne i përthithim rregullisht, eliminojnë patogjenët, por edhe mikrobet e shëndetshme. “Ata janë shpesh të domosdoshëm, por është e nevojshme të ndikojmë kolonitë përmes ushqimeve të pasura me probiotikë në mënyrë që të shumëzohen bakteret e mira në stomak.” Kryesorja është të hani me maturi, por ndonjëherë lejoni vetes të shijoni vaktin. Argëtohuni dhe ruani lajmet në Instagram për më vonë, hani më mirë ndërsa shikoni TV, për të shpëtuar nga zakoni i përgjigjjes së porosive elektronike gjatë drekës.

Ju gjithashtu do të duhet të merreni edhe me lodhjen. “Stresi dhe lodhja – një plagë për të rinjtë e zënë që shpesh rezulton në shëndet të dobët”, thotë Dr. Sepp Fegel nga Klinika Vivamayr Altausse. Edhe pse jeta në këmbë nuk është diçka e re, një arsye tjetër shtesë për rritjen e madhe të lodhjes janë mediat sociale. “Gratë kanë afinitet më të madh për ndërveprim shoqëror dhe për të punuar në internet; “Mediat sociale i lejojnë ata ta bëjnë këtë pa kufizime,” thotë Dr. Fegerl. Nuk është për t’u habitur, kjo lidhje e vazhdueshme ka pasoja: “Truri është vazhdimisht aktiv, duke ulur në mënyrë dramatike kohën e rimëkëmbjes mendore”.

Ç’lidhje ka kjo me stomakun? Nëse marrim parasysh besimin e përbashkët se stomaku është “truri i dytë”, atëherë përgjigjja është e qartë. Stresi dhe kortizoli i ngritur që e shkakton, ndikon në stomak dhe në përbërjen e baktereve. “Sistemi i tretjes është qendra e imunitetit, ai kontrollon pothuajse të gjitha proceset në trup”, shpjegon Oates. Tretja, qarkullimi, hormonet, të gjitha diktojnë pjesërisht traktin gastrointestinal. “Neurotransmetuesit, hormonet e metabolizmit krijohen këtu, bakteret patogjene neutralizohen, toksinat eliminohen dhe prodhohen lëndë ushqyese. “Që do të thotë se nga gjendja e mikrobiomës varen gjendja jonë shpirtërore, pesha e trupit, lëkura e shëndetshme, imuniteti dhe shëndeti i përgjithshëm”.

Serotonina, e njohur si hormoni i lumturisë, përmirëson gjendjen shpirtërore; kur ka mungesë çon në ankth dhe depresion. Vlerësohet se 90 për qind e serotoninës prodhohet në stomak. Mungesa e këtij serotonini tretës mund të shkaktojë probleme me tretjen, kapsllëk ose fryrje të stomakut. Si ta bëni stomakun tuaj të lumtur? Merrni parasysh gjithçka që u tha më sipër.

Çfarë mund të bëni për të adresuar në mënyrë specifike problemin e fryrjes së barkut? Të ushqehemi në paqe dhe qetësi! Hani ngadalë dhe kënaquni me të gjitha shqisat tuaja! Këtu janë disa taktika më shumë:

HANI ME MATURI

Merrni parasysh se çfarë dhe ku hani. Dr. Sepp rekomandon përtypjen deri në 30 herë para se të gëlltisni një kafshatë që trupi të prodhojë enzima që do të lehtësojnë tretjen. Përqendrohuni në ushqimin para jush, pa marrë parasysh se ku jeni.

ZGJIDH USHQIM TË ZGJUAR

“Nëse vërtet dëshironi rezultate, njihuni me ushqimet e fermentuara me laktoferment të pasura me probiotikë”, thotë Oates. Lakofermentimi është një proces në të cilin përbërësit fermentohen nga një bakter që prodhon acid laktik. Ai e bën ushqimin të tretshëm lehtësisht dhe rrit vlerën e tij ushqyese. Kefiri dhe kombuça janë shembuj të shkëlqyeshëm.

HANI USHQIM TË LARMISHËM

Fasulet, brokoli, lulelakra, lakra, hudhra, qepa – dihet që stimulojnë gazrat, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i hidhni jashtë, pasi ato janë të dobishme dhe përmbajnë shumë fibra. Ajo që ka shkaktuar fryrje të barkut sot nuk do të thotë se do të shkaktojë fryrje nesër. Hani ato me maturi, gjithmonë i kombinoni ndryshe dhe hani shumë fara.

 

Gazrat e stomakut janë më shumë një simptomë sesa një diagnozë!

 

Menu kundër fryrjes së barkut

Në thelb, ushqimi duhet të jetë i pasur me një larmi perimesh të freskëta, produkte të fermentuara, peshk kurse proteinat duhet të vijnë kryesisht nga vezët dhe pula. Jepini vetes lirinë për të bërë variacione të ndryshme të këtyre recetave.

  E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel
Kafjall Domatet blu të pjekura të stinës me lëng limoni, vaj ulliri, hudhër të shtypur dhe kripë Vezë e zier, domate dhe avokado Omeletë Caprese me domate, mocarela dhe borzilok Vezë të skuqura me speca dhe sallatë domate Salmon i tymosur dhe omëletë Patate e ëmbël e pjekur dhe vezë e zier Omeletë me kërpudha dhe domate
Drekë Sallatë kuinoa me fara kungulli dhe luledielli, panxhar dhe borzilok ose nenexhik të freskët Patate e ëmbël e pjekur me ton dhe rukolë Sallatë panxhar me djathë dhie dhe arra Spageti integrale me pesto dhe rukola Fritata  me perime me marule Supë me presh dhe limon (ajo që kishte mbetur nga një ditë më parë) Turli tava e ligët (çfarë ka mbetur nga një ditë më parë)
Supë Patate të ëmbla me xhenxhefil dhe shqeme Patate të ëmbla me xhenxhefil dhe shqeme Spinaq, patate dhe lakër jeshile Spinaq, patate dhe lakër jeshile

 

Presh me limon    
Darkë Sallatë jeshile me domate dhe pulë, erëza me parmizan dhe kos grek Kungull i njomë i ri me pesto, djathë të shkrirë dhe mish pule salmon të pjekur në skarë Salmon i pjekur në skarë me perime në avull Gjokse pule të pjekura me piper dhe lajthi dhe marule Piqni perime të përziera me karkaleca/gaforre ose mish pule Turli tava e ligët (pa yndyrë) Salmon i pjekur me kungull dhe perime të tjera nëse dëshironi
47 është numri mesatar i orëve që ushqimi qëndron në zorrën e trashë tek gratë, sipas një studimi të Klinikës Mayo. Tek burrat, zgjat vetëm 33 orë.