KAPUERA – RRËFIM PËR LIRI DHE TRIUMF

KAPUERA – RRËFIM PËR LIRI DHE TRIUMF
Kapuera–shkathtësi unikate afrikane-braziliane luftarake dhe vallëzuese.Rrënjët vijnë nga kultura e pasur e Brazilit, më sakëtisht nga afrikanët e zënë rob të cilët jetonin në atë rajon dhe e kanë shfrytëzuar vallëzimin për t’i fshehur stërvitjet e shkathtësive luftarake.

Zanafilla

Fillimet e kapuerës janë rreth shek.XVI, në erën e tregtisë me skllevër.Në atë periudhë, shumë fise nga Afrika Perendimore dhe Qendrore janë bashkuar në të ashtuquajturën senzalas (qarqet e robërve)dhe quilombos (kombet e skllevërve të ikur).Nga kjo përzierje nga kultura afrikane janë përzijer traditat, ritualet, ushqimi, vallëzimi, gjuha dhe religjioni. Në atë mënyrë, është zhvilluar kapuera, e cila shumë vite më vonë do të rriten në artin e çlirimit.

Priesi i kësaj “lëvizje” ka qenë Manel dos Reis Makado (i njohur si Mestre Bimba) i cili në kohën e tij ka filluar me stërvitje më intenzive kapuera, që më vonë në vitin 1937 kryetari i asaj kohe në Brazil, Getulio Vargas, ta njeh kapuerën si sport nacional.

Çka është kapuera?

Kapuera faktikisht është kontakt fluid i lëvizjeve madhështore, akrobatike dhe luftarake, të bashkuara bashkë në një vallëzim unikat luftarak. Dialogu strategjik fizik ndodh në të ashtuquajturn Roda, rreth i dy kapueristëve të cilët performojnë lëvizje specifike. Lëvizjet bëhet me tempo të ngadalshme dhe të matur, në të njejtën kohë duke e shprehur fuqinë dhe forcën e këtij vallëzimi. Këto lojëra janë këmbim kompleks i goditjeve qarkulluese dhe drejtvizore, shmangie e goditjeve të kundërshtarit, rrokullisje dhe lëvizje gjimnastike. Arti i kapuerës është në kombinimin e lëvizjeve rrethore, goditjeve të mprehta dhe akrobacioneve të shoqëruara me muzikë qetësuese. Kapuera shkakton barazpeshë në trup, kurse lëvizjet ushtarake janë ideale për mprehjen e trupit dhe trurit, si dhe për reflekset dhe taktikat e vetëmbrojtjes.


Përse kapuera
?

Zbatimi i kapuerës në formë të stërvitjeve të rregullta kontribon për këto dobi vijuese shëndetsore:

  • Fuqi – praktikimi i kapueras kërkon shumë lëvizje me pjesën e sipërme të trupit, si për shembull lëvizja e duarve dhe pëllëmbëve të cilat janë të domosdoshme në disa pozita si qëndrimi në duar dhe rrotullimet. Këto lëvizje kërkojnë aktivitet intenziv të muskujve në trup dhe në duar.
  • Fleksibilitet – stërvitjet e fuqishme janë të mira për fleksibilitetin e trupit, pothuaj njëlloj si joga. Nuk është patjetër të jeni ekspertë për kapuerë, sërish mund ta ndjeni se si trupi juaj fiton më shumë fleksibilitet.
  • Qëndrueshmëri – për dallim nga shumë sporte tjera, kapuera i përfshin grupet muskulore në mënyrë unikate. Të gjithë rutinat kërkojnë shumë energji dhe koordinim me gurpin e kapueristëve. Të gjithë ata faktorë, duke përfshirë edhe lëvizjet e përsëritura, e bëjnë kapuerën kardio-stërvitje intenzive. Me këto stërvitje, rritet edhe qëndrueshmëria muskulore dhe vaskulare e trupit.
  • Koordinimi – kapuera është mënyra e vetme ku të gjithë lëvizjet përcillen me lëvizje vallëzuese. Të gjithë lëvizjet janë mirë të koordinuara dhe me këtë fitohet një vallëzim madhështor kapuera me çka trupi pajiset me koordinim më të mirë dhe me ndjenjë për ritëm.
  • Shpejtësia – “përbërësi” kyresor i kapuerës është të bëhen lëvizje fluide për një kohë të shkurtër. Për shkak të faktit se kapuera është teknikë ushtarake-artistike, ajo shkakton që trupi të bëhet më agjil dhe të ketë lëvizje më të mprehta.
  • Barazpesha – kapuera e mëson trupin që të bëj kontrollë të shpejtë dhe lëvizje komplekse, kurse për këtë nevojitet barazpeshë e shkëlqyer.
  • Reduktimi i stresit- ndërkohë që performohen lëvizje fluide me muzikë qetësuerse në papavijë, trupi dhe truri relaksohen në të njejtën kohë. Pas çdo stëvitje, ndjehet vala endofrinit në trup.

Kapuera është hallkë madhështore dhe shumë sfiduese, jetëdhënëse për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në shëndetin e tyre fizik dhe mental.